“I pasuri ekziston për të varfrin, i varfri
ekziston për shpëtimin e të pasurit”.
Shën Joan Gojarti
I
Statistikat rreth varfërisë sot në botë na
japin një pamje të zymtë. Rreth ½ e popullsisë
së botës – më shumë se 3 miliardë njerëz – jetojnë
me më pak se 2.5 dollarë në ditë dhe se 1.3 mi-
liardë jetojnë në varfëri ekstreme. Rreth 1 mi-
liard fëmijë jetojnë në varfëri dhe sipas UNICEF
22.000 mijë fëmijë vdesin çdo ditë nga varfëria.
805 milionë njerëz në tërë botën nuk kanë ushqim
të mjaftueshëm për të jetuar. Rreth 842.000
njerëz vdesin nga mungesa e ujit të pastër të
pijshëm, domethënë 2300 njerëz në ditë. Në vitin
2011, më shumë se 165 milionë fëmijë ishin të
pazhvilluar, si pasojë e kequshqyerjes kronike.
Hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve
po thellohet vazhdimisht. Me të vërtetë, një pa-
mje e dhimbshme dhe turpëruese për njerëzimin,
në një kohë kur resurset ushqyese të shpërdoru-
ara do të ishin të mjaftueshme për t’i ushqyer
ata. Kjo të çon në pyetjen e pashmangshme
për rolin e feve në lehtësimin e varfërisë, si edhe
përgjegjësitë individuale dhe institucionale në
përballjen e këtij problemi. Nëse në vend të shi-
frave të këtyre miliona njerëzve, në mjerim e
varfëri, vendosim fytyrat e tyre njerëzore, bëhet
e qartë se një aspekt i domosdoshëm i misionit
të Kishës së Krishtit në botë është përpjekja,
nëpërmjet veprimeve konkrete dhe lutjeve, për
të çrrënjosur varfërinë, mjerimin e padrejtësinë.
Pa dyshim, historikisht, të gjitha fetë e kanë
pasur përparësi ndihmën ndaj të varfërve e ne-
vojtarëve, si pjesë e vetë besimit të tyre. Ato
gjithmonë kanë nxitur e kanë theksuar për-
gjegjësinë personale që kemi ne të gjithë për të
ndihmuar vëllezërit tanë në varfëri. Përpara një
realiteti të tillë, fetë nuk mund të qëndrojnë indi-
ferente e apatike. Madje nuk është i mjaftue-
shëm edhe evidentimi dhe denoncimi i këtij reali-
teti. Duhet një veprim i fuqishëm dhe i vazhdue-
shëm, si në planin individual, ashtu edhe në atë
lokal e global. Historia e të Pasurit dhe lypësit
Llazar është kuptimplote. I pasuri nuk u dënua
sepse ishte i pasur, por nga mënyra se si ai e për-
Takimi Ndërkombëtar Ndërfetar “Paqja është gjithmonë e mundshme” –
Më 8 shtator, në panelin “Të varfrit sot dhe besimet”, foli Mitropoliti i Korçës Joani
TË V ARFRIT E KOHËS SË SOTME DHE FETË
(Kisha Orthodhokse dhe të varfrit)
dori, ose më mirë e keqpërdori, pasurinë e tij. Ai
u dënua pikërisht sepse ishte indiferent dhe apa-
tik ndaj vuajtjes së Llazarit. Njeriu është krijuar
jo si një individ, por si një person që jeton në një
komunitet dhe ai nuk mund ta përmbushë i vetëm
qëllimin e jetës së tij. Duke qenë pra, qenie
komunitare, ne jemi të lidhur me njëri-tjetrin dhe
jetët tona nuk mund të jenë të ndara, sepse një
jetë egocentrike shkatërron si veten e saj, ashtu
edhe të tjerët. Prandaj, është thelbësore për çdo
të krishterë që gjatë gjithë jetës së tij të mendojë,
të jetojë dhe të veprojë, jo vetëm për veten e tij,
por për të gjithë njerëzit. Sepse, vetëm duke i
ndihmuar të tjerët, ne mund të ndihmojmë rea-
lisht veten tonë. “Nga i afërmi ynë – thoshte shën
Andoni i Madh – kalon jeta dhe vdekja jonë, që
do të thotë se ne e përmbushim qenien tonë në
lidhjen dhe në raportin që ne vendosim me të
tjerët, sidomos me ata që janë në nevojë”.
Që në fillimet e saj, Kisha e hershme ishte
e përfshirë tërësisht në kujdesin ndaj të varfërve.
Në Veprat e Apostujve ne kemi dëshminë, si të
shërbesës së Kishës së Jerusalemit për të var-
frit, po ashtu edhe të ndihmës dërguar asaj nga
kishat në Azinë e V ogël dhe Maqedoni, si një
shembull i kujdesit për nevojtarët brenda komu-
nitetit të krishterë. Por të krishterët nuk kujde-
seshin vetëm për të varfrit e tyre. Ata u shërbe-
nin të sëmurëve, ushqenin të uriturit, vishnin të
zhveshurit, qofshin të krishterë ose jo. Perandori
Julian Apostati ankohej: “Këta galileas të pafe
ushqejnë jo vetëm të varfrit e tyre, por edhe ta-
nët po ashtu.” Kisha nuk e ka braktisur kurrë
këtë mision, ndonëse, si në çdo gjë të historisë
njerëzore, ka pa pasur uljet dhe ngritjet e saj.
Në konceptin social të Kishës Orthodhokse
thuhet: “Duke vazhduar në tokë shërbesën e
Krishtit, i Cili e identifikoi Veten me të varfrin
dhe nevojtarin, Kisha duhet të dalë gjithmonë
në mbrojtje të të pafuqishmëve dhe të atyre që
nuk kanë zë. Ajo duhet t’i apelojë shoqërisë për
të siguruar një ndarje të drejtë të fryteve të pu-
nës, ku të pasurit të mbështesin të varfrit, të
shëndetshmit të sëmurët, të aftët fizikisht të
paaftët. Mirëqenia shpirtërore dhe mbijetesa e
shoqërisë janë të mundura vetëm nëse përpjekja
për të siguruar jetën, shëndetin dhe mirëqenien
minimale për të gjithë qytetarët bëhet një prio-
ritet i padiskutueshëm në shpërndarjen e resur-
seve materiale”. Ne duhet të përpiqemi për t’i
nxitur të gjitha pjesët e shoqërisë, që në qendër
të politikave të tyre të kenë nevojat e pjesës më
të varfër. Ashtu siç ka thënë Mahatma Gandi
se: Madhështia e një kombi matet me mëny-
rën sesi ai i trajton anëtarët e tij më të dobët.
Raporti i Krishterimit me të varfrit, është një
raport i veçantë. Ai është një raport personal,
duke e parë ndihmën dhe kujdesin ndaj njerëzve
në nevojë si një tregues të dashurisë e dhembshu-
risë, si një tregues të vetë besimit. Me çfarë
është e ngjashme dashuria? – pyet shën Agu-
stini. Dhe përgjigjet duke thënë : Ajo ka duar
për të ndihmuar të tjerët. Ka këmbë për të
nxituar drejt të varfërve dhe nevojtarëve. Ka
sy për të parë mjerimin dhe skamjen. Ka
veshë për të dëgjuar rënkimet dhe hidhë-
rimet e njerëzve. Kjo është ajo me të cilën
është e ngjashme dashuria.
II
Krishterimi nuk lindi si një sistem politik dhe
me mekanizma ekonomiko-shoqërorë, për të
ndryshuar raportin e pabarabartë të ndarjes dhe
zotërimit të pasurisë. Kisha ka shërbyer krye-
sisht si një bari shpirtëror, sesa një reformuese
sociale, por nëpërmjet formimit shpirtëror ka
arritur të ndikojë fuqishëm në vetë formimin so-
cial, duke treguar se, pa ndryshimin shpirtëror
dhe moral të njerëzve, nuk mund të ndryshohet
as shoqëria. Shoqëria njerëzore nuk është një
mekanizëm, por një organizëm i gjallë, ku në
themel të saj është njeriu. Mësimi social i Kishës
është një thesar diturie për ndërtimin e një
shoqërie të drejtë dhe ku mund të jetohet sipas
drejtësisë edhe në kushtet dhe sfidat e shoqërisë
moderne. Sipas këtij mësimi jeta është e shenjtë
dhe dinjiteti i çdo personi është themeli i një
Hirësia e Tij, Joan Pelushi
kohen nga të krishterët për të gjitha qeniet njerë-
zore, kushdo qofshin ato. Çdo njeri, i pasur apo
i varfër duhet të ketë dhembshuri e të jetë bujar
ndaj atyre që janë në varfëri dhe nevojë. Shën
Vasili i Madh dhe shën Joan Gojarti i nxisin edhe
të varfrit që të bashkëndajnë edhe atë pak që
ata kanë me të tjerët që nuk kanë asgjë. Megji-
thatë, një bashkëndarje vullnetare e resurseve në
botën e sotme nuk mjafton. Ndërtimi i një kulture
paqeje kërkon ndryshime institucionale lokale
dhe globale dhe praktika të reja ekonomike që
adresojnë në një nivel më të thellë arsyet që
shkaktojnë varfërinë. Kërkohet një shkrirje e
kulturës së krishterë të dhembshurisë me
njohuritë që janë fituar nëpërmjet përvojës dhe
përparimit të shkencave sociale dhe ekonomike
në lidhje me burimet strukturale të varfërisë.
Si përfundim, mendoj se ne nuk jemi në pozi-
cionin për t’i sugjeruar alternativa konkrete glo-
balizimit ekonomik dhe as nuk kemi ekspertizën
për të zhvilluar politika e praktika komplekse eko-
nomike për të rregulluar ekonominë globale. Por,
ne duhet të jemi të pranishëm në jetën e përdit-
shme të shoqërisë, për të përhapur, jo vetëm me
fjalë, po me vepra dhe me shembull personal,
frymën e ngrohtë të dashurisë e dhembshurisë
ndërmjet njerëzve, për të mos e lënë shoqërinë
njerëzore të ngrijë nga era e akullt e egoizmit dhe
të fragmentohet nga indiferenca e apatia. Gjitha-
shtu, duhet të jemi gjithmonë të gatshëm e kriju-
es për të punuar brenda proceseve e mundësive
të shoqërive të lira për të ndërtuar një strukturë
sociale ku i varfri të mos jetë thjesht një objekt
lëmoshe i të pasurit, por që ai të ketë shansin
për të punuar dhe për të marrë pjesë në resurset
e njerëzimit. Në këtë mënyrë i varfri do të ketë
dinjitet, sepse më shumë sesa bukë, qenia njerë-
zore ka nevojë për dinjitet dhe respekt.
Tiranë, 8 shtator 2015
shoqërie të drejtë dhe morale. Ne besojmë se
çdo person është i çmuar dhe se njerëzit janë
shumë më të rëndësishëm se sendet.
Në ligjëratën e tij “Mbi dashurinë për të
varfrin”, shën Grigor Theologu e fillon me një ri-
shikim të virtyteve të ndryshme të krishtera dhe
e përfundon se mbi të gjitha virtytet, ne duhet ta
shikojmë dashurinë, si të parin dhe më të lartin
nga urdhërimet, meqenëse ajo është përmbledhja
e Ligjit dhe e profetëve dhe pjesën më vitale të
saj ai e gjente në dashurinë për të varfrit, si edhe
në dhembshurinë për njerëzit. Shën Joan Gojarti
vëren se: Rregulli i jetës së krishterë më të
përsosur është të kërkosh ato gjëra që janë
në të mirën e përbashkët… sepse asnjë gjë
nuk mund ta bëjë një njeri imitues të Krishtit,
sesa kujdesi për të afërmin e tij.
Prioriteti i Kishës Orthodhokse ka qenë
gjithmonë Ungjilli i Mbretërisë së Perëndisë. Por
ajo e kupton këtë Ungjill të Mbretërisë të rëndë-
sishëm edhe në këtë jetë. Prandaj është për-
pjekur për të ruajtur balancën, pa kundërvënie
dhe pa zgjedhur njërin dhe neglizhuar tjetrin,
ndërmjet Ungjillit të Mbretërisë, ku përfshihet
vepra pastorale për shpëtimin e njeriut dhe
“Ungjillit Social”, ku përfshihet ushqyerja e të
varfërve, kujdesi shëndetësor e arsimor dhe
mbrojtja e të dobtëve, sepse të dyja aspektet ja-
në të rëndësishme dhe të ndërlidhura. Doni të
nderoni Trupin e Shpëtimtarit? – pyet shën
Joan Gojarti, duke komentuar Ungjillin sipas
Mattheut. Dhe përgjigjet: Mos e përbuz atë kur
është i zhveshur. Mos e ndero brenda në ki-
shë me veshje të mëndafshta, ndërsa jashtë
është lakuriq dhe i ngrirë nga të ftohtët. Ai
që tha: “Ky është trupi im”, dhe e bëri kështu
me anë të fjalës së tij, është i njëjti që tha:
“Më patë të uritur dhe më ushqyet. Gjithë sa
i bëtë njërit prej këtyre vëllezërve të mi më të
vegjël, ma keni bërë mua”. Nderojeni atë pra,
duke e ndarë pasurinë me të varfrit. Sepse
Perëndia nuk ka nevojë për kupa të arta,
por për shpirtra të artë. Etika ekonomike e
Dhiatës së Re reflekton mesazhin e Ungjillit të
Krishtit. Perëndia është sovrani mbi të gjithë
krijimin dhe bujar në dhënie e në falje. Njerëzit,
të krijuar sipas ikonës së Perëndisë, duhet të
veprojnë në të njëjtën mënyrë dhe të jenë të
përgjegjshëm si kujdestarë të pasurisë së Perë-
ndisë. Ata duhet të jenë bujarë me pasurinë e
tyre, sepse e drejta e tyre e pronësisë nuk u jep
atyre të drejtën etike për të qenë të padhembshur.
Shën Joan Gojarti shkruan se të mos jesh një
mbrojtës i të varfërve është “çnjerëzimi më i
keq”. Duke qenë vetë një përkrahës dhe mbroj-
tës i të varfërve, predikuesi i madh, kundër-
shtonte të gjitha argumentet dinake dhe të
pavërteta, me të cilat të pasurit e kohës së tij,
siç ndodh edhe me ata të kohës së sotme, justifi-
konin margjinalizimin e të varfërve dhe mos-
dhembshurinë e indiferencën e tyre ndaj atyre.
Për shën Joan Gojartin, ashtu si duhet të jenë
edhe për ne sot, të varfrit janë ikonat e Krishtit,
prania e Tij në botën e rënë dhe jo vetëm thjesht
disa fatkeqë, për të cilët duhet pasur dhembshuri.
Krishti vetë është identifikuar me të varfrit.
Për Kishën Orthodhokse temat sociale kanë
kryesisht një rëndësi morale. Edhe sot ne po
jetojmë në një kohë të vështirë, ku e gjithë bota
është mbërthyer nga një krizë ekonomike, e
shkaktuar nga lakmia e njerëzve dhe papërgjegj-
shmëria e drejtuesve. Madje, në themel, kriza
është etike dhe morale, pasojat e saj janë finan-
ciare dhe ekonomike. Lakmia për pasuri helmon
marrëdhëniet ndërmjet njerëzve dhe mënyrat e
pasurimit, duke shtrembëruar drejtësinë dhe
dënuar punën e ndershme. Tragjedia që po për-
jetojmë sot, me krizën e emigrantëve, është një
tregues i pasojave katastrofike të çoroditjes glo-
bale, të shtrembërimit të vlerave, të manipulimit
të besimit, të individualizmit e egoizmit, të lakmisë
dhe etjes për pushtet, të cilat i kanë shkëputur nje-
rëzit nga dashuria për Perëndinë dhe për njëri-
tjetrin, duke i penguar kështu të pasqyrojnë në
jetën e tyre dashurinë e Perëndisë për të gjithë
krijimin.
Kisha Orthodhokse në Shqipëri, ndonëse me
burime financiare dhe ekonomike të kufizuara,
ka pasur, si një nga prioritetet e saj më të rëndë-
sishme, ndihmën ndaj njerëzve në nevojë. Nën
drejtimin e Kryepiskopit Anastas, u ngritën bre-
nda Kishës struktura, për të mundësuar këtë
ndihmesë në një mënyrë institucionale. U hapën
mensa për të varfrit në Tiranë e në Korçë, ku
ndihmohen qindra njerëz në nevojë. U nxit
vullnetarizmi dhe një kulturë e dhembshurisë dhe
e bujarisë, që njerëzit të bashkëndajnë resurset
e tyre materiale me të varfrit. Por, dhembshuria
e bujaria nuk janë virtyte që duhet t’i praktikojnë
vetëm të pasurit. Këto virtyte duhet të prakti-