EmailFacebookKontakt

Mbledhje historike e Kishave të Krishtera nga 65 vende të ndryshme të Botës

Nga 2-4 nëntor 2015, në
Tiranë u zhvillua Konsultimi i
parë Ndërkombëtar për temën
“Diskriminim, Persekutim,
Martirizim” dhe pasojat e tyre
te të krishterët në mbarë bo-
tën. Në takim morën pjesë mbi
150 pjesëmarrës, nga 65 shtete,
nga të 6 kontinentet, të gjithë
liderë të krishterë në kishat e
tyre, përfaqësues të të gjitha
rrymave të Krishterimit botë-
ror, ku përfshiheshin Ortho-
dhoksët, Katolikët, Evangjeli-
stët dhe Pentekostalët.
Veprimtaria, e organizuar nga
Forumi i Krishterë Botëror, i zhvilloi
punimet në sallën e madhe në mje-
diset e Qendrës Kulturore të Kate-
drales Orthodhokse “Ngjallja e Kri-
shtit”. Shqipëria u zgjodh si vend
për zhvillimin e Konferencës, për
shkak të përvojës historike të
persekutimit të të dyja feve, Mysli-
mane dhe të Krishterë, gjatë komu-
nizmit dhe dëshirës që ka në shoqë-
rinë shqiptare për bashkëjetesë
paqësore ndërfetare.
Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë, Kisha Katolike në
Shqipëri dhe Aleanca Ungjillore e
Shqipërisë ishin të gjitha të përfshira
në planifikimin, organizimin dhe
mbarëvajtjen e Konferencës.
Organizatorët ishin vazhdimisht në
kontakt dhe me organet më të larta
shtetërore.
Konferenca nuk ishte drejtuar
kundër ndonjë feje tjetër apo auto-
riteti. Përkundrazi, ajo u përpoq të
nxiste komunitetet, organizatat dhe
kishat që të vepronin me dashuri,
tolerancë dhe drejtësi për çështjet
që prekin shumë njerëz në rrethana
të ndryshme globale.
Veprimtaria u hap më 2 nëntor,
me fjalimet e mirëseardhjes nga
Kryepiskopi Anastas, nga Sekretari
i Konferencës Ipeshkvnore të
Shqipërisë, Mons. George Frendo,
nga Sekretari i Global Christian
Forum, rev. Larry Miller, Sekretari
i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të
Kishave, Rev. Fr. Olav Fykse Tveit,
nga Kardinali Kurt Koch, Presidenti
i Këshillit Papnor për Promovimin
e Unitetit të Krishterë (i cili lexoi
edhe një mesazh të Papa Fran-
ceskut) etj.
Themeluesi i Fondacionit
Sant’Egidio, Prof. Dr. Andrea
Rikardi mbajti një nga dy fjalimet
kyç të veprimtarisë, duke u ndalur
në trajtimin historik të synimit të
Konsultimit, me temë “Diskriminim,
persekutim dhe martirizim në she-
kullin e 21-të”. Kryepiskopi i Tira-
nës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipëri-
së, Prof. Dr. Anastasi, mbajti temën
e dytë kyç të aktivitetit, që ishte e
përqendruar në aspektin theologjik
të temës: “Perspektiva Biblike dhe
Theologjike”. Fortlumturia e Tij the-
ksoi ndër të tjera se “Një problem
tjetër më i përgjithshëm, për të cilin
duhet punuar në mënyrë konstante,
është marrëdhënia e ngushtë midis
paqes globale, drejtësisë dhe zhvi-
llimit. Varfëria mbetet lloji më i keq
i shtypjes. Në shekullin e 21-të ne
duhet të kultivojmë më shumë dhe
të forcojmë solidaritetin e gjithë të
Krishterëve…”.
Konsultimi pati edhe mjaft
diskutime për temat dhe takime në
grupe pune dhe në fund të sean-
cave të ditës së tretë u aprovua një
Mesazh final, në të cilin u përfshinë
shumë nga pikat e shtruara në fja-
lën e Kryepiskopit, prof. Dr. Ana-
stasit. Mesazhi u bën thirrje gjithë
qeverive dhe Kishave të botës që
të “respektojnë dhe mbrojnë lirinë
e besimit”, si një e drejtë themelore
e njeriut. Liderët e Kishave i bëjnë
apel qeverive dhe organizatave
ndërkombëtare që të ndërmarrin
masa për të “respektuar dhe mbroj-
tur të krishterët dhe gjithë njerëzit
e tjerë me vullnet të mirë nga kër-
cënimet e dhunës së ushtruar në
emër të fesë”. Gjithashtu, i bëhet
apel kishave dhe besimtarëve të rri-
sin solidaritetin dhe bashkëpunimin,
për të ndihmuar njëri-tjetrin, për të
përballuar këto sfida. Ndër të tjera,
në Mesazh u pohua se: “më 1967
Shqipëria u deklarua në Kushtetutë
si shtet ateist, dhe sot aty kishat po
zhvillohen e përparojnë në një ku-
adër lirie fetare, pavarësisht se disa
diskriminime mbeten ende”.
Në mbyllje, mbrëmjen e dt. 4
nëntor, pjesëmarrësit morën pjesë
në pritjen e organizuar në Pallatin
e Brigadave nga Presidenti i Repu-
blikës, Z. Bujar Nishani
Edhe në datën 5 nëntor, për
pjesëmarrësit që nuk ishin larguar
ende, u zhvilluan vizita në kishat e
ndryshme të krishtera, në qytetin e
Durrësit, në Manastirin e Shën
Vlashit etj.
Tiranë, 6 nëntor 2015
(Informacion i bazuar në
Njoftimin e Shtypit të lëshuar nga
“Forumi i Krishterë Botëror”,
pas mbarimit të veprimtarisë.)
2-4 nëntor 2015, salla e Qendrës Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”
Mbledhje historike e Kishave të Krishtera
nga 65 vende të ndryshme të Botës

8