EmailFacebookKontakt

Kishës sonë i jepet çmimi i Mirënjohjes

Kishës sonë i jepet çmimi i Mirënjohjes
Në 25-vjetorin e rrëzimit të sistemit komunist
Me rastin e 25-vjetorit të për-
mbysjes së regjimit komunist, që
nisi me protestat e studentëve në
Tiranë, më 8 dhjetor 2015, Lëvizja
Studentore i dha Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë
dhe komuniteteve të tjera fetare
çmimin e Mirënjohjes në një ve-
primtari të zhvilluar në mjediset e
Hotel Tirana Internacional.
Të pranishëm ishin ish-studentë
të lëvizjes studentore të viteve
1990-91, politikanë e personalitete
etj. Një vlerësim i veçantë iu de-
dikua Komuniteteve Fetare tradi-
cionale të vendit tonë, si kontribu-
ues të rëndësishëm në ndryshimet
demokratike në vend. Për këtë ar-
sye, nga ana e Kryetarit të Lëvi-
zjes, z. Ilir Dizdari, iu dorëzua për-
faqësuesve të tyre “Certifikata e
Mirënjohjes”.
Në emër të Kishës sonë ishte i
pranishëm Episkopi i Krujës, Hirë-
sia e Tij Andoni, i cili në fjalën e tij

përshëndetëse falënderoi për këtë
vlerësim, si dhe shprehu ndër të
tjera shembullin e rezistencës së
heshtur, por të rëndësishme të be-
simtarëve orthodhoksë, të cilët as-
njëherë nuk i ndërprenë lutjet me
besimin se një ditë Perëndia do të
bënte të mundur ardhjen e lirisë së
besimit dhe të demokracisë. Ishin
këta njerëz, të cilët i kishin më shu-
më frikë Perëndisë e për këtë arsye
nuk iu frikësoheshin njerëzve, siç
ishte edhe rasti i klerikëve dhe be-
simtarëve orthodhoksë.

2