EmailFacebookKontakt

Njoftim për shtyp: U shkatërrua kisha orthodhokse e Shën Athanasit

Sot, 26 gusht 2015, në orën 4 të mëngjesit,
pa zbardhur dita, në mënyrë të fshehtë e tinë-
zare, për t’iu shmangur ballafaqimit me banorët
e Dhërmiut, në Himarë, u shkatërrua nga forca
të inspektoratit ndërtimor, të ardhura nga zona
të tjera të vendit, kisha orthodhokse e Shën
Athanasit.
Ishte dëshpëruese dhe fyese që në ditët tona
të shihje se shkatërrimi varrosi nën gërmadha
Ungjillin e Shenjtë, ikonat dhe objekte të shenj-
ta, pamje që të kujtonin përdhosjen në kishën
e Shën Marisë në Përmet, ku ato u hodhën në
kamionin e plehrave.
Ky veprim është në shkelje flagrante të Ligjit
nr. 10057, 22.01.2009, “Për ratifikimin e
marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave
të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, Neni
21/1,2: “Ndërtesat dhe objektet që shërbejnë
për kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen
të shenjta nga Kisha Ortodokse Autoqefale e
Shqipërisë. Ndërhyrja e autoriteteve shtetërore
në to është e ndaluar, me përjashtim të rasteve
të flagrancës, kur një gjë e tillë kërkohet në
zbatim të një urdhri të prokurorisë, të një
vendimi gjyqësor ose titulli ekzekutiv, ose në
rast të kanosjes së një rreziku të afërm.
2. Paprekshmëria e hapësirës publike
garantohet nga Shteti. Shteti mbron objektet
dhe vendet e caktuara fetare, në përputhje me
Ligjin”. Ndërhyrja u bë pa asnjë njoftim zyrtar
ose informal, si dhe u shpërfillën klerikët tanë,
përfaqësuesit arhieratikë Protopresviter atë
Pandeli Mitru, atë Efthim Bixhili, atë Athanas
Qerimi, të cilët kërkuan shpjegime për një
ndërhyrje të tillë nga organet vendore.
Që në fillim, ata që kishin planifikuar
shkatërrimin e këtij vendi të shenjtë ishin
kontradiktorë, megalomanë dhe konfuzë në
deklarimet, pretendimet dhe veprimet e tyre:
Deklaruan se ishte një ndërtim pa leje i bërë
së fundmi dhe doli se ishte ngritur nga vetë
besimtarët në fillimet e demokracisë, në të
njëjtin vend ku ngrihej kisha e rrafshuar nga
komunizmi. Deklaruan që kisha ishte monu-
ment kulture dhe doli që nuk ishte e vërtetë.
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
Njoftim për shtyp
U shkatërrua kisha orthodhokse e Shën Athanasit
Deklaruan se Kisha nuk ishte pronare dhe u
dëshmua me dokumente e kundërta. U de-
klarua se soleta ishte hedhur mbi muret e vjetra
historike dhe pastaj i rrafshuan ato etj.
Kjo ngjarje është një shkelje e së drejtës
universale të besimit dhe laicitetit të shpallur
në Kushtetutë të shtetit, i cili merr përsipër në
mënyrë të njëanshme prishjen e një objekti kulti
ortodoks dhe në vend të tij të ngrejë një tjetër,
duke marrë iniciativa dhe angazhime që nuk i
takojnë dhe përbëjnë ndërhyrje në çështjet e
brendshme fetare. Veprime të tilla të pa-
përgjegjshme dhe aventureske vënë në rrezik
harmoninë fetare në vend, duke krijuar
konflikte midis besimeve dhe komuniteteve
fetare.
Gjithashtu, në një kohë kur Kisha Ortho-
dhokse Autoqefale e Shqipërisë, së bashku me
Komunitetin e Sant Egidios dhe Kishën
Katolike në Shqipëri, në fillim të muajit shtator,
përgatiten për të pritur veprimtarinë e madhe
ndërfetare “Paqja është gjithmonë e mund-
shme”, ku do të marrin pjesë 500 delegatë,
nga 30 besime të ndryshme nga e gjithë bota,
një ngjarje historike për Shqipërinë, veprime
të tilla bien ndesh me frymën që ajo promovon
dhe zbeh imazhin e vendit dhe popullit tonë.
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë

10