EmailFacebookKontakt

Lindja, sipas mishit, e Zotit, Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht

P
erëndia i tërëfuqishëm dhe Krijuesi i të gjithave bëhet krijesë
e përulur dhe delikate, ai bëhet foshnjë, pa çati, pa reshtur së
qeni Perëndi i pafund. Fjala hyjnore mori mish dhe veshi natyrën
tonë njerëzore, për ta bërë atë një zbukurim mbretëror. Atë që
nuk mund ta mbajë dot tërë gjithësia, që është i ulur mbi një fron
qiellor dhe që e lavdëron pareshtur oborri i fuqive të panumërta
qiellore, lejon që të mbahet në një grazhd të ngushtë dhe të errët,
duke u bërë objekt i refuzimit dhe i përbuzjes së të gjithëve. Atë
që “duke qenë në formë Perëndie” “e zbrazi veten e tij, duke ma-
rrë formë shërbëtori, duke u bërë i ngjashëm me njerëzit” (Fil.
2:7). Ai bëhet i varfër “për të na pasuruar në varfërinë e Tij”
(2 Kor. 8:9). I paprekshmi pranon të mbulohet me shpërgënj për
të na çliruar prej mëkateve dhe për të mbuluar me lavdi hyjnore
ata që ndodheshin në çnderim. Biri i Vetëm i Perëndisë, Ai që
ndodhet në gjirin e Atit gjatë gjithë përjetësisë, bëhet Bir i njeriut
Lindja, sipas mishit,
E ZOTIT, PERËNDISË
DHE SHPËTIMTARIT TONË
JISU KRISHT
GËZUAR KRISHTLINDJEN!
(Vijon në faqen 2)

dhe i Virgjëreshës pa pushuar së qeni Perëndi,
që të jetë “i parëlinduri i një numri të madh
vëllezërish” (Rom. 8:29), duke iu kthyer njerëzve
dinjitetin e të qenurit bij të adoptuar të Perëndisë
(Jn. 1:11; Lluk. 6:35; Gal. 4:4-7). Ai qëndron i
shtrirë në një djep dhe soditet prej gomarit dhe
kaut, duke plotësuar kështu profecitë që thonë:
“Midis dy kafshëve ti do të njihesh” (Habak.
3:2 sipas të Shtatëdhjetëve), “Kau e njeh atë
që e ka krijuar dhe gomari grazhdin e të zotit të
tij” (Isaia 1:3 sipas të Shtatëdhjetëve). Ai që
ushqen çdo qenie me anë të Përkujdesjes së
Tij, është i shtrirë në grazhd të këtyre kafshëve
pa arsye, simbole të dy popujve hebre dhe pa-
gan, për të shëruar njerëzit nga marrëzia e tyre,
për të pajtuar ata që janë të ndarë nga urrejtja
(Efes. 2:16) dhe për t’u ofruar si ushqim për të
gjithë, si Buka e vërtetë e jetës (Jn. 6:51). Në
këtë skenë mund të soditësh, – thonë Etërit e
shenjtë, – një ikonë të Kishës: djepi është kupa
që mban Atë që bëhet njeri sot dhe që jep veten
si ushqim për jetën e botës. Virgjëresha është
njëkohësisht froni dhe altari i sakrificës, shpella
një tempull; engjëjt, Josifi dhe barinjtë, shër-
bejnë si dhjakonë dhe vetë Zoti është Kryeprifti
që kremton këtë Liturgji Hyjnore…
Kjo mrekulli e jashtëzakonshme, që kryhet
sot në shpellën e përulur të Betlehemit, është
përmbushja e të gjitha profecive të thëna nga
profetët e Izraelit, përfundimi i përgatitjes së
duruar, të kryer në të gjithë shekujt nga ana e
njerëzimit, që nga Davidi, Avrahami, Noeu dhe
Adami. Në këtë ditë, “në këto kohë të fundit”,
Perëndia na dërgon Birin e Tij të vetëm, “me
anë të të cilit ka bërë shekujt” (Hebr. 1:2) dhe i
zbulon kështu botës Misterin e Madh të Shpë-
timit tonë, i mbështjellë në heshtje dhe i mbajtur
i fshehtë nga Perëndia, në vendimin e pa-
shprehur me fjalë të Tre Personave të Trinisë
së Shenjtë, para krijimit të botës (shih Rom.
16:25; 1 Kor. 2:7; Efes. 3:5,10; Kol. 1:26). Ky
është qëllimi: të parit e kësaj dite, për të cilin
janë krijuar qielli dhe toka, sipërfaqja e saj dhe
gjithë qeniet. Mister i çuditshëm, i pakuptue-
shëm, i pakapshëm për çdo mendje njerëzore
dhe madje edhe për vetë mendjen e engjëjve:
“Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Jn. 1:14).
Ai që është Perëndi nga natyra, merr mbi vete
tërë natyrën tonë njerëzore, e merr në gjirin e
Virgjëreshës, e merr si një rrobë për të na ku-
nguar me Hyjninë e Tij. Perëndi dhe njeri, një
Person i vetëm, Jisu Krishti, “i njohur në dy na-
tyra” që janë të bashkuara tek Ai “pa përzierje,
pa ndarje dhe pa shkëputje”. Perëndia bëhet
njeri sot në shpellën e Betlehemit, që njeriu të
bëhet Perëndi. Ky është qëllimi final për të cilin
Perëndia ka bërë të gjitha gjërat nga hiçi dhe
që i ka sjellë në qenie; që Fjala, Personi i dytë i
Trinisë së Shenjtë, të zbresë deri te ne, të marrë
natyrën tonë njerëzore të plakur dhe të defor-
muar nga mëkati, për të shëruar plagët tona
me anë të vuajtjeve të tij, që të pastrojë ikonën
e tij të ndotur, për të na ripërtërirë në Atë (Efes.
2:15). Kështu na ngre lart nga humnera e
vdekjes ku kishim rënë dhe na ngjit në lartësi,
më lart se të gjitha fuqitë qiellore, derisa të na
bëjë të rrimë bashkë me Atë, në Perëndinë
(Efes. 1:22). Jisu Krishti, Emanueli “Perëndia
me ne” (Isaia 7:14; Matth. 1:23) lind në këtë
ditë si një foshnjë e brishtë, mbi të cilin engjëjt
përkulen me admirim. “Drita e vërtetë që ndri-
çon çdo njeri që vjen në botë” (Jn. 1:9) shkëlqen
në errësirën e shpellës së varfër, dhe koha e
vdekjes dhe e prishjes merr fund. Solomoni nuk
Atë “banon trupërisht e tërë plotësia e hyjnisë”
(Kol. 2:9), në një formë të tillë që ata të cilët e
ndjekin me anë të besimit, do të bashkëndajnë
këtë plotësi në qenien e tyre: në frymë, në shpirt
dhe në trupin e tyre.
Duke kremtuar sot zbritjen e Perëndisë në
mes të njerëzve, Mishërimin e Fjalës, ne po-
hojmë plotësimin e të gjithë misterit të shpëtimit
tonë: Krishti lind dhe tashmë njeriu bëhet
trashëgimtar i lavdisë së tij. Sigurisht, kundrojmë
ende një fëmijë në djep, por Etërit e shenjtë nuk
kanë mësuar të dallojmë në shpellën e përulur
të Betlehemit shenjat e plotësimit final të Miste-
rit të Krishtit. Festa e Lindjes dhe e Kremtja e
të Kremteve, Pashka, në fakt janë një kremtim
i vetëm. Shpella bën të ditur varrin, pelenat para-
qesin shpërgënjtë; këtu Krishti shfaqet në botë
Lindja, sipas mishit,
E ZOTIT, PERËNDISË DHE SHPËTIMTARIT TONË JISU KRISHT
ka më arsye të ankohet duke thirrur me të
madhe: “Nuk ka asgjë të re nën diell” (Kishtari
1:9), sepse ky fëmijë i vogël është Adami i dytë
që vjen të inaugurojë një krijim të ri, një njeri të
ri (2 Kor. 5:17). Tashmë, duke ndjekur Krishtin,
duke iu bindur urdhërimeve të tij, duke vuajtur
me Atë për t’u ngjallur prej Tij, njerëzit janë të
thirrur për të shijuar pavdekësinë.
Fjala bëhet mish, Ai merr të gjitha dobësitë
tona, i vjen keq për këto, por pa marrë pjesë në
fajin tonë. Ai vishet me trup dhe shpirt, fëmijë i
vogël ai iu nënshtrohet ligjeve të natyrës sonë
të rënë: urisë, etjes, gjumit, mosdijes, edhe pse
është i pamëkatshëm. Ai vetëm është pa mëkat
(Rom. 5:21) dhe vjen të banojë në mishin që i
është nënshtruar mëkatit dhe vdekjes, “që mishi
të bëhet Fjalë”. Ai merr trupin që i është ku-
shtuar varrit, për ta mbushur me lavdi dhe dritë,
duke bashkëndarë me atë pavdekësinë e tij. Në
pa cenuar virgjërinë e Nënës së Tij, Ai triumfon
mbi vdekjen dhe del nga varri pa prishur vulat;
në Betlehem një engjëll u dërgohet barinjve, në
Jerusalem një engjëll që shkëlqen u bën të ditur
grave miroprurëse Ngjalljen. Kudo dhe përherë
një Krisht i vetëm, i bërë njeri si ne deri në vdekje,
që rënia e kryer nga një njeri, Adami, të ndreqet
nga një njeri, Adami i dytë (1 Kor. 15:45). “Se-
pse një është Perëndia, një është edhe ndërmje-
tësi midis Perëndisë dhe njerëzve, njeriu Jisu
Krisht, që dha veten e tij shpërblim për të gjithë”
(1 Tim. 2:5). Është Ai, pra, Shpëtimtari, që është
Zoti, të cilit i falen dhe ngazëllohen për atë të
gjitha qeniet e universit, të pajtuara me anë të
Tij me Perëndinë në Trupin e Tij, Kishën e
shenjtë: “Plotësia e atij që i plotëson të gjitha në
të gjithë” (Efes. 1:23).
(Marrë nga “Sinaksari”, Botim i Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”)

7