Kujtojmë:
Në Kreshmë nuk hahet mish,
nënproduktet e tij, veza dhe bul-
metrat.
Lejohen peshku, frutat e detit,
perimet, vaji dhe frutat. Peshku
lejohet deri në datën 17 dhjetor.
Peshku, vaji e vera nuk lejohen të
mërkurave dhe të premteve.
Nga data 17 deri më 24 dhjetor,
kreshma bëhet më e fortë, ku pe-
shku nuk lejohet dhe vera e vaji
lejohen vetëm të shtunave dhe të
dielave.
* * *
– Kalendari ynë kishtar është
hartuar në mënyrë të tillë që të na
drejtojë me zell në rrugën e duhur
në jetën tonë shpirtërore. Në të ka
shumë ditë kreshmimi, të cilat na
përgatisin për ditët e festave.
– Gjithashtu është e këshillu-
eshme që çdo i krishterë ortho-
dhoks të këshillohet me atin shpir-
tëror (priftin ku rrëfehemi) për sa i
përket nevojave personale për të
kreshmuar.
– Ka mënyra të ndryshme kre-
shmimi që varen nga udhëzimi i atit
shpirtëror.
– Gjatë gjithë kreshmës, Kisha
rekomandon pakësimin e sasisë së
ushqimit që konsumojmë çdo vakt
dhe të mos hahet ndërmjet vakte-
ve. Disa kanone dhe Etërit e Kishës
rekomandojnë, për ata që mun-
den, të hanë vetëm një vakt në ditë.
– Të kreshmojmë (të mos ha-
më) disa ushqime dhe pije që na
pëlqejnë më shumë (ëmbëlsira,
alkool) dhe për disa zakone (të pi-
rit duhan, pakësimi i të parit tele-
vizor etj.).
– Të bisedojmë me atin shpir-
tëror dhe të marrim bekimin e tij
për arsye shëndetësore (si gratë
shtatzëna dhe raste të tjera të ve-
çanta).