“ANASTASIMATARI”, NJË KONTRIBUT
I VYER PËR JETËN LITURGJIKE TË KISHËS SONË
Nën tingujt ngjallësorë të Mu-
zikës Bizantine dhe me pjesëmarrjen
e një publiku të gjerë, besimtarë,
specialistë të muzikës, deputetë, di-
plomatë etj., ditën e mërkurë, më
16 dhjetor 2015, në Sallën e Qen-
drës Kulturore të Katedrales Ortho-
dhokse “Ngjallja e Krishtit”, në Ti-
ranë, u zhvillua promovimi i librit të
plotë muzikor e liturgjik Anastasi-
matari, përshtatur e kompozuar në
shqip nga Theodhor Peci, drejtor i
shkollës së Muzikës Bizantine të
Kishës sonë, drejtues i Korit Bizan-
tin të psaltëve “Shën Joan Kukuzeli”.
Anastasimatari apo “Ngjallëso-
ri” është libri bazik psaltik, që për-
mban, kryesisht, vargëzimet ngja-
llësore të Tetëtingullshit, bashkë me
të gjitha ato që konsiderohen si të
tilla, domethënë vargëzimet e ana-
tolit, vargëzimet dogmatike sipas
alfabetit të Joan Damaskinit, Hyj-
lindësoret dogmatike, njëmbëdhje-
të lavditë mëngjesore të Leontit të
Urtë dhe shkallesat e tetë tingujve.
Programi, i moderuar nga muzi-
kologia Mikaela Minga, nisi me
prezantimin e katër folësve kryeso-
rë: Akademiku Vasil Tole, znj. Meri
Kumbe, pedagoge e Muzikës Bi-
zantine në Universitetin e Arteve,
drejtuesi i Institutit të Muzikologjisë
Bizantine të Sinodit të Shenjtë të
Greqisë prof. dr. Grigorios Stathis,
si dhe bashkëpunëtori shkencor i
këtij instituti dr. Grigorios Anastasiu.
Z. Tole në fjalën e tij u përqe-
ndrua më tepër në pikat që i refero-
heshin librit si pjesë e rimëkëmbjes
së Kishës Orthodhokse, por dhe
rëndësisë apo vlerës që solli futja e
gjuhës shqipe në psalmodinë e kri-
shterë nga Imzot Theofan Noli e
pararendës të tjerë. Ndër të tjera
ai tha: “Në rast se sot e themi me
plot gojën, se fjalën e shenjtë në
gjuhën shqipe e solli mjeshtërisht
Imzot Fan S. Noli, tash e tutje
kësaj të vërtete do t’i shtojmë të
vërtetën tjetër, që fjalën e mu-
zikën bashkë, …na e solli Theo-
dhori përmes “Anastasimatarit”,
si një dokument këndimi i stan-
dardizuar i morfologjisë së Mu-
zikës Bizantine në gjuhën shqipe,
i Liturgjisë që këndohet në Ki-
shën Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, i përgatitur me da-
shuri e me kompetencë të lartë
prej tij.”
Ndërsa folësja e dytë, znj. Ku-
mbe dha një panoramë të historisë
së Artit Psaltik në Shqipëri, e cila
ndahet në tri periudha të mëdha, atë
të dorëshkrimeve që ndodhen në
Arkivin Qendror të Shtetit, më pas
me rilindjen dhe formimin e shtetit
shqiptar me përfaqësues Nolin, Dhi-
mitër Bedulin, Konstandin Trakon,
Spiro Kondën, Sotir Kosmon etj. dhe
me periudhën e tretë, pas rënies së
komunizmit, me atë Justin Anthi-
miadhin, atë Damaskin Grigoriatin,
Hirësi Ignatin, Mitropolitin e Bera-
tit, atë Spiro Kostolin, Harallamb
Terziun e Theodhor Pecin.
Më pas referuesi kryesor, z.
Stathis, e cilësoi Anastasimatarin
e plotë në shqip si “…një ngjarje
historike, që përuron një sërë bo-
timesh të ngjashme, që me hirin
e Perëndisë do të pasojnë, për t’i
lëçitur në mënyrë sa më të për-
shtatshme himnet e adhurimit në
Kishën Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, por edhe kudo ku
psalen himne në gjuhën shqi-
pe”. Më pas theksoi se “gjuha e
psalmodhia janë të pandara nga
njëra-tjetra” dhe se Kisha Ortho-
dhokse e pranoi ekzistencën e shu-
më gjuhëve dhe nevojën e adhuri-
mit të madhështive të Perëndisë në
“gjuhën amtare të gjithsecilit”.
Referuesi i katërt, z. Anastasiu,
u përqendrua më shumë te mënyra
se si është përpiluar ky Anastasi-
matar në shqip. Ai theksoi se “Pu-
na e përshtatjes së melodisë psa-
ltike në një gjuhë tjetër, së pari
kërkon njohje të mirë të të dy
gjuhëve, njohje shumë të mirë të
funksionimit të shkrimit muzikor
dhe të ortografisë së tij e, pa dy-
shim, ndjeshmëri muzikore dhe
aftësi kompozicionale, duke njo-
hur rregullat e kompozimit se-
rioz, sepse dihet që çdo vepër e
përshtatur, pak a shumë është
edhe një kompozim i ri. Të gjitha
sa përmenda më sipër Theodhor
Peci i zotëron më së miri. Puna e
tij karakterizohet si përshtatje e
kompozim, sepse atje ku ishte e
mundur, ai ruajti meloditë kla-
sike të “Anastasimatarit” të Pe-
tro Peloponezit e Joan Protopsa-
ltit, por, kur veshja muzikore nuk
i përshtatej trupit-fjalës, ai
ndërhyn duke na dhënë një ko-
mpozim të ri… “Anastasimatari”
që mbani në duar, nuk është
thjesht një produkt i dalë nga
puna individuale apo laborato-
rike. Ky libër sprovohet çdo ditë
si doracaku kryesor i mësimdhë-
nies së Artit Psaltit në shkollën
e Muzikës Bizantine të Kryepi-
skopatës së Shqipërisë dhe
lexohet si ungjill muzikor ngja-
llësor çdo të diel në Kishën Kate-
drale të Ngjalljes”.
Më pas autori i librit shpjegoi
se “Ky libër, në vetvete, ishte një
sfidë sa e bukur, aq dhe e vështi-
rë. Ekzistenca e tij erdhi si nevo-
jë esenciale për studentët e bre-
zit të parë të shkollës së Muzikës
Bizantine, për lehtësim në mësim-
dhënie, por dhe si domosdoshmëri
në interpretim për Korin Bizantin
të psaltëve “Shën Joan Kukuze-
li” gjatë të dielave në Katedra-
len “Ngjallja e Krishtit”. Puna
nisi në janar të vitit 2013 e për-
fundoi me hirin e Zotit në gusht
2015”. Më pas ai falënderoi Perë-
ndinë, mësuesit e tij të Artit Psaltik,
bashkëpunëtorët e tij të ngushtë,
katër folësit, e veçanërisht, Fortlum-
turinë e Tij, Kryepiskopin Anastas,
që kontribuoi, shenjoi, mbështeti
dhe frymëzoi rrugëtimin e jetës së
tij shpirtërore e profesionale, duke
e cilësuar atë si arkitektin e ringja-
lljes e ringritjes së Kishës sonë, por
dhe duke ia dedikuar këtë libër atij.
Më pas, brenda një atmosfere
duartrokitjesh e hareje u ngjit në
skenë Fortlumturia e Tij, Kryepi-
skopi Anastas, i cili tha:
Vëllezërit e mi të shtrenjtë,
kolegë Akademiku z. Tole, z. Stathi,
z. Anastasiu, znj. Kumbe. Me ma-
llëngjim të thellë gjendem sot kë-
tu. Ndërsa shkojnë vitet e kthej-
më vështrimin tonë edhe nga e
shkuara, më vjen ndër mend viti
1991, kur erdha për herë të parë
në Shqipëri. Si historian i fesë,
(Vijon në faqen 10)
“ANASTASIMATARI”, NJË KONTRIBUT
I VYER PËR JETËN LITURGJIKE TË KISHËS SONË
jam i detyruar të kujtoj ngjarjet
historike e të shikoj përtej fryte-
ve të bukura se ç’ndodh brenda
rrënjës.
Kur nisëm Liturgjinë Hyjnore
në Kishën e vjetër Katedrale, një
nga çështjet e mëdha ishte se ç’do
bëhej me anën muzikore të kryer-
jes së saj. Pyetëm z. Milto Vako,
profesor i muzikës evropiane, që
kishte kryer studimet në Rusi.
Muzika që përdornim në Meshë
ndikohej pikërisht nga ky vend.
Më pyetën se si do të vepronin e
u thashë se sigurisht do ta vazh-
donim këtë. Vetë Fan Noli kishte
shkruar e kishte lidhje me muzi-
kën evropiane dhe kjo muzikë
ishte kthyer në traditë në Kishë.
Miku im i shtrenjtë, z. Beduli, ki-
shte një fletore ku kishte shkruar
muzikë bizantine, por as nuk me-
nduam ta ndryshonim muzikën
që përdorej deri në ato çaste.
Ajo që menduam menjëherë në
Seminar, më vonë Akademia Theo-
logjike, ishte të nisnim në mënyrë
sistematike kontaktin me rrënjët,
me Muzikën Bizantine. Atë Justi-
ni, bashkëpunëtori im i shtrenjtë
e më vonë atë Damaskinoi, që ki-
shin ardhur në Shqipëri, nisën të
jepnin mësimin e muzikës bizanti-
ne. Isha disi skeptik, sepse dita
e nesërme mund të mos na gjente
ende këtu dhe thosha se kur do të
arrijnë nxënësit të mësojnë muzi-
kën bizantine. Por, Lavdi Perë-
ndisë, gjërat ecën edhe ata për-
paruan. U desh që të krijohej një
brez i ri muzikologësh e muzikan-
tësh në vendin tonë dhe për këtë
çuam disa të rinj në Greqi për të
studiuar për këtë, si Harallambi
e atë Spiro. Theodhori ishte një
rast i bekuar. Kur më shpjegoi
atë Justini që ai kishte shumë ta-
lent, thashë se duhet të përpiqe-
shim ta çonim aty ku ishin mësue-
sit më të mirë, që të zhvillohej më
tej në këtë fushë. Ju e dini se kjo
nuk bëhet me çelës automat, du-
het të siguroheshin bursa e të kri-
joheshin kushte specifike.
Duhet të them edhe diçka që
duhet ta shpjegoj. Kur Theodho-
ri im i shtrenjtë pa vështirësitë e
shumta që kishte këtu në Shqipë-
ri, më tha se, më kërkojnë në Greqi,
pasi kushtet janë shumë herë më
të mira e mund të zhvillohem nga
ana muzikore. I thashë: “Mos e
bëj këtë gabim kaq të madh, Shqi-
përia ka nevojë për ju. Nëse bë-
më përpjekje që ju të shkoni me
studime jashtë, dëshira e dhimb-
ja jonë e shpirtit është që ju të pu-
noni këtu në Shqipëri për zhvi-
llimin e vendit. Do bëjmë ç’është
e mundur që të keni mundësi të
zhvilloni talentin që ju fali Perë-
ndia”. Dhe mendoj se nuk është
penduar! Më pas përparuam në
ngritjen e shkollës së Muzikës
Bizantine në qendrën “Thavor”.
Me shumë gëzim pashë edhe
unë përpjekjen e veprën e botimit
të “Anastasimatarit”, fryt i për-
pjekjeve që ka bërë. Dhe me gjithë
zemër përsëris përgëzimet e mia.
Prof. Stathi përmendi Shën Nilin,
i cili ka lënë shumë thënie të mre-
kullueshme. Ai shkruan se “I lu-
mtur është murgu që mendon për
prokopinë dhe shpëtimin e gjith-
secilit si për të tijin, me gjithë gë-
zimin e tij”. Dhe unë marr nga ky
gëzim i përbashkët, si të gjithë ju
këtu, dhe e mbyll me këtë mendim:
Kisha jonë ka qenë gjithmonë fa-
ktor civilizimi. Edhe në fshatrat
më të varfra, Kisha Orthodhokse
fliste me muzikën, me poezinë, me
Liturgjinë, me bukurinë e kishës,
me mbledhjen e njerëzve si sho-
qëri dashurie. A ka gjë më të for-
të se kjo që përbën kulturë? Edhe
kur ndërtuam kishën Katedrale
këtu, patëm propozime të ndrysh-
me; dikush tha që të bënim po-
shtë një garazh, që të fitonim pa-
ra, por iu përgjigjëm jo, do të bëj-
më një qendër kulturore, të ha-
pur për të gjithë, pa asnjë kufi dhe
kjo do të ndihmojë kulturën në
Shqipëri. Dhe faleminderit Perë-
ndisë, kjo është diçka që ndodh.
Po e mbyll duke thënë se e vërte-
ta, dashuria dhe bukuria janë
bashkë në Orthodhoksi.
(Vijon nga faqja 9)