EmailFacebookKontakt

Kritikë kritikave të një kritizeri të pasinqertë

Nga: SOKOL ÇUNGA*
Pas një periudhe jo të shkurtër
heshtjeje, z. Artan Shkreli, këshilltar
i Kryeministrit për çështjet e kultu-
rës, reagoi me një përgjigje sa pro-
fesionale, aq edhe nacional-ora-
torike, ndaj kritikave që u bënë në
mjetet e informimit publik për
prishjen e tempullit të Shën Atha-
nasit në Dhërmi. Me çështjet pole-
mizuese dhe ngjyrimet nacionaliste,
nuk do të merremi, pasi mendojmë
se e çojnë ujin në mullirin e gabuar
dhe shmangim vëmendjen nga
problemi real.
Shembja e një ndërtese, e cila
nuk gëzon aspak hire estetike për
sytë e një pjese të shqiptarëve, për-
fshi dhe kreun e Ekzekutivit, por e
shenjtë për sytë e të tjerëve, qoftë
në aspektin religjioz, qoftë lidhur
me të drejtat e shenjta të njeriut,
solli tollovi në shkrimet dhe mendjet
e jo pak shqiptarëve.
Shpërfolja që jep Qeveria, si në
nivel qendror, ashtu dhe në atë
lokal, mbështetet fort në statusin
“Monument Kulture” që paskërka
pasur tempulli i Shën Athanasit.
Kjo rezultoi e pavërtetë pa vënë
aspak mund: mjafton të shikohet
lista e monumenteve të kulturës së
Qarkut Vlorë (ende sipas ndarjes
së vjetër administrative), për të
konstatuar se nuk përmendet as-
kund ndonjë kishë e ndonjë Shën
Athanasi, aq më pak në Dhërmi.
Për statusin “monument” të kishës
së Shën Athanasit, z. Shkreli (në
“Kritikë kritikave të një kritizeri të pasinqertë”
-Kisha e Dhërmiut, jashtë listës së monumenteve më 1967 –
një artikull të dt. 01.09.2015 në
“Gazeta Shqiptare”) argumenton:
“Ajo është shpallur e tillë me Ven-
dim nr. 6, datë 15.01.1963, mbë-
shtetur në VKM nr. 130, dt. 09. 04.
1955, në bazë të të cilit Kisha e
Shën Thanasit, me nr. rendor 24 në
listën përkatëse të monumenteve,
‘vihet në mbrojtjen e shtetit, duke
marrë parasysh vlerën historike,
shkencore dhe artistike…”. Në
Fletoren Zyrtare të atij viti konsta-
tuam se informacioni ishte i vërte-
të. Na u duk e çuditshme, ndërko-
hë, mosprania e këtij monumenti në
listën aktuale.
Lidhur me këtë, z. Shkreli thotë:
“Kështu, edhe pas rrënimit të mu-
reve [të tempullit të Shën Atha-
nasit], nuk doli asnjë akt ministror
apo qeveritar që ta hiqte kishën nga
lista e monumenteve dhe fakti që
në listat e përditësuara ajo nuk re-
zulton, nuk ka të bëjë me statusin
e rrënojave të saj dhe të truallit, por
me praninë fizike aktuale. Obje-
ktivisht vendi, themelet, gurët e
varret e saj janë ende aty…”. Por
fraza që na nxiti të shkruajmë këto
radhë vjen më poshtë: “Fakti që
kisha e vjetër nuk është më mbi
kuotën e truallit, për rastin e një
monumenti kulturor nuk do të thotë
asgjë […]”?!? Domethënë, edhe
kemi, edhe s’kemi monument,
edhe kemi, edhe s’kemi kishë….
Është lapsus i autorit, apo i ligjeve
të shqiptarëve?
Për të sqaruar habinë, kërkuam
gjurmët e tempullit në periudhën
ndërmjetëse mes shpalljes “monu-
ment” dhe vitit të shkatërrimit të
saj. Në vitin 1967, vitin kur lufta e
famshme kundër zakoneve prapa-
nike arriti kulmin (luftë në të cilën,
madje, pati marrë pjesë edhe ndo-
njëri që sot ngrihet në mbrojtje të
identitetit katolik të tempullit të
Shën Athanasit dhe të shenjtërisë
së atë Nilo Catalano-s), ministri i
Arsimit dhe i Kulturës së asaj kohe,
Thoma Deliana, i dërgonte Komite-
tit Qendror të Partisë një “Relacion
mbi shkurtimin e numrit të Monu-
menteve fetare”. Ky relacion
(AQSh, Fondi 490, Dosja 515, f.
1-11), lehtësisht i gjetshëm edhe në
indeksin e dokumenteve të portalit
cod.al, daton më 17.10.1967 dhe i
paraqet KQP-së arsyetimin se
numri aktual i objekteve të kultit që
janë monumente kulture arrin në 294
(nga totali prej 1536), të cilat i për-
kisnin Kishës Ortodokse, Kishës
Katolike, Komunitetit Mysliman
dhe Komunitetit Bektashi. Meqe-
nëse numri i këtyre monumenteve
ishte shumë i madh, një komision i
posaçëm shqyrtoi edhe një herë
monumentet, duke zvogëluar me
70% numrin e tyre. Monumentet
duhej të kishin një moshë të konsi-
derueshme, duhej të paraqisnin
vlera të përveçme pamore dhe arki-
tekturore, në mënyrë që të mbete-
shin në listë.
Ato monumente që përjashto-
heshin nga statusi “monument
kulture” dhe, automatikisht, nuk
mbroheshin më nga shteti, do t’u
jepeshin Komiteteve Ekzekutive të
rretheve, në mënyrë që t’i përdorin
sipas nevojave. Para kësaj faze do
të kryhej përpilimi i dokumenta-
cionit përkatës për çdo monument,
duke e shtyrë çastin e dorëzimit për

(Vijon në faqen 10)

muajin e tretë të vitit pasardhës
(1968). Ndërkohë, mes monumen-
teve që përjashtoheshin nga lista e
ruajtjes, ishin disa të cilat nuk kishin
nevojë të pajiseshin me dokume-
ntacion. Në fund të listës, nën zërin
“Rrethi i Vlorës”, me numër rendor
4, lista përcakton: “Kisha e Sh.
Thanasit – Dhërmi”. Në listën e
Monumenteve të Kulturës të vitit
1969 tempulli i Shën Athanasit
mungon edhe nga lista e monumen-
teve të mbrojtura, edhe nga ajo e
të pambrojturave (AQSh, Fondi
511, Dosja 66, f. 1-46, 57-65), çka
do të thotë se i ishte kthyer KQ të
rrethit që më 1967-’68. Për këtë
arsye mungon edhe nga listat e sot-
shme.
Pra, ekziston një akt ministror
që e heq kishën nga lista e mo-
numenteve. Tempulli është shka-
tërruar pasi është përjashtuar nga
lista e monumenteve të mbrojtura.
Duhet theksuar kjo gjë, pasi tregon
brenda relativitetit të vet, se shteti
i komunistëve respektoi, aq sa
mund të quhet “respekt”, ligjet e
veta.
Shohim, fatkeqësisht, se gë-
njeshtra dhe gjakimi për të mbuluar
të vërtetën ka arritur shumë lart….
Mirëpo, përpos kësaj, përse gjithë
ky kujdes e mund për ta përcaktuar
tempullin e Shën Athanasit si
“monument kulture”? 1. Sepse një
status i tillë i jep të drejtën pushtetit
qendror dhe vendor të ndërhyjë për
rindërtimin e tempullit, edhe kur
monumenti ndodhet në pronë pri-
vate. 2. Por qeveria kërkon të
arrijë edhe një qëllim tjetër: të bindë
gjithë shqiptarët, ashtu siç rreket
rrëmbaj-këmbaj z. Shkreli të bindë
publicistin, z. Fatos Lubonja, se Hi-
mara ka një identitet unik kombëtar
e kulturor, i cili, i nënkuptuar, por jo
i thënë qartë nga z. Shkreli, është
vetëm shqiptar. Teksa lexoja këto,
më kujtohej dyshtetësia e kryetarit
të Bashkisë së Himarës….
Rindërtimi i kujtesës dhe i
historisë nuk mund të mbruhet me
“Kritikë kritikave të një kritizeri të pasinqertë”

arbitraritetin që po derdhet në
themelet e tempullit qeveritar të
Shën Athanasit, as me teoritë neo-
patriotike që evokojnë naciona-
lizëm arrogant. Që nesër të mos
turpërohen autorët e këtij themelimi
të çuditshëm, të denjë për legjenda,
por as pasardhësit tanë ndër breza
të mos na kritikojnë për këto çudira
me brirë, nevojitet urgjentisht një
ndërhyrje e ligjshme. Po nuk ndër-
hyri Kisha Ortodokse Autoqefale
e Shqipërisë, duke ushtruar të
drejtën mbi atë që duket se i takon,
atëherë, të paktën, të ndërhyjnë
institucionet kompetente për të
shpallur, edhe një herë, “monument
kulture” truallin dhe rrënojat e tem-
pullit të Shën Athanasit, në mënyrë
që formalisht punët të vihen në vijë,
dhe e nesërmja të mos na shohë
me përbuzje.
*Studiues.
– Botuar te Gazeta Shqiptare, 3
shtator 2015
(Vijon nga faqja 9)

10