EmailFacebookKontakt

Përshëndetja e Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik, Vartholomeu I

Përshëndetja e Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik, Vartholomeu I
Vëllezër të nderuar e të dashur,
Me gëzim të madh përshëndesim mbledhjen tuaj të përbashkët në
Tiranë, ku edhe vetë ne personalisht ishim rreth një vit më parë, në
ngjarjen unikale të qershorit 2014, kur kryesuam Shërbesën e Shenjtë-
rimit të Katedrales së Re të Ngjalljes së Krishtit bashkë me Fortlumturitë
e Tyre, Patriarkun Theofil të Jerusalemit, Irineun e Serbisë dhe Danielin
e Rumanisë, Kryepiskopët, Kristostomin e Qipros, Jeronimin e Athinës,
Savën e Varshavës dhe, sigurisht, me Anastasin e Tiranës, si dhe me
hierarkë të tjerë që përfaqësonin Patriarkanat e Aleksandrisë dhe
Antiokisë, Moskës, Bullgarisë dhe Gjeorgjisë.
Për të gjithë ne që erdhëm së bashku në Tiranë gjatë asaj kohe
dhe për të gjithë besimtarët tanë të krishterë orthodhoksë në mbarë
botën, mbledhje të këtij lloji – kur veprojmë me një zemër, flasim me
një gjuhë dhe mendojmë me një mendje – shërbejnë si dëshmi të gjalla
të nevojës më të madhe për paqe në ditët dhe kohën tonë, si dhe na
ofrojnë më tepër mundësi komunikimi, për të pasur më shumë bashkë-punim e dialog. Ndërkohë që kemi më tepër shanse për t’u takuar,
bashkëpunuar dhe kuptuar njëri tjetrin, ndoshta sot, më shumë se në
çdo kohë tjetër, ajo që mbetet absolutisht e domosdoshme është nevoja
për një veprim më të madh.
Miq të shtrenjtë, sa i takon vendosjes së paqes, ne të gjithë mund
të biem në një mendje me apostull Petron – se të punosh për paqen, kjo
nuk do të thotë vetëm ta dëshirojmë, por në fakt duhet ta kërkojmë
dhe ta ndjekim atë (1Petr.3:11). Megjithatë, mbetet opinioni ynë per-
sonal se nëse komunitetet fetare të botës sonë nuk kërkojnë vetë në
radhë të parë paqen dhe nuk e ndjekin atë, – jo vetëm për komunitetet
e tyre por për hir të paqes në mbarë botën – atëherë ne nuk duhet të
shpresojmë kurrë se mund të shikojmë ndonjëherë një botë pa
intolerancë dhe dhunë. Nëse shpresojmë që të shikojmë paqe dhe
pajtim midis popujve dhe qytetërimeve të botës sonë, atëherë kjo
shpresë duhet të ekzistojë fillimisht dhe mbi të gjitha midis feve të botës
sonë.
Me këto mendime, duke përgëzuar Komunitetin e San Egidios, i
cili ishte i pari që na tregoi faktin se paqja është me të vërtetë e mund-
shme, veçanërisht kur fetë dhe kulturat kërkojnë dhe ndjekin dialogun,
ne jemi mirënjohës për ftesën e bërë që t’ju drejtojmë këtë përshëndetje
të gjithëve ju që jeni mbledhur në këtë ditë, duke ju dërguar njëkohësisht
edhe lutjet e urimet e bëra me gjithë zemër. Urojmë që të ecni gjithmonë
me paqe, siç edhe Komuniteti i San Egidios e ka shfaqur për dekada,
nëpërmjet dashurisë së tyre për paqen, për Ungjillin dhe për të varfrit.
Duke ju falënderuar dhe duke ju përgëzuar edhe një herë tjetër,
lusim që të vijë mbi ju dashuria dhe mëshira e Perëndisë së gjithë-
pushtetshëm, ndërkohë që mbetemi karshi jush me shumë dashuri dhe
respekt.
Në Patriarkanën Ekumenike, 8 shtator 2015

6