– Më 7 nëntor 2015, në orën
17:30, u zhvillua ceremonia zyrta-
re e dorëzimit të Çmimeve Ndër-
kombëtare “Giuseppe Sciacca”,
në Aula Magna të Universitetit
Pontifik Urbaniana, në qytetin e
Vatikanit. Kryepiskopi Anastas
ishte një nga personalitetet e nde-
ruara me këtë vlerësim të lartë. –
Dorëzimi u bë në një sallë të
mbushur plot e përplot, në prani të
autoriteteve të larta kishtare, ku da-
lloheshin kardinalët Dario Kastri-
llon Hoyos, George Pell e Raffaele
Farina, të përfaqësuesve të lartë
politikë, të magjistraturës, të For-
cave të Armatosura, të intelektu-
alëve e artistëve të njohur etj. Kish-
te edhe një pjesëmarrje të gjerë të
mediave vendase e ndërkombëtare.
Vatikan – Kryepiskopit Anastas
i jepet Çmimi “Giuseppe Sciacca”
(Vijon në faqen 2)
Vatikan – Kryepiskopit Anastas
i jepet Çmimi “Giuseppe Sciacca”
(Vijon nga faqja 1)
Një nga Çmimet kryesore iu
dorëzua Kryepiskopit të Tiranës,
Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë,
Prof. Dr. Anastasit “Për Aktivitet
hierapostolik, Solidaritet social dhe
Humanizëm”, duke vlerësuar veprën
e jashtëzakonshme dhe rrezatuese
të Tij gjatë gjithë jetës dhe kudo ku
ka shërbyer, duke veçuar veprën e
tij si teolog dhe historian i feve, ve-
prën e madhe sociale në ndihmë të
më të privuarve, 10 vitet e shërbimit
(Informacioni u bazua mbi njof-
timet për shtyp të lëshuara nga fon-
dacioni që akordon Çmimin “Giuse-
ppe Sciacca”, www. premioscia-
cca.it)
në Afrikë dhe veprën e jashtëzakon-
shme për ringritjen nga gërmadhat
të Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë. Mes duartrokitjeve
të ngrohta të të pranishmëve,
Presidentit i Çmimit, Prof. Rev.
Bruno Lima i dorëzoi Kryepsikopit
Anastas statujën e kristaltë. Më
pas, Kryepsikopi bëri një falë-
nderim të shkurtër, që u shoqërua
me duartrokitje të gjata e të nxehta.
Çmimi ndërkombëtar “Giuseppe
Siacca” (www.premiosciacca.it),
është nën përkujdesjen e Presiden-
cës së Republikës Italiane, të mini-
strive italiane, të komiteteve olim-
pike kombëtare, të universiteteve
etj. dhe është një prej institucioneve
më të mëdha në shkallë botërore.
President Nderi i Çmimit është
kardinali Dario Castrillon Hoyos
dhe President prof. Rev. Bruno Li-
ma, klerik e intelektual i njohur, që
është edhe themeluesi i tij. Krye-
tar i Komisionit të Vlerësimit është
gjykatësi dhe Presidenti i nderit i
Këshillit të Shtetit, Xhuzeppe
Santanielo dhe Sekretare e Për-
gjithshme, arkeologia dhe specia-
listja e çështjeve të komunikimit,
prof. Bafataki. Është themeluar
para 14 vjetësh, në kujtim të Giu-
seppe Sciacca, studenti 26-vjeçar i
arkitekturës, shembull i moralit dhe
i kontributit në shoqëri.