EmailFacebookKontakt

Filloi viti i ri mësimor 2015 – 2016 në shkollat e Kishës

Filloi viti i ri mësimor 2015 – 2016 në shkollat e Kishës
Më 14 shtator, nisën procesin
mësimor edhe institucionet e ar-
simit parauniversitar të ngritura
nga Kisha jonë. Ato janë hapur
dhe funksionojnë nën kujdesin
e drejtpërdrejtë dhe fondet e
siguruara nga Kryepiskopi
Anastas, i cili që në çastet e para
të ardhjes në vendin tonë, në
vitin 1991, hapi së pari një
shkollë, atë për përgatitjen e
klerikëve, që u pasua nga shumë
të tjera, shumica laike, si një
kontribut shpirtëror dhe material
për përgatitjen e një brezi të ri
me njohuri të thella dhe shpir-
tërisht të përkushtuar zhvillimit
të vendit të tyre.
Të parat i hapën dyert 20
përkujdesjet ditore të fëmijëve, të
cilat mirëpresin rreth 830 vogë-
lushë. Investimet në to kanë rritur
sa kapacitetet pritëse, duke parë
kërkesat e shumta, aq edhe kanë
përmirësuar më tej kushtet.
Të gjitha shkollat janë të
pajisura me mësues me përvojë dhe
me kualifikim të lartë dhe kanë
gjithë kabinetet, mjediset sportive
dhe ambientet e nevojshme për
zhvillimin e një procesi mësimor
sipas kërkesave bashkëkohore.
Ecuria e mirë e tyre ka krijuar tani-
më besimin e komuniteteve lokale
dhe prandaj numri i kërkesave për
t’i frekuentuar është shtuar aq
shumë, sa është bërë i papër-
ballueshëm me gjithë investimet për
rritjen e kapaciteteve.
Veçanërisht dyndje regjistri-
mesh ka pasur në shkollën shqip-
taro-amerikane “Protagonistët”, në
Tiranë, ku në klasën e parë u hap
edhe një paralele e tretë dhe klasat
kanë numrin maksimal të nxënësve.
Nga shkolla e mesme e përgjith-
shme këtë vit doli matura e parë
dhe të gjithë nxënësit kanë fituar
të drejtën për të vazhduar në uni-
versitete brenda dhe jashtë vendit.
Edhe këtu, në vitin e parë u shtua
sivjet një paralele. Kopshti i kësaj
shkolle, me dy godina të rikon-
struktuara plotësisht, ka 185
vogëlushë, ndërsa shkolla 9-vje-
çare dhe ajo e mesme 515 nxënës.
Shkolla “Frymë dashurie” në
Durrës sivjet hapi vitin e parë dhe
të dytë të shkollës së mesme, ku
Kryepiskopi akordoi 5 bursa të
plota për nxënësit e shkëlqyer.
Edhe shkolla “Frymë dashurie”
në Gjirokastër ka kërkesa të
shumta për regjistrime dhe funksio-
non në godinën e re moderne. Ndër-
sa në Mesopotam, pas marrjes së
licencës u hap edhe shkolla e
mesme e përgjithshme, viti i parë
dhe i dytë. Me shumë sukses va-
zhdon në Mesopotam shkolla e
mesme profesionale “Apostull
Pavli”, e cila ka 160 nxënës. Ajo
dallohet për nivelin e lartë të
mësimdhënies, ndaj nga 43 nxënës
që mbaruan maturën 39 kanë fituar
të drejtën për të vazhduar univer-
sitetin brenda dhe jashtë vendit.
Nxënësja Eleni Papapano u dallua
në rang vendi, sepse arriti pikët
maksimale në provimet e maturës
shtetërore.
Në Korçë, kolegji “Platon” i
filloi sivjet mësimet në godinën e
re moderne, dhuratë e Kryepiskopit
Anastas, që me gjithë situatën e
krizës ekonomike, vazhdon përpje-
kjet maksimale për të gjetur fonde
për zgjerimin dhe shtimin e cilësisë
së sistemit arsimor të Kishës sonë.
Godina moderne dykatëshe ka
palestër të brendshme, sallë aktivi-
tetesh, kabinete e laboratorë të
pajisur me të gjitha mjetet e
nevojshme. Për pranimin në këtë
shkollë, falë cilësisë së mësimdhë-
nies e kushteve, ka pasur aplikime
përtej kapacitetit, ndaj pranimi
është bërë edhe me një testim
përzgjedhës.
Mësimi filloi edhe në shkollat e
mesme kishtare “Kryqi i Nderuar”
në Gjirokastër dhe në Sukth, Du-
rrës, të dalluara si për kushtet, ashtu
edhe për rezultatet e larta. Nxënësit
e këtyre shkollave janë dalluar në
olimpiadat mësimore kombëtare.
Në përgjithësi, tarifat në këto
shkolla janë simbolike, mjaft nën
kosto, përveç Tiranës, pra edhe kjo
është një lloj “burse”, shpenzimet
e së cilës mbulohen nga Kryepi-
skopi Anastas. Veç kësaj, për
familjet më në nevojë, akordohen
nga Fortlumturia e Tij bursa të plota
ose të pjesshme. Ato janë më shu-
më se 100 çdo vit, pa përfshirë këtu
nxënësit e Liceve Kishtarë, të cilët
studiojnë të gjithë me bursë të plotë.
Niko Zharkalli

2