Çdo zonë orthodhokse mban në
gjirin e saj Krishtin dhe bëhet kështu
grazhd i Krishtit. Ndaj, vendet e
adhurimit të orthodhoksëve nuk
janë garazhe, sikundër në mënyrë
fyese u tentua të karakterizohet ki-
sha në Dhërmi, përkundrazi janë
vende të shenjta dhe shenjtërohen,
sepse aty kryhet Misteri i mistere-
ve, Liturgjia Hyjnore. Dhe në Litur-
gji lind, flijohet dhe ngjallet Biri dhe
Fjala e Perëndisë, i Cili e ofron
veten e Tij shpërblim për shumë
veta (Matth. 14:24). Aty kungohen
esencialisht me Trupin dhe Gjakun
e Krishtit, besimtarët, të cilët afro-
hen me frikë Perëndie, besë dhe
dashuri. Afrohen në heshtje, njëri
pas tjetrit, si një tufë engjëjsh të gat-
shëm për të fluturuar në “atdheun
e tyre që ndodhet lart në qiell…”
(Heb. 12:22). Nuk e këmbejnë me
asgjë tjetër këtë moment. Të gjitha
i japin, të gjitha i dorëzojnë, përveç
këtij misteri, sepse ky është Misteri
i përjetësisë. Është ai mister që sado
të përndiqet, kurrë nuk do të pusho-
jë së kryeri.
Dikur, në kohë përndjekjesh të
mëdha, fuqitë e pushteteve të kësaj
bote kujtuan se e fituan. Po a mund
të fitohet mbi Kishën e Krishtit?
Përkundrazi, Misteri i Liturgjisë
Hyjnore u krye më tepër. Ku? Trupi
i klerikëve të përulur u kthye në
Tryezë të Shenjtë, në Grazhd dhe
Varr të Krishtit. Katakombet e errë-
ta e të nëndheshme u ndriçuan nga
prania e të krishterëve të përndjekur,
sepse ata ecin bashkë me dritën,
pasi janë “bij të dritës” (Jn. 12:36).
E këtillë është edhe zona e
Himarës, treva që “ia ka bota
sevdanë”, me histori të lavdishme,
që lidhet me besimin orthodhoks
ashtu sikundër mishi me thoin. Për-
mes Orthodhoksisë merr kuptim e
rigjallërohet vazhdimisht historia
dhe përditshmëria e banorëve të
saj. Orthodhoksia është zemra e
këtij vendi. Dallgët e detit, malet e
ashpra, pyjet, përrenjtë e rrëmbyer,
lulet dhe thëllëzat e shkrepave,
fyelli i bariut dhe blegërima e
deleve, e thërrasin se jetojnë e ma-
rrin kuptim në Orthodhoksi. Thua
Në Dhërmi nuk u godit një garazh,
por shpirti i orthodhoksëve
Joan Merkuri,
prift në Himarë
se Zoti e krijoi këtë vend për t’u
prehur aty. Dhe kaq shumë i frymë-
zoi njerëzit Orthodhoksia, sa e dësh-
mojnë manastiret e bekuara, kishat
e panumërta, parakliset gjithashtu
dhe në majat e shkrepat e maleve.
Kur Zoti Jisu Krisht hyri trium-
falisht në Jerusalem, populli dhe
fëmijët thërrisnin: “Hosana! I
bekuar është ai që vjen në emrin e
Zotit” (Jn. 12:13). Kjo nuk u pëlqeu
farisenjve dhe mësuesve të ligjit,
pasi ishin hipokritë dhe zemërgurë.
Nuk donin ta pranonin të vërtetën
duke i thënë Jisuit: Thuaju të pu-
shojnë. Dhe Ai iu përgjigj atyre:
“Në pushofshin këta, gurët do të
thërresin” (Lluk. 19:40).
E pra, kush nuk beson se Hi-
mara është orthodhokse, le të pyesë
gurët dhe ata kanë për të dhënë
dëshminë e tyre. Janë ata gurë që
dëshmojnë, se me ta janë ndërtuar
kishat dhe manastiret. Flasin ato
afreske të mrekullueshme shenjto-
rësh të pikturuara nga duar bu-
rrash shpresëtarë, të atyre ikono-
grafëve që shpëtuan besën jo me bo-
jën, por me lotët e lutjes dhe të kre-
shmës së tyre, që kaq shumë i pris-
nin ikonat e Zotit tonë Jisu Krisht
dhe të së Tërëshenjtës sonë Mari.
Dëshmojnë edhe gurët e
rrugëve e të sokakëve në të cilët
shkelën këmbët e hierapostujve të
Orthodhoksisë, qysh nga themelimi
i Kishës e deri te shën Kozmai i
Etolisë, i cili i frymëzoi për ndërtimin
e kishave, por edhe të shkollave, për
të ndërtuar kishën në zemrën e be-
simtarëve, duke u dhënë atyre mbë-
shtetjen për të mbrojtur besën or-
thodhokse si margaritarin më të
shtrenjtë. Edhe sot thërret hiero-
dëshmori aty, pranë një kryqi: “Çdo
gjë jepeni, vetëm Zotin Jisu Krisht
mos e braktisni, sepse askush nuk
mundet t’jua marrë, në qoftë se ju
nuk doni”. Besimtarët himarjotë e
kanë në zemër shën Kozmain dhe
në mendje predikimin e tij, ndaj dhe
në raste të shumta thonë: “Kështu
ka thënur shën Kozmai”. Të mos
harrojmë që shën Kozmai veproi
nën pushtimin otoman, i cili kurrë
nuk arriti të konvertonte himarjotët.
Dhe ngjarjet historike të reziste-
ncës për besën Orthodhokse janë
fiksuar në këngë dhe legjenda.
Sado të mundohen për të
kundërtën, në këtë vend çdo gjë
dëshmon Orthodhoksinë!
Dhe në ditët e sotme e dëshmoj-
në në ato treva Orthodhoksinë,
gurët ku shkeli ati dhe kryebariu ynë,
Kryepiskopi Anastas, i cili na
konfirmoi edhe një herë, se “ato
që janë të pamundura për njerëzit,
janë të mundura për Perëndinë”.
(Matth. 19:26). Në rrënojat që shkak-
toi persekutimi ateist, Kryepiskopi
Anastas, me hirin e Zotit Jisu Krisht,
ngriti në piedestalin më të lartë
Kishën e shenjtë. Solli dritën e
Krishtit, mbjell paqen, forcon besën
dhe shpresën. Me dashurinë e
Krishtit u përkujdes dhe përkujdeset
për të gjithë njerëzit me veprën e
madhe humane, e cila nuk ka nevojë
të përshkruhet në hollësitë e saj,
pasi flet vetë dhe dëshmon.