EmailFacebookKontakt

“Roli i gruas në Kishë, sipas shembullit të së Tërëshenjtës” – Aktivitet me gratë orthodhokse të zonës së Elbasanit

Në Manastirin e hirshëm të Shën
Joan Vladimirit, në datën 5 dhjetor,
u organizua aktiviteti njëditor me
temë: “Roli i gruas në Kishë, sipas
shembullit të së Tërëshenjtës”. Mo-
rën pjesë rreth 100 gra nga Elba-
sani, Gramshi, Cërriku, Peqini, Shel-
cani, Gjinari, Pashtreshi, Shtërmeni
dhe Shijoni.
Aktiviteti u drejtua nga Episkopi
i Bylisit, Asti, dhe u organizua
nga Zyra e Grave Orthodhokse, në
bashkëpunim me Zyrën e Kateki-
zmit dhe klerikët e enorive.
Programi filloi me lutje dhe vijoi
me referatin e përgatitur nga Miron
Çako, me temë: “Roli i gruas në Ki-
shë”, ku u theksua roli që luajti e
Tërëshenjta për shpëtimin e qenies
njerëzore me mishërimin e Birit
të Perëndisë. Ndërsa Virgjëresha
Mari duhet të jetë shembull imitimi
për çdo grua që dëshiron të stoliset
me virtyte dhe hijeshi.
Vend të veçantë në program
zuri mësimi i këngëve të Krishtli-
ndjes, që u drejtua nga Joan Meni,
për organizimin e Kolendrave.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti
ishte prezantimi i grupeve, i punës
së çdo grupi dhe krijimi i grupeve
të reja. Hirësi Asti shpjegoi objek-
tivat mbi të cilat do të organizohen
grupet e grave, të cilat janë: Rritja
në Krishtin, Miqësia, Dëshmia dhe
Shërbimi.
Në fund të programit u bë
zgjedhja e këshillit të çdo grupi, i
cili mban dhe përgjegjësinë për
organizimin e grupit, krijon kontakt
me grupet e tjera, si dhe bën koordi-
nimin me Zyrën e Lidhjes së Grave.
Grupi i Elbasanit ka si përgjegjësi
të mbikëqyrë edhe punën e gru-
peve të tjera.
Aktivitete të tilla synojnë të
ndihmojnë gratë për të kuptuar rolin
e tyre në familje dhe shoqëri, siç
thekson edhe shën Porfiri: “Shem-
bulli i një gruaje të krishterë dhe
të virtytshme ndikon pozitivisht
jo vetëm te bashkëshorti dhe fë-
mijët e saj, por edhe te rrethi më i
gjerë fa miljar e shoqëror” .
Elisabeta Shqau
“Roli i gruas në Kishë, sipas shembullit të së Tërëshenjtës”
-Aktivitet me gratë orthodhokse të zonës së Elbasanit –

7