EmailFacebookKontakt

10-vjetori i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan

Në datën 26 nëntor 2015, në
mjediset e Hotelit “Skampa” të
Elbasanit, u përkujtua 10-vjetori i
krijimit të Qendrës së Bashkë-
punimit Ndërfetar në këtë qytet.
Kjo ngjarje mblodhi përfaqësue-
sit më të lartë të pushtetit lokal,
Kryetarin e Bashkisë z. Qazim
Sejdini, Prefektin e Qarkut, z. Ar-
ben Kamami, Kryetarin e Këshillit
të Qarkut, z. Bukurosh Stafa, si
edhe të ftuar të tjerë, Nuncin Apo-
stolik, Mons. Romiro Ingles, Krye-
tarin e Komitetit të Kulteve, z. Ilir
Dizdari, klerikë nga të gjitha ko-
munitetet fetare të Elbasanit dhe
shumë besimtarë. Kisha Ortho-
dhokse Autoqefale e Shqipërisë u
përfaqësua nga Episkopi i Krujës,
Hirësia e Tij Andoni.
Profesori i Universitetit të Elba-
sanit, z. Roland Gjini, historian, bëri
një përmbledhje të detajuar të
bashkëjetesës fetare në trevën e
Elbasanit ndër shekuj, duke sjellë
shembuj interesantë edhe nga
studiues të huaj, si Georg Hahn,
Margaret Hazllëk etj. Ai e vuri the-
ksin në traditën e të qenit bashkë
të shqiptarëve në shekuj pa dallim
feje. Koordinatori i Komitetit Ndër-
fetar, z. Sokol Lulgjuraj, foli për
punën e bërë gjatë këtyre 10 viteve,
si dhe u ndal në sfidat e detyrat që
i dalin këtij komiteti në të ardhmen.
Përfaqësuesi i komunitetit Katolik,
Don Emilio Valente, foli për rëndë-
sinë e “Nderimit të Marisë në Ku-
ran”, si urë e fortë lidhëse ndërmjet
Islamit dhe Krishterimit. Nga ko-
muniteti mysliman referoi teologu
Ergys Muzhaqi, i cili foli për më-
simet dhe urat lidhëse të përba-
shkëta drejt bashkëpunimit ndër-
fetar.
Në takim foli edhe Hirësi
Andoni, i cili shtjelloi temën “Vlerat
e përbashkëta që na nxisin në
bashkëpunim”. Ai, pasi bëri një
retrospektivë të shkurtër historike
për faktorët që ndikuan në for-
mimin e pluralizmit fetar në vend,
u ndal në frymën pozitive që ka
ekzistuar ndërmjet komuniteteve
fetare, si dhe të vazhdimësisë së
saj edhe sot në bashkëpunimin
ndërfetar, si domosdoshmëri e
proceseve dhe nevojave të kohës.
Gjithashtu, Episkopi i Krujës ngriti
shqetësimet që ende kanë Komu-
nitetet Fetare në lidhje me kthimin
dhe kompensimin e pronave, si dhe
të rasteve kur organet shtetërore
nuk kanë vepruar me kujdesin dhe
përgjegjshmërinë që kërkohet në
lidhje me disa objekte kulti ortho-
dhokse.
Përfaqësuesi i Komunitetit
Bektashian, Baba Ardit Selmani, i
mëshoi fort vlerës së bashkëpuni-
mit ndërfetar. Ai theksoi fuqishëm
se fetë tona kanë gjithçka që na
bashkon e asgjë që na ndan. Kon-
ferenca u mbyll me përshëndetjen
e Kryetarit të Këshillit të Myftinisë
Elbasan, z. Arben Ramkaj, i cili
falënderoi të gjithë përfaqësuesit
dhe, duke përfituar nga rasti, uroi
edhe për festat e Pavarësisë dhe
të Çlirimit të vendit.
Atë Stavri Çipi
10-vjetori i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan

4