EmailFacebookKontakt

Nga Urtësia e Etërve të Kishës: Si të sillemi përpara vështirësive

1. Çdo herë të jeni gati për vështirësi dhe, kur vjen,
ta pranoni si një vizitor të mirëpritur.
2. Kur ndodh diçka e kundërt me vullnetin tuaj,
diçka që ju shkakton hidhërim dhe trazirë, të për-
qendroheni brenda shpirtit tuaj dhe të përpiqeni me të
gjithë fuqinë me anë të lutjes, që të mos lindin ndjenja
të këqija dhe zemërimi. Nëse nuk ia lejoni vetes ndjenja
të tilla, atëherë të gjitha do të përfundojnë mirë. Nëse
përsëri lind një ndjenjë dobësie përbrenda jush, atë-
herë, të paktën, të mos e thoni në të tjerë dhe të mos
bëni gjë derisa të ikë kjo ndjesi. Nëse është e pamu-
ndur, në fund fare, të mos flasim ose të mos ndër-
marrim ndonjë veprim, atëherë bindiuni jo ndjenjave
Nga Urtësia e Etërve të Kishës
Si të sillemi përpara vështirësive
tuaja, por vullnetit të Perëndisë. Silluni me butësi, qetësi
dhe frikë Perëndie.
3. Mos pritni dhe mos u lodhni kot që të ndalojnë
vështirësitë. Përkundrazi, përgatiteni veten që t’i mbani
ato deri në vdekje. Mos e harroni këtë! Është shumë
e rëndësishme. Nëse nuk pozicionoheni kështu përpara
vështirësive, durimi s’do të jetë i fortë në zemrat tuaja.
4. Ata që ju godasin, t’i korrigjoni me dashurinë
tuaj, dhe duke mos e mbajtur në zemër të ligën. Me
fjalët, sjelljen, madje edhe me vështrimin tuaj, të tregoni
se pavarësisht nga gjërat që ju bëjnë, vazhdoni t’i do-
ni. Dhe sigurisht, mos u përmendni kurrë se sa shumë
padrejtësi ju bënë juve.

8