EmailFacebookKontakt

U zhvillua Takimi VIII vjetor Ndërothodhoks i RIOSFA, Lubljanë – Slloveni: “Adhurimet, Neopaganizmi, Sekularizmi”

Nga datat 17-20 shtator 2015 u
zhvillua në Otoçec (Lubljanë)
Slloveni Takimi VIII vjetor Ndër-
othodhoks i Rrjetit të Iniciativave
Orthodhokse të Studimeve të Feve
dhe të Adhurimeve shkatërruese
(RIOSFA). Tema e përgjithshme
ishte “Adhurimet, Neopaganizmi,
Sekularizmi”. I gjithë aktiviteti u
mbështet nga Mitropolia e Shenjtë
e Zagrebit dhe Lubljanës, nën
kujdesin e Mitropolitit të saj z. Porfir.
Në këtë eveniment morën pjesë të
gjitha Kishat Orthodhokse me stafet
e tyre të kualifikuara, të përbëra nga
dekanë e profesorë universitetesh,
si dhe nga Lidhjet dhe Unionet e
Prindërve (afro 100 persona) të
specializuar në këtë fushë.
Konferenca Ndërkombëtare u
hap nga Kryebariu i zonës me
ceremoninë përkatëse kishtare dhe
më pas vijuan mesazhet e urimit
dhe ato përshëndetëse të Primatë-
ve të Patriarkanave të Vjetra e të
Reja dhe të Kishave Autoqefale.
Kisha jonë u përfaqësua nga
Arkimandrit Kozma Sovjani.
Gjithsej u zhvilluan 4 seanca dhe
u mbajtën 6 referate shkencore. Në
datën 19 shtator Eurodeputeti
slloven Aliog Peterlig mori pjesë në
këtë takim dhe përshëndeti Konfe-
rencën duke iu referuar temës, e
cila, sipas tij, ishte mjaft aktuale.
Pjesë e referateve dhe diskutimeve
ishte edhe çështja e fondamentaliz-
mit dhe radikalizmit fetar të ush-
truar nga militantët e ISIS në dëm
të Kishave (vendeve të adhurimit)
dhe popullsisë së krishterë në
Lindjen e Mesme. Sipas referues-
ve dhe statistikave, vlen për t’u
përmendur fakti se në vitin 1948 të
krishterët e Lindjes së Mesme
përbënin 20 % të popullsisë. Ndërsa
pas ndryshimeve politike (prej vitit
2011 e deri më sot) ata numërojnë
vetëm 4% të popullsisë.
Referati i përfaqësuesit të
Patriarkanës së Antiokisë (Siri)
Arkimandrit Jakov Khalil (Pro-
fesor i Shkollës Theologjike
U zhvillua Takimi VIII vjetor Ndërothodhoks i RIOSFA, Lubljanë – Slloveni
“Adhurimet, Neopaganizmi, Sekularizmi”
Balamad, Liban) u ndoq me
interesim shumë të madh me
informacionet që ai solli dhe për
faktin se u përmendën mjaft ngjarje
të gjalla nga “fusha e betejës”.
Rreth temës u zhvilluan diskutime
frytdhënëse.
Në seancën e fundit Konferen-
ca votoi 10 pika me konkluzione e
sugjerime ku, në përgjithësi, u
shpreh: a) mbështetja dhe solida-
riteti i Kishave për të krishterët e
Lindjes së Mesme, të cilët po
kalojnë këto momente jashtë-
zakonisht të vështira; b) u dënuan
aktet e shkatërrimit të objekteve
dhe simboleve të adhurimit të
krishterë, si dhe ato teroriste të
fanatizmit fetar ndaj popullsisë së
pambrojtur e të pafajshme; dhe c)
simpatia për refugjatët e luftës me
urimin që konflikti të marrë fund sa
më shpejt.
Nga sugjerimet e bëra do të
veçonim mbështetjen me vepra,
ndihmë e domosdoshme dhe
emergjente ekonomike e me barna
farmaceutike, si dhe futjen në lutjet
e përditshme të Kishave Lokale për
të krishterët e këtyre zonave.
Konferenca u mbyll ditën e diel,
dt. 20, me Liturgjinë Hyjnore, të
drejtuar prej Fort të Ndershmit,
Kryepiskopit të Kretës, z. Irine
(Patriarkana Ekumenike) në të
cilën morën pjesë edhe shumë nga
klerikët përfaqësues të Kishave dhe
u shprehën falënderimet ndaj
Mitropolitit Porfir për mikpritjen
bujare, si dhe ndaj Kishave e
Primatëve që iu përgjigjën poziti-
visht ftesës së organizatorëve.
Takimi i radhës u vendos që të
zhvillohet në Shkollën Theologjike
“Joan Damaskinoi” Balamand –
Liban, me shpresën dhe lutjen ndaj
Zotit që të mbretërojë paqja në Siri,
Irak e kudo tjetër.
Arkim. Kozma Sovjani

6