EmailFacebookKontakt

Kisha e Shën Marinës-Havaleas, Fier

Kisha e Shën Marinës në pjesën
veriore të kodrës së Apollonisë, në
fshatin Havaleas të Fierit, ka pasur
dhe ka pranë varrezat e banorëve
të fshatit dhe fshatrave përreth.
Nga të gjithë njihen si varrezat e
Kishës së Shën Marinës, e cila ishte
e shkatërruar dhe kishte mbetur
vetëm një gur i altarit ku edhe në
kohën e komunizmit besimtarët
ndiznin qirinj në fshehtësi dhe lu-
teshin me shpresëtari. Por cila
është historia e kësaj kishe?
Atë Sokrat Lako, që është dhe
kleriku i zonës, ka mbledhur të
dhëna që dëshmojnë për ekzisten-
cën e hershme të saj. Ajo u ndërtua
rreth shek. XXVII, dhe ishte ma-
dhështore dhe e bukur. Në të kry-
heshin të gjitha shërbesat, edhe pse
ishte një kishë që përdorej kryesisht
për shërbesën e varrimit. Deri në
vitet 50‘ kisha ka shërbyer edhe si
vend shkollimi për banorët e fshatit.
Në vitin 67’, me prishjen e fesë, ki-
sha u kthye në repart ushtarak. Më
pas ajo u kthye në stallë të koope-
rativës. Në vitet 80‘- 85‘ ndodhi
dhe shkatërrimi përfundimtar. Ajo
u dogj me gjithçka që kishte brenda,
përfshirë dhe ikonostasin. Thuhet
se disa materiale të saj i morën disa
jobesimtarë për të ndërtuar shtëpitë
e tyre.
E vetmja gjë që mbeti ishte guri
i altarit dhe porta hyrëse e territorit
me një kryq në majë. Porta është
punuar dhe dhuruar nga vëllezërit
Spiro, Xoxi dhe Loni Naçi në vitin
1933. Restaurimi i fundit i saj u bë
më 10 qershor 1943, nën kujdesin
e Irakli Dimos dhe specialistit
murator Spiro Naçi, të dy nga fsha-
ti Pojan, të ndihmuar nga ushtarët
italianë që strehoheshin aty gjatë
luftës.
Në vitin 2013, me bekimin e
Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit,
filluan punimet për rindërtimin e
Paraklisit. Ai u financua kryesisht
nga besimtari Aristir Dimo nga
Pojani, konsull i Ambasadës Shqip-
tare në Bullgari. Me këtë ai për-
mbushi amanetin që i kishte lënë i
gjyshi, Irakli Dimo.
Më 17 korrik 2013, kur kremtoj-
më Shën Marinën, u hodhën the-
melet e kishëzës së re nga Imzot
Ignati. Në shërbesën e themelimit
merrnin pjesë edhe klerikët e zonës.
Një vit më vonë u krye Liturgjia e
parë Hyjnore.
Më 17 korrik 2015, kur u krye
Liturgjia Hyjnore e së kremtes,
kishëza ishte plotësuar edhe me
ikonostas, ikona, karrige e shan-
danë, të cilët u dhuruan nga besim-
tarë të shtatë fshatrave përreth dhe
nga zona të tjera të vendit. Kishëza
qëndron e hapur nga kishtari Vasil
Lina, i cili trashëgon me devot-
shmëri dhe besim rrugën e të atit
dhe gjyshit.
Le të nxitemi nga shembuj të
tillë, që ndërtojnë dhe dhurojnë për
shtëpinë e Zotit tonë. Gjithsecili nga
ne ta mendojë kishën si një shtëpi
tonën, për të cilën duhet të kujde-
semi dhe ta mirëmbajmë.
Vangjeli Lako,
Ingrida Bida

Një shembull që duhet ndjekur në ndërtimin e vendeve të shenjta
Kisha e Shën Marinës-Havaleas, Fier
Kisha e Shën Marinës në fshatin
Havaleas është ndër të tjera shembull
se si duhet të ringjallen traditat tona më
të mira orthodhokse. Në shekuj kishat
janë ngritur dhe mirëmbajtur me kontri-
butin e besimtarëve. Kjo kishë u ngrit
me donacionin e një pasardhësi të atyre
që ishin kujdesur për kishën e vjetër.

10