Çdo vit Çmimet “Giuseppe
Sciacca” ofrojnë diploma për
merita, akorduar personave që ja-
në dalluar në profesionin e tyre.
Mes tyre, u nderua edhe piktori
ikonograf Kristos Papanikolau,
nga Greqia, i cili ka krijuar tekni-
kën e “dritëhijes vijëzuese në mo-
nokromi”, një risi në pikturën kish-
tare bizantine. Ai ka realizuar ve-
pra të rëndësishme ikonografi-ke,
si dekorimi i Attikon në Athinë,
në kompleksin më të madh spita-
lor të Greqisë etj.
Ai kontribuon prej vitesh edhe
në vendin tonë, ku është dalluar
veçanërisht për pikturën murale
të paraklisit “Lindja e Krishtit”,
pjesë e kompleksit të ri të Kate-
drales Orthodhokse “Ngjallja e
Krishtit”. Z. Papanikolau tha se
Çmimin ia dedikonte Kryepiskopit
Anastas, pa vizionin dhe mbështe-
tjen e të cilit kjo vepër do ishte e
pamundur.