EmailFacebookKontakt

Kryeministri Edi Rama vizitoi Patriarkanën Ekumenike

Kryeministri Edi Rama vizitoi Patriarkanën Ekumenike
Në mesditën e së premtes, më 20 nëntor
2015, gjatë vizitës në Turqi, Kryeministri Edi
Rama, vizitoi Patriarkanën Ekumenike, i
shoqëruar nga zonja Lindita Nikolla, Ministre
e Arsimit dhe e Sporteve, si dhe nga të tjerë.
Ai u prit me nderimet e rastit në hyrjen
qendrore të Patriarkanës nga Mitropoliti i
Kaliupolit dhe Madhitës, Stefani, Proto-
singjeli dhe klerikë të tjerë.
Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik
Vartholomeu I, e priti Shkëlqesinë e Tij në
Zyrën Patriarkale ku, në prani të klerikëve
të lartë të Patriarkanës, patën një bisedë të
gjatë e të përzemërt, për mbi një orë, rreth
temave të tilla si dialogu ndërfetar, roli i
arsimit dhe i edukimit fetar për përballimin e
fondamentalizmit dhe të terrorizmit, roli dhe
pozicioni i minoriteteve në shoqërinë multi-
kulturore bashkëkohore dhe Kisha Ortho-
dhokse e Shqipërisë, .
Kryeministri shprehu ndjenjën e gëzimit
që përjetonte nga kjo vizitë dhe theksoi
prestigjin që gëzon Patriarkana, ndërsa
Patriarku iu përgjigj, duke kujtuar vizitat e
Tij në Shqipëri, duke falënderuar Shkëlqesinë
për ndihmën e Autoriteteve Shqiptare për
dëshminë paqedashëse dhe konstruktive të
Kishës Orthodhokse Autoqefale në këtë
vend dhe iu referua veprës mbi 23-vjeçare
rindërtuese e restauruese të perëndishme nga
ana e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të
Tiranës dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit,
si dhe u bënë fotografi përkujtimore dhe u
shkëmbyen dhurata.
Në vazhdim, Kryeministri Rama bashkë
me grupin që e shoqëronte vizituan Kishën
Patriarkale.
(Nga njoftimi për shtyp
i Patriarkanës Ekumenike,
www.patriarchate.org)

5