EmailFacebookKontakt

Kreshma e Krishtlindjes

Për të gjithë besimtarët e kri-
shterë orthodhoksë më 15 nëntor
ka filluar periudha e përgatitjes për
festën e madhe dhe shumë të rëndë-
sishme të Krishtlindjes. Kjo është
një prej periudhave kreshmore që
Kisha ka vendosur si kohë përgati-
tore për të pritur denjësisht festat
e mëdha. Kreshma e Krishtlindjes
është kreshmë e gëzueshme, sepse
edhe vetë ngjarja, Lindja e Krishtit,
e cila kremtohet më 25 dhjetor, solli
gëzim shumë të madh (Matth. 2:10).
Gjatë kësaj periudhe të përcaktuar
nga Kisha, ne përgatitemi me kre-
shmë dhe paralelisht përjetojmë të
gjithë himnologjinë e po kësaj periu-
dhe, në mënyrë që të jetojmë ngja-
rjen e madhe të Ardhjes së Perë-
ndisë në tokë.
Kreshma është bashkëpunim i
pjesës materiale të trupit tonë në
adhurimin e Perëndisë së gjallë.
Duke kreshmuar me disa ushqime
dhe, nga ana tjetër, duke kreshmuar
nga mëkatet, ndihmojmë të gjithë
njeriun trup e shpirt të afrohet e të
adhurojë Perëndinë. Çdo e kremte,
çdo festë kishtare nuk është një
paraqitje e thjeshtë, e jashtme e disa
ngjarjeve të kaluara, se në çdo të
kremte ne rijetojmë personalisht ato
ngjarje sikur të ndodhin sot. Kështu,
gjatë periudhës së Kreshmës, njeriu
parapërgatitet për të pranuar Shpë-
timtarin Krisht që do të lindë në
grazhd.
Kreshma është biblike. Kre-
shma na është dhënë nga Vetë Kri-
shti, i Cili para se të fillonte veprën
shpëtimtare në tokë, pas pagëzimit
të Tij, qëndroi në shkretëtirë 40 ditë,
duke mbajtur kreshmë (Matth.
4:1-11). Kreshma nuk është gjetje
e fantazisë sonë, por është një më-
nyrë me anën e së cilës njeriu pas-
trohet dhe përpiqet t’i dhurojë diçka
Perëndisë dhe kjo kreshmë është
përmendur që në Dhiatën e Vjetër.
Këtë traditë e vazhdoi dhe e bëri
me shembullin e Tij edhe Vetë Zoti,
siç edhe është përmendur.
Në këtë mënyrë edhe ne para-
përgatitemi për ardhjen e Perëndisë
në tokë me kreshmë 40-ditore. Në
këtë kreshmë ne privohemi nga
prodhimet blegtorale (mish, vezë,
qumësht, djathë, gjalpë etj.) dhe
paralelisht me këto përpiqemi të
bëjmë edhe një reflektim për jetën
dhe veten tonë, duke mos e shndë-
rruar kreshmën në një dietë dhe në
“poza”, por në një shqyrtim të vër-

Kreshma e Krishtlindjes
tetë e të thellë pendimi të vetes dhe
të gjendjes sonë mëkatare.
Kreshma është mjet, jo qëllim!
Kreshma na ndihmon dhe na krijon
atmosferën për lartësimin shpirtë-
ror. Besimtarët gjatë kësaj periu-
dhe urojnë njëri-tjetrin: “Kreshmë
të mbara dhe të gëzuara!”
Le të përpiqemi, pra, të gjithë,
sa mundemi, të përgatisim grazhdin
e zemrës sonë, që të lindet brenda
saj Krishti foshnjë, Shpëtimtari i
botës!
Le t’i lutemi Zotit me fjalët e
një prej uratave të Shërbesës së
Kungimit: “…dhe siç denjove të
shtrihesh në shpellë dhe në grazhd
të kafshëve, denjo të hysh edhe në
grazhdin e shpirtit tim të paarsye-
shëm dhe të trupit tim të njollosur.”
Krishtlindje të bekuara!
Sonila (Dedja) Rëmbeci

6