EmailFacebookKontakt

Roli i Arsimit në Zhvillimin Ekonomiko-Social: Kontributi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Arsim

Olgert (Kristi) Xhafer
Shkolla e Lartë “Logos”,
Dega Financë-Kontabilitet
I. Përmbledhje
Arsimi zë një vend të veçantë
në shoqërinë e një vendi, pasi
nëpërmjet tij bëhet e mundur ruajtja,
zhvillimi dhe përparimi i vlerave të
individit dhe kombit. Arsimi luan një
rol shumë të rëndësishëm në sigu-
rimin e progresit ekonomiko-social
dhe në përmirësimin e shpërndarjes
së të ardhurave. Duke evidentuar
këtë rëndësi thelbësore që ka ai,
kam marrë si rast studimor kontri-
butin e Kishës Orthodhokse në ar-
sim, duke e konsideruar si shembu-
llin më konkret në këtë aspekt… Që-
llimi i studimit është të analizohet
e të identifikohet një lidhje pozitive
ndërmjet kontributit të Kishës Or-
thodhokse Autoqefale të Shqipërisë
në arsim dhe zhvillimit ekonomiko-
social të vendit, nëpërmjet financi-
mit që solli hapjen e një sërë institu-
cioneve arsimore e njëkohësisht pu-
nësimin e qindra personave në to.
II. Hyrje
Arsimimi dhe edukimi i brezit të
ri, kanë qenë gjithmonë një ndër sy-
nimet kryesore të kontributit të
Kryepiskopit Anastas gjatë këtyre
24 viteve. Ndër veprimet e para që
kreu sapo erdhi si Ekzark Patriarkal
ishte hapja e një shkolle për klerikët,
që ata të kishin nivelin e duhur arsi-
mor përballë sfidave të kohës dhe
të përgatiteshin në Shqipëri. Që nga
ajo kohë, gjithmonë me kujdesin e
tij të veçantë e me mundësitë që ai
krijoi, u hapën një sërë qendrash
edukimi, duke nisur nga arsimi para-
shkollor, ai parauniversitar e deri tek
arsimi i lartë. Mundësitë e eduki-
mit janë në varësi të sistemit arsi-
mor, legjislacionit në fuqi, ndarjes
akademike të shkollave, politikave
arsimore, por dhe kostos që duhet
të përballojë një individ apo familje
për edukimin e fëmijëve. Në këtë
aspekt, Kisha Orthodhokse ka luaj-
tur një rol shumë të rëndësishëm,
duke u ofruar mundësinë mjaft të
rinjve për të ndjekur studimet nëpër-
mjet bursave të plota ose të pjes-
shme të dhëna nga Kryepiskopi.
IV . Konkluzione
– Kontributi në arsim është fa-
ktori kryesor, i cili paraqet një rë-
ndësi të madhe për të ardhmen e
fëmijëve dhe për zhvillimin ekono-
miko-social të vendit.
– Asnjë vend nuk mund të arrijë
zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik
pa investime të konsiderueshme në
kapitalin njerëzor.
– Qëllimi i kontributit të Kishës
Orthodhokse në arsim është: shër-
bimi cilësor në aspektin edukues e
socializues për familjet në nevojë.
– Të gjitha shkollat e Kishës janë
vendosur në ambiente të saj dhe
financohen ekonomikisht nga ajo.
Në të njëjtën kohë, ofrohen qindra
bursa për fëmijë dhe të rinj të të
gjitha moshave. Referuar arsimit
kishtar, numri i bursave të plota (të
llogaritura në vit), deri më sot ka
arritur 2342. Ndërsa numri i bursa-
ve të plota ose të pjesshme të dhë-
na nga Kryepiskopi Anastas gjatë
23 viteve ka arritur 24 596.
– Gjatë periudhës dhjetëvjeçare
konstatohet ecuria pozitive e institu-
cioneve arsimore, pasi numri i pje-
sëmarrjes së fëmijëve, nxënësve
dhe studentëve është rritur me
49%, me një numër prej 732 veta.
Gjithashtu, investimet në institucio-
net arsimore, përfshirë nivelin para-
shkollor, 9-vjeçar, e të mesëm janë
rritur me 47.6%. Ndërsa përbërja
administrative nga viti 2006 deri
2015, është rritur me 39%, pra kemi
rritje të personelit me 106 veta.
– Nëpërmjet kontributit të Ki-
shës Orthodhokse në arsim, konsta-
tohet ndikimi pozitiv për punësimin
në vend, sepse janë punësuar një
numër i konsiderueshëm personash
në këto institucione arsimore, të
ngritura dhe të financuara nga
Kryepiskopi Anastas.
– Deri në vitin 2015, janë rreth
12 626 fëmijë, të cilët kanë fre-
kuentuar kopshtet e Kishës. Në të
gjitha ato, deri në vitin shkollor
2014-2015, numërohet një staf i
kualifikuar prej 93 vetash, i përbërë
nga edukatorë, ndihmësedukatorë
dhe kuzhinierë.
– Bazuar në analizat statistikore,
konstatohet rritje pozitive e pjesë-
marrjes së fëmijëve, nxënësve dhe
studentëve në këto shkolla.
– Pjesëmarrja e fëmijëve në për-
kujdesjet ditore, referuar vitit shko-
llor 2014-2015, rezulton me një rri-
tje 26%, e cila është shumë më e
lartë se në të gjitha vitet e tjera.
– Për pjesëmarrjen e nxënësve
në shkollën 9-vjeçare “Protago-
nistët”, Tiranë, kemi nje rritje me
18%, dhe në total për të tri shkollat
9-vjeçare (Tiranë, Durrës, Gjiro-
kastër) shënohet rritje me 12%,
referuar vitit shkollor 2014-2015.
– Për sa i përket arsimit kishtar,
referuar dy shkollave të mesme
“Kryqi i Nderuar” në Sukth dhe
Gjirokastër për dy vitet e fundit,
shënohet një rritje me 20.7% në
Sukth për vitin 2013-2014 dhe me
35% në Gjirokastër për vitin 2014-
2015.
– Për Akademinë Theologjike
“Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash
të Durrësit, rritje e njëjtë dhe më e
lartë në pjesëmarrjen e studentëve
shënohet për vitet 2012-2013 dhe
2013-2014, me 11%, dhe në vitin
shkollor 2014-2015 nuk kemi ndry-
shim. Në total numri i të diplomu-
arve në Akademinë Theologjike
për 11 vitet e fundit arrin në 122
studentë, nga të cilët rreth 100
prej të diplomuarve janë pjesë e
administratës së Kishës me fun-
ksione të ndryshme laikë (kate-
kistë) e klerikë .
– Treguesi i pjesëmarrjes së stu-
dentëve edhe në Shkollën e Lartë
“Logos” rezulton pozitiv, pasi për
vitin mësimor 2014-2015 shënohet
një rritje me 35%, 18.8% më shumë,
krahasuar me vitin 2010-2011 dhe
4.6% me vitin 2011-2012.
– Që nga fillimi i veprimtarisë
së institucioneve arsimore të Ki-
shës Orthodhokse, në të gjitha ni-
velet arsimore, deri në vitin mësi-
mor 2014-2015, janë arsimuar 9929
nxënës dhe studentë.
– Për funksionimin e këtyre
shkollave nevojitet një shumë
mbi 1.2 milionë euro në vit.
– Në të njëjtën kohë, Kisha Or-
thodhokse, përveç investimeve në
institucionet e saj arsimore, ka për-
krahur edhe shkollat publike të ven-
dit, duke kontribuuar në mënyra të
ndryshme, që nga restaurimi i tyre
e deri në plotësimin e materialeve
didaktike.
Kontributi në arsim është faktor
që paraqet rëndësi të madhe për të
ardhmen e fëmijëve dhe për zhvilli-
min e vendit e, pikërisht, për këtë
arsye Kisha Orthodhokse, me në
krye Kryepiskopin Anastas, ka
punuar dhe vazhdon të kontribuojë
pa zhurmë e në mënyrë dinjitoze.
Kontributi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Arsim
Roli i Arsimit në Zhvillimin Ekonomiko-Social

5