EmailFacebookKontakt

Çdo dhunë në emër të fesë dhunon esencën e fesë

Në përpjekjen për paqe secili nga ne udhëhiqet
sipas traditës përkatëse fetare dhe për këtë marrim
frymëzim e fuqi prej besimit tonë personal. Veçanërisht
tek ata që ndjekin fetë monoteiste, mbizotëron siguria
se paqja është dhuratë e Perëndisë.
Për këtë arsye, ne lutemi në mënyrë të përsëritur
për paqen e cila vjen që lartazi, gjatë pjesës më të
madhe të lutjeve tona. Ky mbetet fokusi ynë primar, e
në radhë të dytë vjen detyrimi ynë për të punuar për
paqen, me respekt për çdo person njerëzor, pavarë-
sisht bindjeve të tij politike, fetare ose të llojeve të
tjera.
Le të falënderojmë Perëndinë që gjatë referateve,
diskutimeve dhe përfundimeve të përgjithshme të
Takimit tonë Ndërkombëtar për Paqen, arritëm të
fitojmë një kuptim më të thellë të temës sonë “Paqja
është gjithmonë e mundshme” dhe madje të frymëzohemi

+Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
Primati i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Përshëndetje përmbyllëse

Çdo dhunë në emër të fesë dhunon
esencën e fesë
(Vijon në faqen 3)

për të vazhduar me entuziazëm më të madh
që të jemi punonjës të paqes; me sigurinë se
“lum ata që bëjnë paqe, sepse ata do të quhen
bij Perëndie” (Mtth. 5:9).
• Le t’i lutemi Zotit që “dashuria dhe e
vërteta të takohen, paqja dhe drejtësia të
puthin njëra – tjetrën” (Psalm 85:10);
• Le t’i kërkojmë Zotit, të na ndihmojë të
kuptojmë më thellë se e kundërta e paqes është
egocentrizmi: individual, kolektiv, etnik, racor,
se antidoti për të kapërcyer egocentrizmin
është fuqizimi i dashurisë.
• Që mesazhi ynë kryesor të jetë gjithnjë
se Perëndia është dashuri, dhe ai që qëndron
në dashurinë, qëndron në Perëndinë dhe
Perëndia në atë. (1Jn.4:16). Çdo dhunë në
emër të fesë dhunon esencën e fesë.
Përpjekja për paqe, për paqen thellë për-
brenda nesh, me ambientin, me komunitetin
tonë, me mbarë planetin, është detyrimi që ka
çdo qenie njerëzore. Në shekullin e 21-të, kjo
Çdo dhunë në emër të fesë dhunon esencën e fesë
duhet të kthehet në preokupimin tonë kryesor,
me sigurinë se Perëndia është paqe. Perëndia
është gjithmonë me paqebërësit dhe na fry-
mëzon e mbështet në përpjekjet dhe mundimet
tona. Ne të krishterët e dimë se Perëndia vetë
është dashuri dhe ai që qëndron në dashuri,
qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në atë (1
Jn. 4:16).

(Vijon nga faqja 1)

10