“T’i përgjigjemi thirrjes së Zotit
për të shërbyer”, kjo ishte tema e
kampit ditor për këtë vit, i zhvilluar
nga 12-16 gusht 2015, në fshatin
Kryezjarrth, Elbasan. Kisha Or-
thodhokse nëpërmjet Zyrës së Ka-
tekizmit organizoi këtë kamp me
qëllim rritjen e nivelit shpirtëror,
edukativ të fëmijëve, si dhe argëti-
min e tyre. Kjo u bë përmes një
programi të larmishëm me lutje,
këngë të krishtera, biseda shpirtëro-
re, punëdore, lojëra argëtuese etj.
Nga ky program përfituan 45 fëmijë
të moshave 5-15 vjeç.
Në bisedat shpirtërore u disku-
tua rreth thirrjes që ka gjithsecili nga
ne, si përgjigje e vetme dhe e vazh-
dueshme ndaj thirrjes së Krishtit,
për të dashur Perëndinë me gjithë
zemrën, shpirtin, mendjen dhe
fuqinë tonë dhe të afërmit porsi
veten. Kampi pritej me padurim
nga fëmijët, sepse, siç ata shprehen,
i mëson të ecin përpara në jetë me
besim te Perëndia, për të arritur
ëndrrat e tyre.
Ai u organizua me bekimin e
Kryepiskopit dhe në të kontribuuan
katekistë dhe studentë të Akademi-
së Teologjike “Ngjallja e Krishtit”,
Shën Vlash-Durrës.
Armand Oga
katekist
Kamp ditor në fshatrat e Elbasanit