EmailFacebookKontakt

Dhunohet sërish kisha e Shën Athanasit dhe kërcënohet jeta e priftit

Sot, e premte, 21 gusht 2015, një
ngjarje edhe më e rëndë ndodhi në
kishën e shenjtë të Shën Athanasit
në Dhërmi. Persona të paidentifi-
kuar dhe me makina pa targa, duke
shfrytëzuar kohën e drekës, rrëzu-
an vandalisht mbulesën me soletë
të kishës. Në momentin që u diktu-
an nga prifti, banor i Dhërmiut, në
ngutje për t’u larguar gati e shtypën,
duke i rrezikuar seriozisht jetën.
Nga ana e autoritetit kishtar lo-
kal u bë denoncimi penal ndaj aktit
të shkatërrimit të pronës me cilësi
të veçanta, për tentativë të qëllim-
shme aksidentimi dhe nxitje kon-
flikti social.
Besimtarët orthodhoksë të
Dhërmiut janë të shokuar nga kjo
dhunë e verbër ndaj këtij vendi të
shenjtë për ta dhe nga përshkallë-
zimi i përdhosjes dhe shkatërrimit
të tij. Ata kërkojnë me forcë që
autoritetet shtetërore kompetente
të reagojnë në mënyrë urgjente për
gjetjen e fajtorëve dhe të ndërhyjnë
për të ndalur çdo lloj tentative të
mëtejshme shkatërrimi. Besimtarët
janë të revoltuar veçanërisht edhe
nga qëndrimi i disa mediave dhe
individëve, që përpiqen ta politizojnë
dhe legjitimojnë shkatërrimin dhe
dhunën, madje edhe të krijojnë për-
çarje pseudonacionaliste.
Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë dënon ashpër këto
ngjarje, që cenojnë pronën dhe lirinë
e besimit fetar. Ajo i bën thirrje be-
simtarëve që të ruajnë qetësinë
përpara këtyre provokimeve dhe të
qëndrojnë të vendosur në mbrojtje
të kishës. Ajo kërkon nga shteti të
marrë përsipër detyrimet ligjore që
rrjedhin nga Ligji nr. 10057/
22.01.2009/ “Për ratifikimin e ma-
rrëveshjes ndërmjet Këshillit të Mi-
nistrave të Republikës së Shqipë-
risë dhe Kishës Orthodhokse Auto-
qefale të Shqipërisë”, që garanton
paprekshmërinë e vendeve të kultit
dhe mbrojtjen e tyre nga shteti.
Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë do ta rikonstruktojë
kishën e Shën Athanasit në Dhërmi,
e cila është pronë e saj sipas akteve
ligjore dhe vendimeve gjyqësore.
Kisha është i vetmi autoritet i njohur
nga ligji që mund të ndërmarrë ngri-
tjen e objekteve orthodhokse të
kultit. Siç njihet dhe nga Ministria
e Kulturës dhe Instituti i Monu-
menteve, kjo kishë nuk është monu-
ment kulture.
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë
Dhunohet sërish kisha e Shën Athanasit dhe kërcënohet jeta e priftit

10