“DISKRIMINIM, PERSEKUTIM, MARTIRIZIM,
«DUKE NDJEKUR KRISHTIN SË BASHKU»
Një përqasje biblike-theologjike
Në vazhdën e 20 shekujve të kaluar, Ki-
sha e Krishtit përjetoi shumë peripeci, u për-
ball me persekutime në forma dhe intensitete
të ndryshme. Por, megjithatë, mbeti e palëku-
ndur. Siç shën Joan Gojarti (354-407), një
figurë e madhe e Kishës së pandarë, e thekson
në mënyrë të jashtëzakonshme: “Kjo është
madhështia që ka Kisha, kur luftohet, fiton;
kur duan ta minojnë, qëndron më lart; kur
shahet, bëhet akoma edhe më e shkëlqyesh-
me; merr plagë, por nuk rrëzohet; lëkundet,
por nuk shembet; rrihet prej dallgëve, por
nuk mbytet; luftohet, por nuk mundet; go-
ditet me grusht, por nuk mposhtet. … Kurrë
nuk plaket, gjithmonë lulëzon (Migne 52, 402).
C) Karakteristikat e moralit martirik
1. Krishti paralajmëroi me saktësi nxënë-
sit e Tij për persekutimet “Nëse më kanë
përndjekur mua, edhe ju do t’ju ndjekin”
(Jn.15:20). “Edhe ruhuni nga njerëzit, se-
pse do t’ju dorëzojnë ju nëpër kuvende dhe
do t’ju rrahin në sinagogat e tyre. Edhe do
t’ju nxjerrin për shkakun tim përpara të
parëve dhe përpara mbretërve, për dëshmi
mbi ata dhe mbi kombet” (Matth.10:17-18).
Dhe Ai na këshilloi:
a) Integritet dhe urtësi: “Bëhuni pra të
urtë si gjarpërinjtë dhe të butë si pëllu-
mbat” (Matth. 10:16). Ruajeni dëlirësinë e
brendshme dhe pastërtinë, por edhe urtësinë
e diturinë ndaj përndjekësve tuaj. Nuk nevo-
jitet të jeni njerëz që ndërmarrin rreziqe të
tepërta. Kur dikush dëbohet nga një qytet, le
të shkojë në tjetrin (Matth.10:33).
b) Guxim – mospasje frikë. “Mos kini frikë
nga ata që vrasin trupin…”(Matth. 10:28),
“Në botë do të keni shtrëngim; po kini
guxim, unë e kam mundur botën” (Jn. 16:33).
c) Rezistencë dhe fuqi. Siguri për ngu-
shëllimin dhe fuqizimin që do të vijnë në orën
e ankthit prej Hirit Hyjnor. (Llk. 22:43) .
(Vijon nga numri i kaluar)
Global Christian Forum, Tiranë 3 nëntor 2015
d) Durim në akuza dhe në tallje (Llk.
23:9). Por edhe rezistencë ndaj shtrembëri-
mit të së vërtetës, bërë nga armiqtë e tij, gjo-
ja farisenjtë dhe skribët shpresëtarë (Matth.
12:24-27, 23:13-36).
e) Predispozitë për të falur. Kur nxënësi
i Krishtit shkon drejt martirizimit, duhet të jetë
i lirë nga zemërimi dhe urrejtja ndaj armiqve
të tij. Ai ftohet t’i falë dhe të lutet për ta, duke
imituar mësuesin e tij (Llk. 23:54). Zemra e
martirit është e mbushur përplot nga dashu-
ria. Pa dashuri dhe vetë ky martirizim nuk ka
vlerë. Vlerësimi që i bën këtij fakti shën Joan
Gojarti është një zbulesë për ne: “…Dashuria
edhe vetë, pa martirizimin, është e aftë ta
bëjë dikë nxënës të Krishtit; por martirizimi
pa dashuri, jo vetëm që nuk bën dot dikë
nxënës të Krishtit, por edhe as edhe i sjell
ndonjë lloj dobie, atij që e vuan” (Migne
50, 607).
f) Bërthama e rezistencës së besimtarit
është ndjesia e pranisë së Krishtit në mënyrë
të vazhdueshme: “Edhe ja, unë jam bashkë
me ju gjithë ditët deri në mbarim të je-
tës”(Matth. 28:20).
Apostull Pavli e përmbledh shkëlqyeshëm
mënyrën e rezistencës në vuajtje: “Në çdo gjë
e paraqesim veten tonë si shërbëtorë të Pe-
rëndisë, me shumë durim, në shtrëngime, në
nevoja, në ngushtica, në rrahje, në burgje,
në turbullira, në mundime, në pagjumësi,
në agjërime” (2 Kor. 6:4). Dhe në të njëjtën
kohë duke vepruar me dëlirësi, me urtësi, me
durim, me mirësi, me Shpirt të Shenjtë, me
dashuri johipokrite, me predikimin e së vërtetës
dhe me fuqinë e Perëndisë, me armët e drejtësi-
së, ato sulmuese dhe mbrojtëse. (2 Kor. 6:5-7).
2. Brenda besimit të krishterë kryhen katër
përvoja të mahnitshme:
a) Pajtimi me vuajtjen, veçanërisht me
atë që lidhet me martirizimin për hir të dashurisë
për Krishtin. Të vuash për Krishtin konsidero-
het dhuratë. “Neve na është dhënë…”, shkruan
apostull Pavli, “ jo vetëm të besojmë në
atë, por edhe që të vuajmë për hir të tij”
(Fil. 1:29).
b)”Kungimi ekzistencial” me Krishtin,
njohja më e thellë me Atë: “Që të njoh atë
dhe fuqinë e ngjalljes së tij, dhe pjesëma-
rrjen e pësimeve të tij, duke u bërë në një
formë me vdekjen e tij” (Fil. 3:10). Pavli
guxon të konsiderojë “plotësim” të vuajtjeve
të Krishtit, ato sa vuan për hir të Tij: “Dhe
mbush mungesat e shtrëngimeve të Krishtit
Nga Kryepiskopi i Tiranës,
Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
+Anastasi
në mishin tim për trupin e atij, që është ki-
sha” (Kol. 1:24).
c) Transformimi i sprovave në faktorë
pjekurie shpirtërore, dëlirësimi dhe shenjtërie.
Si përfundim, martirët shfaqen të lirë nga frika,
të lirë nga vuajtja, të lirë nga vdekja. Martirizimi
brenda perspektivës së besimit të krishterë,
transformohet në himn dashurie dhe lavdërimi
për Perëndinë. Është karakteristike se kujtimet
dhe të kremtet e martirëve nuk përbëjnë shkak
ripërjetimi të dhimbjes, por përjetohen brenda
dritës së përvojës së Ngjalljes së Krishtit dhe
bëhen simbole fitoreje.
d) Kulmimi i përvojës së martirëve mbetet
lumturimi dhe ngazëllimi. Jisui, me qartësi
absolute, theksoi se: “Lum ata që ndiqen për
punë drejtësie, sepse e tyrja është mbretëria
e qiejve. Të lumtur jeni ju, kur t’ju poshtë-
rojnë e t’ju përndjekin, e të thonë kundër
jush çdo lloj fjale të keqe me gënjeshtra
për shkakun tim. Gëzohuni e gazmohuni,
sepse paga juaj është e shumtë në qiej”
(Matth. 5:10-12). Të krishterët e parë në
Selanik, duke imituar Zotin dhe apostujt,
pranojnë Ungjillin “në shtrëngime të shumta,
po me gëzim të Shpirtit të Shenjtë” (1Thes.
1:6). Gjithashtu, edhe apostulli Petro, i siguron
besimtarët, nisur nga përvoja e tij e gjatë: “Por
gëzohuni se jeni pjesëtarë të pësimeve të
Krishtit, që të gëzoheni duke u ngazëlluar
edhe në zbulimin e lavdisë së tij. Nëse sha-
heni për emrin e Krishtit, jeni të lumtur;
sepse Shpirti i lavdisë dhe ai i Perëndisë
prehet mbi ju” (1 Petr. 4:13-14).
D) Përgjegjësia e të krishterëve
në shekullin e 21-të
Kisha, për t’iu përgjigjur misionit të saj,
brenda zhvillimeve globale të shekullit të
21-të, do të duhet të ruajë të pandryshuar
karakterin e saj sakramental, shpëtimtar, si
edhe trimërinë e mentalitetit martirik. Të
qëndrojë e hapur në diskutimet e njerëzimit,
duke ndjekur në mënyrë besnike rrugëtimin e
skicuar nga Krishti. Të përjetojë përgjegjësinë
e saj globale me rezistencë, paqe dhe gëzim
kryqngjallësor.
Sot, ne të krishterët jetojmë në një botë
shumë komplekse, që e karakterizon pluralizmi
dhe varësia reciproke. Në botën e sotme, të
globalizuar, kemi detyrim të shtojmë sen-
sibilitetin, vigjilimin, solidaritetin tonë. Të
krishterët, diku përbëjnë shumicën, në një vend
tjetër rezultojnë pakicë. Në rastin e fundit,
shumë shpesh shtypen me mënyra të ndryshme,
ashtu siç ndodh në kohën tonë në Lindjen e
Mesme, Afrikë dhe në Azi.
Ne të krishterët që banojmë në vende të
lira, kemi një përgjegjësi të madhe. Nuk mund
të mbetemi indiferentë ndaj martirizimeve të
vëllezërve tanë. Duhet të vlerësojmë siç duhet
votën tonë, të ndikojmë tek ata që qeverisin.
Duhet të ngremë zërin tonë me çdo mjet që
disponojmë, të mbrojmë, të mbështesim me
vepra vëllezërit tanë të përndjekur. Apostull
Pavli e përcakton me qartësi detyrimin tonë:
“Edhe në qoftë se një gjymtyrë vuan, gjithë
gjymtyrët vuajnë bashkë me të; ose në qoftë
se nderohet një pjesë, të gjitha pjesët gëzo-
hen bashkë me të” (1 Kor. 12:26)
Lavdi Perëndisë, shumë organizma ndër-
kishtarë në kohë të ndryshme janë treguar me
ndjeshmëri të lartë solidare me Kisha të ndrysh-
me lokale, që vuajtën prej rrebeshit të perseku-
timeve. Në kushtet e reja që krijohen, ne që
marrim pjesë në Forumin Global të Krishterë
duhet të kërkojmë forma të reja mbështetjeje
për të krishterët e persekutuar. Kjo mbledhje
e tanishme sigurisht që ofron rastin për të studi-
uar rastet kryesore dhe për të kërkuar zgjidhje.
Dhe për të qenë më konkretë, duhet të
theksojmë se fuqitë e mëdha kanë përgjegjësi
më të mëdha për Lindjen e Mesme, siç janë:
Vendimet për ndryshimet e dhunshme të
udhëheqjeve dhe regjimeve, furnizimi me ar-
matim, apatia për dëmet anësore me viktima
miliona njerëz. Tani është koha kur ata që janë
përfshirë, të shkundin letargjinë prej tyre dhe
të ndërmarrin veprime të dobishme, që të nda-
len konfliktet e armatosura dhe gjakderdhja e
tmerrshme.
Një problem me karakter të përgjithshëm,
i cili duhet të na shqetësojë vazhdimisht, është
marrëdhënia e ngushtë e
paqes globale, drejtësisë
e zhvillimit. Varfëria mbe-
tet tipi më i keq i shtypjes.
Kur njerëzit privohen nga
të mirat elementare për
mbijetesën e tyre, nuk
është çudi që të kthehen
në drejtimet e tjera dhe
të përvetësojnë bindje
fetare ekstremiste, për
të pasur një shoqëri të
drejtë. Në shekullin e
21-të, është e nevojshme
të kultivojmë dhe të fuqi-
zojmë më shumë solida-
ritetin midis të gjithë të
krishterëve, duke ndjekur
sa ndodhin me sy depër-
tues dhe frymë kritike,
“duke ndjekur së bash-
ku Krishtin”.
Rritja e dashurisë
sonë për Krishtin mbetet
burim i pareshtur i jetës
shpirtërore. Kjo është e
fshehta e fuqisë dhe rezi-
stencës së të krishterëve
në ecurinë e shekujve.
Përvoja apostolike, siç e
ka shprehur apostull
Pavli, le të bëhet himni
ynë personal: “Cili do të
na ndajë nga dashuria
e Krishtit? Shtrëngim, apo ngushtim, apo
vdekje, apo zi, apo lakuriqësi, apo rrezik,
apo thikë?… Po në të gjitha këto dalim më
tepër se fitimtarë me anë të atij që na deshi.
Sepse më është mbushur mendja se as
vdekje, as jetë… as ndonjë tjetër krijesë,
nuk do të mundë të na ndajë nga dashuria
e Perëndisë që është në Jisu Krishtin, Zotin
tonë” (Rom. 8:35, 37-39).