EmailFacebookKontakt

E kundërta e paqes nuk është lufta, por egocentrizmi

Dhuna më tragjike në ditët tona është keq-
përdorimi i termit “paqe” nga njerëz që realisht
nuk besojnë në të. Por, megjithatë, dëshira e
njeriut për bashkekzistencë paqësore në rang
botëror mbetet permanente. Çdo përpjekje
për të ripërtërirë interesimin për paqen dhe për
t’u thelluar në kuptimin e saj është një kontribut
shumë i vyer në ecurinë e njerëzimit. Dhe kjo
Konferencë, lavdi Perëndisë, bën pjesë në këtë
kategori.
Është gëzim dhe një nder i veçantë për
Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
të jetë një nga organizatorët e këtij Takimi për
Paqen, së bashku me Komunitetin e San Egi-
dios dhe Konferencën e Ipeshkëve Katolikë
të Shqipërisë. Së pari dëshirojmë të shprehim
falënderimet tona të përzemërta dhe mirëse-
ardhjen e ngrohtë për gjithë pjesëmarrësit e
nderuar që pranuan ftesën tonë. “Paqja e Pe-
rëndisë, që kapërcen çdo mendje” (Fil.4:7),
le të mbushë jetën e secilit dhe le të ndriçojë
shpirtrat tanë gjatë punimeve të kësaj Kon-
ference.
Shqipëria, për shumicën nga ne, gjatë
rrjedhës së shekullit të 20-të, siç është e njohur,
u përball me shumë sprova e kryesisht vuajti
një persekutim ateist të tejzgjatur. Prej vitit
1991, ka përqafuar lirinë fetare dhe njëkohë-
sisht kultivon bashkekzistencën paqësore midis
komuniteteve fetare, si dhe me ata njerëz që
nuk i përkasin ndonjë komuniteti fetar. Kuj-
timet e dhimbshme nga gjakderdhjet e shekullit
të kaluar bashkë me dy luftërat botërore dhe
konfliktet e përgjakshme në fund të shekullit
në Ballkanin Perëndimor, e fuqizuan dëshirën
për paqe në të gjitha format e saj.
Tema e kësaj Konference, “Paqja është
gjithmonë e mundshme”, duket në pamje të
parë dinamike e optimiste. Por lajmet që trans-
metohen kohët e fundit në mënyrë të vazhdu-
eshme nga të gjitha mjetet e informimit publik
e që na shfaqin konfliktet e egra në zona të
ndryshme të globit, hedhin hije resh të errëta
mbi optimizmin tonë për mundësinë e një paqeje
të përbotshme. Kështu, i shtojnë edhe një
pikëpyetje në fund formulimit të temës sonë:
“Paqja është gjithmonë e mundshme?”. Brenda
këtij realiteti të pasigurt, punimet e Takimit
Ndërkombëtar për Paqen do të rezultojnë një
kërkim shpresëdhënës, duke ofruar propozime
konkrete për çështjen kritike të paqes.
Në formën e një hyrjeje, do të doja të thek-
soja dhe të flisja shkurtimisht për pesë pika:
1. Që të bëhet e mundur ajo çka në pamje
të parë duket si e pamundur, pra mbizotërimi i
paqes së përbotshme; këtu një rol të rëndësi-
shëm luajnë edhe komunitetet fetare. Në më-
nyrë analoge me drejtimet, që pasuesit e tyre
marrin prej bindjeve fetare, komunitetet mund
të mbështesin ose të minojnë paqen në nivel
lokal, rajonal ose botëror. Pra, që paqja të
bëhet realitet, një prerogativë e domosdoshme
për këtë qëllim është paqja midis feve.
Çështja e paqes midis feve që dialogojnë
midis tyre me mirëkuptim të ndërsjellë, është
qartësisht komplekse dhe, sigurisht, që në këtë
pikë nuk kemi asnjë dëshirë për të bërë sin-
kretizëm. Respekti i vërtetë për lirinë fetare të
çdo personi njerëzor dhe për dinjitetin e tij,
mbetet themeli i fortë i bashkekzistencës paqë-
sore. Në shtresat e doktrinës së feve të mëdha
ndodhen elementë të rëndësishëm dhe fry-
mëzime paqeprurëse, të cilat duhet të zbulohen
me kujdes, të përdoren dhe të rezultojnë pro-
duktive për një paqe të përbotshme. Zërat pa-
qësorë që dalin nga mushkëritë e feve botërore
duhet të intensifikohen dhe të ekspozohen në
mënyrë permanente, me anë të predikimit, ka-
tekizmit, ligjëratave, me çdo lloj forme ko-
munikimi.
Sigurisht, që të gjitha nismat për dialog mi-
dis feve dhe kulturave do të japin ndihmesën e
tyre në arritjen e këtij qëllimi. Ne i jemi mirë-
njohës të gjithë atyre që përpiqen për këtë sy-
nim, veçanërisht Komunitetit të San Egidios,
për përpjekjet e tij sistematike dhe frymëzuese
gjatë dekadave të fundit.
2. Ndërgjegjja fetare, me larminë e
formave të saj, ka aftësinë të kontribuojë me
mënyra të ndryshme në zhvillimin e prirjeve
paqeprurëse dhe në përgjithësi, në kultivimin
e paqes në nivel lokal dhe global.
Në pjesën më të madhe të traditave fetare
gjejmë: Së pari, një kërkim për paqe të brend-
Prof. Dr. Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës
E kundërta e paqes nuk është lufta, por egocentrizmi
Tiranë, 6-8 shtator 2015, P AQJA ËSHTË GJITHMONË E MUNDSHME

shme. Së dyti: ne mbështesim uljen e kurbës
së agresivitetit. Karakteristika e përbashkët e
tretë është pasja e marrëdhënieve paqësore
me Realitetin e epërm, qoftë kur konceptohet
si Perëndi personal ose jopersonal. Së katërti,
fetë kanë caktuar parime që lehtësojnë bashkë-
jetesën paqësore brenda çdo grupimi të veçantë
shoqëror. Dhe në fund fare, bëhen përpjekje
për ruajtjen e paqes përtej komunitetit konkret,
me mbarë njerëzimin.
Të gjithë sa besojmë në mënyrë të ndër-
gjegjshme, duhet të hulumtojmë dhe promovo-
jmë një theologji dhe antropologji paqëso-
re, duke nxjerrë përfitime prej pasurisë së do-
ktrinave tona fetare dhe prej faqeve më të mira
të historisë së traditave tona fetare. Njëkohë-
sisht, duhet të theksojmë edhe detyrimin e çdo
njeriu për t’iu kundërvënë dhunës dhe të punoj-
më për pajtimin dhe paqen e qëndrueshme në
planet. Në veçanti, brezi i ri ka nevojë për një
edukim të ndërgjegjshëm paqësor, të ushqyer
dhe të frymëzuar nga burime fetare shpirtërore.
3. Kërkimi i paqes presupozon mbrojtje
konstante dhe fuqizim të drejtësisë. Në çdo
kohë, por veçanërisht në epokën tonë, marrë-
dhënia që paqja ka me drejtësinë po del
në pah në mënyrë shpërthyese. Kjo marrë-
dhënie haset në shumë fe. Dëshira e sinqertë
për paqen në nivel lokal dhe global, shprehet
me dëshirën e vërtetë dhe me përpjekjen
për drejtësi. Një botë e padrejtë nuk mund
të jetë paqësore. Sot, paqja dhe drejtësia ka-
në marrë edhe një tjetër sinonim: progresin. Të
gjithë mundemi dhe duhet të kontribuojmë për
zhvillimin e zonave më të varfra. Varfëria mbe-
tet forma më e keqe e dhunës. Kur njerëzit,
pranë ose larg nesh, privohen nga gjërat e do-
mosdoshme për mbijetesë, nuk është çudi të
kthehen në drejtime të tjera dhe të përqafojnë
koncepte ekstremiste për arritjen e një shoqërie
të drejtë e për t’i dhënë kuptim jetës dhe vdekjes.
Më konkretisht, në lidhje me problemin e
terrorizmit që dominon vitet e fundit, mendojmë
se shoqëritë perëndimore, që disponojnë fuqi
ekonomike, shkencore dhe ushtarake, duhet
t’i bëjnë vetes një autokritikë krijuese. Të
shikojnë më qartazi përgjegjësinë dhe detyrimin
e tyre në dimensionet e reja globale. Paqja dhe
siguria, për të cilat flasim të gjithë, do të arrihen
me përpjekjen tonë për paqe sociale dhe zhvi-
llimin e shoqërive më të varfra të planetit ku
jetojmë. Do të ishte tragjike, shpirtërisht dhe
politikisht, që, për shkak të neglizhencës ose
arrogancës, të lejojmë të zhvillohet një prole-
tariat i ri, shumëformësh, që do të ngrejë krye
dhunshëm, duke shpërdoruar “energjinë atomi-
ke” të një tradite fetare konkrete.
4. Ajo që shpesh lihet në harresë – ndërkohë
që përbën bërthamën e paqes – është se ndër-
gjegjja fetare duhet të promovojë faktin që
paqja zë fill përbrenda nesh, në thellësi të
qenies njerëzore. Lidhet me përulësinë, faljen,
lirinë nga urrejtja, nga hidhërimi, zilia. Ajo
lulëzon me anë të lidhjes së vazhdueshme me
Perëndinë e paqes. Veçanërisht kuptimi i kri-
shterë i paqes së brendshme është më i thellë
dhe më i gjerë sesa apatia e stoikëve. Nuk kufi-
zohet në indiferencën për sa ndodh rreth nesh.
Duke ruajtur paqen tonë të brendshme do të
jemi të aftë të jetojmë me të tjerët “nëse është
e mundur për ju, duke pasur paqe me të gjithë
njerëzit” (Rom.12:18).
5. Dhe pika e fundit, e kundërta e paqes
nuk është lufta, por egocentrizmi: ai individual,
kolektiv, etnik, racor. Egocentrizmi mobilizon
forma të shumëllojshme dhune, të cilat e vrasin
paqen me mënyra të ndryshme. Ky është
frymëzuesi dhe ushqyesi i konflikteve, qofshin
këto të vogla ose të mëdha, të cilat i bombar-
don me urrejtje të vazhdueshme.
Antidoti ndaj egoizmit nuk janë moralizimet
me fjalë përgjithësuese dhe inkurajuese. As
formulimet juridike dhe mekanizmat e shtypjes.
Ky antidot është fuqizimi i dashurisë, i një
dashurie shumëdimensionale, praktike, të pa-
interes, që nuk njeh kufij, paragjykime dhe çdo
lloj tjetër diskriminimi. Pikërisht këtu gjendet
mundësia e jashtëzakonshme dhe kontributi i
një ndërgjegjeje fetare të shëndetshme. Ky
antidot, madje edhe në kushtet e konflikteve
afatgjata, fal fuqinë e faljes dhe të pajtimit. Si
përfundim, fuqia e dashurisë fiton mbi dashurinë
për pushtet, që shkatërron paqen.
Ne të krishterët dimë se Perëndia vetë
është dashuri dhe ai që qëndron në dashuri,
qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në atë (1
Jn. 4:16). Shpresoj se, nëpërmjet referateve,
diskutimeve dhe problematikës më të gjerë që
do të trajtohet gjatë Konferencës, do të për-
ftojmë material shumë të vlefshëm për t’u the-
lluar në mënyrë sa më të plotë në çështjen jetike
të paqes, të kushteve paraprake e të mundë-
sive për arritjen e saj, për një analizë më të
thellë të temës së Takimit tonë, që ka si qëllim
përqasjen esenciale ndaj së vërtetës, se “paqja
është gjithmonë e mundshme”
Tiranë, 6 shtator 2015

10