EmailFacebookKontakt

“Misionarizmi” papnor në Himarë

(vijon në faqen 10)
Depërtimi papnor
sprapset
Depërtimin kërcënues të papi-
zmit do ta përballojë me koordinim
e me sukses mitropoliti i Janinës,
Kalinikosi, dhe episkopi i Himarës
Serafimi. Nga ana e Patriarkanës
(në Fron në atë periudhë ishte Dhio-
nisi i 3-të), riorganizohet episkopata
e Himarës dhe sanksionohet më
1664 e drejta territoriale e saj në të
gjitha fshatrat stavropigjiake (epis-
kopata ishte e varfër, saqë edhe
për nevojat jetësore të episkopit nuk
ia dilte, ndaj iu bashkuan asaj fsha-
tra stavropigjiake që ndodheshin në
brendësi të Dhivrit dhe Mesopota-
mit). Madje, nga 16-6-1662,
Mitropoliti i Janinës dhe Episkopi i
Himarës së bashku kanë lëshuar
Letër ndaj Orthodhoksëve të tre-
vës së Himarës, me të cilën në fakt
mallkoheshin misionarët dhe gjithë
sa bashkëpunonin me ta.
…Më 1668 – 1669 fshatrat e
Himarës i goditi një murtajë e tmerr-
shme, sikundër na vë në dijeni
raporti i Stanillës: Në Palasë, dy
milje larg Dhërmiut, të gjithë
banorët të tmerruar nga murta-
ja, vendosën të braktisin fshatin
për të shpëtuar nga e keqja. Në
Dhërmi i nxitëm banorët të bëjnë
një mbledhje të përgjithshme, e
cila edhe u bë. Pastaj iu lutën
Shën Athanasit (mbrojtës kundër
murtajës) që t’i shpëtojë ata dhe
se do t’i ngrenë kishë, sikundër
edhe u bë. Si kaloi e keqja, dri-
madhjotët e ndërtuan kishën e
Shën Athanasit. Stanilla dëshmon
gjithashtu se shumë myslimanë, du-
ke parë adhurimin dhe besën e ba-
norëve, vendosën të pagëzohen!
Ndërkaq misionarët shfryjnë
dufe kundër Mitropolitit të Janinës
dhe Episkopit të Himarës, predikimi
i të cilëve i orienton himarjotët që
t’u mbyllin portat atyre nga Perën-
dimi. “Shkishërimi që kërcënoi
Serafimi, kishte më shumë fuqi sesa
ne prisnim” do të pohojë Stanilla.
Pavarësisht nga persekutimi dhe
neveria, misionarët ngulin këmbë.
Kamili çel në Himarë shkollë dhe
shumë të rinj nga e gjithë zona,
akoma edhe nga Saranda vinin në
shkollë. Dhërmiasit me në krye
Vllasi Qelko dhe Vunjotas e
dëbojnë Stanillën, ndërsa në
maj 1672 largohet për në Itali
Kamili. Dhimojerondët e Himarës
me një letër të tyre (që e firmosin
protopapai Nikola, ekzarku Ilia Ale-
ksi dhe jerondi Jorji Koka), për
kardinalët e Kuvendit të Shenjtë të
Propagandës kërkojnë që ai të
zëvendësohet me dërgimin e një
mësuesi të ri. Stanilla do të tërhiqet
nga Propaganda më 1685. Në ra-
portin e tij të gjatë dhe të argu-
mentuar, propozon ndërprerjen e
misionit si jorezultativ…
Nga viti 1693 fillon faza e tretë
e Misionarizmit (do të zgjasë deri
më 1763) pas periudhave të dë-
shtuara të Rodhinos dhe Stanillës.
Kësaj radhe në krye do të jetë Nilo
Katalano dhe Filloteo Zasi. Genadi,
episkop i Himarës e i Delvinës
shpall shkishërim të ri (1712), ndër-
sa më 1715 vijnë misionarë të rinj,
Bazilio Matranga dhe Xhuzepe
Skivo. Më 1733 kalon një misionar
shërmias, i diplomuar i Kolegjit, Joan
Strati, që pas pak kohe do të prefe-
rojë të rreshtohet në trupat merce-
nare të Napolit. Më 1740 Himara
revoltohet përsëri dhe në vitin pas-
ardhës pret sulmin total të turqve.
Shumë prej tyre largohen në male
ose në Itali dhe mes tyre, fëmijë në
atë kohë, Gjenerali i mëvonshëm
dhe kryeministër i Mbretërisë së Dy
Sicilive, Dhimitër Leka.
Më 1751 mbërrijnë korfuzasi
Silvestro Slladi (që meshon pas
shumë kohësh, sepse kisha e Hima-
rës nuk kishte prift) dhe kefallonita-
si Francisko Kullumbi, që rithe-
melon shkollën e Dhërmiut. Më 26-
6-1754 paria e dukatasve dërgon
një letër – thirrje “Kuvendit të
shenjtë” që përbën një dokument
të rrallë gjuhësor e historik, ngaqë
dëshmon për origjinën e krishterë
të dukatasve dhe sesi gjysma e tyre
ishin islamizuar: Ky vend këtu, ku
njëherë ishin të gjithë të
krishterë, dhe që të mos ketë prift
edhe mësues me shkollë u
turqizua gjysma dhe rrezikon të
turqepset edhe pjesa tjetër…
Ajo i drejtohej misionarit të
përndershëm Kullumbi, që nga
fundi i jetës së tij u rikthye në
Kishën Orthodhokse , sipas një
reference të Slladit, që i drejtohej
Propagandës.
..Ndërkaq, orientimet e reja nga
mesi i shekullit të 18-të drejt Rusisë
homodokse (të të njëjtit besim), fuqi
në ngritje europiane pas reformave
të Petrit të Madh (1689-1725), i
dhanë fund përfundimtar mundësi-
ve të aktivitetit prozelitist të perën-
dimorëve në zonat orthodhokse.
Revoltat e viteve 1685, 1690, 1716
(një vit më parë shumë himarjotë
ishin në mbrojtjen e Korfuzit) dhe
të vitit 1740, theksuan ndërgjegjë-
simin se nga Perëndimi kurrë nuk
kishte për të ardhur ndihmë reale.
Misionarët papnorë kishin dështuar,
por katolicizmi kurrë nuk ka për të
pranuar disfatën e tij në Ballkan.
Një misionar rrëfehet
Thoma Papadhopulli, në për-
kthim, na sjell të plotë raportin e mi-
sionarit Silvestro Slladi, që u dis-
kutua në konferencën e kardinalëve
në shtator 1790. Slladhi nuk reko-
mandon, sikundër në raportet e
mëparshme, ndërprerjen e misionit
ndonëse edhe “pavarësisht har-
xhimeve të mëdha asnjë fitim
(siç) nuk voli” për dyqind vjet
me radhë, por një tjetër taktikë,
“ofrimin e dhuratave të botës se-
“MISIONARIZMI” PAPNOR NË HIMARË
Fragment ga libri i historianit Kostas Haxiantoniu
“…Mes himarjotëve nuk është as edhe një katolik. Që
të gjithë janë skizmatikë, armiq të papës dhe persekutorë
të mi të pamëshirshëm”.
Në çdo shtëpi, para se të bien në gjumë, psalin himne
ndaj së Tërëshenjtës. Liturgjia kryhet përditë me lindjen
e diellit, por të gjithë priftërinjtë në të gjitha kishat ia
nisin në po të njëjtën orë. Ndiqet tipikoja helenike.

“MISIONARIZMI” PAPNOR NË HIMARË
sa dhurata spirituale”, në mënyrë
që himarjotët të largohen më lehtë
nga “skizma”. Misionarët,- shkruan
ai, kanë për të përballuar një po-
pull që nuk nënshtrohet në asnjë
ligj dhe që vepron sipas vullnetit
të tij. I lirë dhe sovran i vetes së
vet, nuk toleron asnjë afend që
synon ta kontrollojë. Misionarët,
shton më tej, u shtronin dreka
krerëve lokalë për t’u dhënë aty-
re mbrojtje nga reagimi i popullit
dhe episkopëve.
Slladhi propozon mënyra të një
organizimi më të mirë të misiona-
rizmit dhe mashtrimit të himarjo-
tëve, të cilët i karakterizon “popull
arkaik dhe tejet të varfër” dhe
prandaj edhe më të kollajtë për
prozelitizëm. I propozon Selisë së
Shenjtë të shpërndajë dhurata,
ofiqe, rroga dhe nderime në mëny-
rë që himarjotët “ skizmatikë dhe
të ashpër” të mos reagojnë ndaj
misionarizmit dhe kujton taktikat e
venecianëve në Korfuz, që u pagu-
anin rroga 250 himarjotëve të shquar.
Slladhi konsideron si pengesën
kryesore mbërritjen në krye të dy
viteve të Episkopit Orthodhoks (për
grumbullimin e kontributeve të san-
ksionuara), si edhe vizitat verore të
murgjve.
Pavarësisht nga indiferenca e
paaftësisë së shumë episkopëve
(përjashtim bën këtu Manasis,
1682-1695 dhe Grigori, 1730, që
themeluan shumë shkolla në zonë),
himarjotët do të mbeten besimtarë
orthodhoksë, në atë farë mase sa
Slladhi arrin të shkruajë se “janë
tej e përtej të zhytur në trillet fe-
tare të Helenëve”. Ia vlen të lexoj-
më një fragment të gjatë të këtij ra-
porti, që konfirmon ndjenjat e pa-
nënshtruara orthodhokse…
…Priftërinjtë e tyre jetojnë
thuajse si laikët. Kultivojnë edhe
ata tokën për të jetuar dhe
marrin pjesë në luftë me armë.
Gratë nuk japin pajë për t’u
martuar. I blejnë nga i vjehrri(…)
Njerëzit e Bregut flasin greqi-
shten e re dhe shqip, më në the-
llësi shqip. Liturgjitë e tyre kry-
hen në greqishten e vjetër. Ru-
ajnë me skolasticitet katër kre-
shmët e mëdha të vitit. Ata në
malësi, ngaqë në të kremten e
Petros dhe Pavllos nuk gjejnë
peshq, konsumojnë bulmet. Në
çdo shtëpi para se të bien në gju-
më psalin himne ndaj së Tërë-
shenjtës. Liturgjia kryhet përditë
me lindjen e diellit, por të gjithë
priftërinjtë në të gjitha kishat ia
nisin në po të njëjtën orë dhe
kështu ndodh që shumë prej ba-
norëve humbasin Liturgjinë.
Ndiqet tipikoja helenike. Në ven-
det e larta, ngaqë nuk ka priftë-
rinj të mjaftueshëm, shumë prej
banorëve janë islamizuar. ..
.. Me banorët e trevave malore
nuk bëhet asgjë, sepse askush
nuk gjendet që tu mësojë atyre.
Mes himarjotëve nuk është as
edhe një katolik . Që të gjithë
janë skizmatikë, armiq të papës
dhe persekutorë të mi të
pamëshirshëm.
Fraza e fundit e Slladhit është
apokaliptike. Pavarësisht pritjes
miqësore të shumë misionarëve,
pavarësisht lutjeve të përbashkëta
dhe bashkëmeshimit, pavarësisht
pjesëmarrjes në misteret katolike
dhe pranimit qoftë të primatit të
papës dhe dogmave të tjera
(Vijon nga faqja 9) katolike (sikundër në raport thuhet),
himarjotët i mbetën besnikë tra-
ditës atërore në jetën e tyre të
përditshme dhe në doke, duke
ekspozuar madje diferencat inter-
pretuese të dogmës së përbashkët.
Helenët, vijon Slladi, duke dashur
që të diferencohen, i dhanë rëndësi
kaq të madhe interpretimit të ndry-
shëm saqë “hollësi jothemelore u
shndërruan në parime themeltare
të besës së tyre”. Himarjotët “janë
me aq ngulm të lidhur me ato sa
predikojnë, saqë urrejnë për vde-
kje dhe neveriten me këdo që ka
mendim të kundërt me ta, të cilit
i presin përshëndetjen dhe refu-
zojnë çfarëdo komunikimi me të”.
Slladi i referohet gjithashtu edhe
respektit të veçantë që kanë për
kujtimin e shën Grigor Pallamait
(që në Perëndim e konsiderojnë si
heretik), për të konkluduar se hi-
marjotët… nuk janë thjesht
skizmatikë, por edhe heretikë.
Slladhi na tregon një ndodhi, të
rëndësishme për të kuptuar
marrëdhënien misionarë – hima-
rjotë. Paria, thotë, i kërkuan ndere,
të holla dhe tituj. I garantova se
ndere edhe para do të kishin për
t’u kënaqur, nëse paraprakisht
do të tregonin shenja të besës së
tyre në katolicizëm. Ata m’u për-
gjigjën se janë Orthodhoksë dhe
se i binden vetëm Patriarkut të
tyre në Konstandinopojë. Për
ndërrimin e dogmës së tyre nuk
u bisedua aspak… Mes tyre nuk
vura re as edhe një që të dispo-
nohet për t’u bërë katolik. Përku-
ndrazi, kuptova madje se talle-
shin në kurriz të Romës, se gjoja
e përqeshin pa u diktuar nga ajo
anë… Nuk po gjeja shtëpi që të
pranonte të më strehonte, as edhe
kishë për të meshuar.
Slladhi, pasi rrëfehet se shpesh
u keqtrajtua, kur po përpiqej të kthe-
nte himarjotët, denoncon ata misio-
narë që dërgojnë raporte, duke shkruar
se ata u bënë katolikë, se kanë ma-
shtruar propagandën. Së fundmi,
propozon, shtrëngimin e himarjo-
tëve nga mbreti i Napolit me dëbi-
min e gjithë mercenarëve, nëse ata
nuk bëhen katolikë. Ndërkaq Vati-
kani, i dëshpëruar nga dështimi,
vendosi mbylljen e “Misionarizmit”.
“Mes tyre nuk vura re as edhe një që të disponohet
për t’u bërë katolik. Përkundrazi, kuptova madje se
talleshin në kurriz të Romës, se gjoja e përqeshin pa u
diktuar nga ajo anë… Nuk po gjeja shtëpi që të pranonte
të më strehonte, as edhe kishë për të meshuar”.

10