Është një bekim i veçantë që të
rinjtë dhe të rejat orthodhokse ma-
rrin pjesë çdo verë në kampet shpir-
tërore. Kjo tashmë është kthyer në
një nga veprimtaritë më të rëndë-
sishme dhe tradicionale që Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipë-
risë organizon çdo vit prej dy deka-
dash për argëtimin, formimin dhe
edukimin e brezit të ri.
Sivjet kampet nisën më 2 dhe 4
korrik dhe përfunduan në fillim të
gushtit. Si gjithmonë ato ishin ndarë
në tri turne, sipas moshave: fëmijë,
gjimnazistë dhe studentë, të ardhur
nga Kryepiskopata dhe tri Mitro-
politë.
Tema e përbashkët shpirtërore
e të gjitha kampeve për këtë vit
ishte “Udhëto me Zotin”. Ajo u për-
qendrua në shembullin që na jep
jeta e Apostull Pavlit dhe u zhvillua
me veprimtari e referate, në mëny-
rë që edhe të rinjtë të kuptonin se
ashtu si Apostulli, mund të ecin së
bashku me Perëndinë në rrugëtimin
e tyre në jetë.
Kampet u dalluan edhe për ve-
primtaritë e larmishme si, shfaqje
artistike e konkurse, aktivitete spor-
tive, ekskursione në vende histo-
rike, shkuarje në plazh etj.
Kampet zhvillohen nën kujdesin
dhe me mundësitë e krijuara nga
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi
Anastas, i cili i konsideron ato si
“shkolla verore”.
Dy turnet e para të kampit të
djemve u zhvilluan afër qytetit të
Durrësit, në mjediset e bukura dhe
të pajisura me të gjitha kushtet të
Manastirit të ri të Shën Vlashit dhe
Akademisë Theologjike “Ngjallja e
Krishtit”, ndërsa kampi i tretë, ai
me studentët, u zhvillua mes naty-
rës së mrekullueshme të bregdetit
në Manastirin e Shën Jorgjit, në
Çukë, afër Sarandës. Në të tri tur-
net morën pjesë rreth 250 fëmijë
dhe të rinj.
Të tri kampet e vajzave u zhvi-
lluan në mjediset e bukura dhe me
të gjitha kushtet të Manastiri histo-
rik të Shën Joan Vladimirit, afër El-
basanit dhe në to morën pjesë rreth
300 vajza të të gjitha moshave.
Shumica e shpenzimeve për
këto kampe është mbuluar nga
Fortlumturia e Tij Anastasi. Kështu,
për kampet e djemve, nga vetë pje-
sëmarrësit është paguar një kuotë
simbolike, 3 mijë lekë secili, ndërsa
në kampet e vajzave 2.5 mijë lekë,
që në total janë sa rreth 20 për qind
e shpenzimeve (1.13 milionë lekë
janë paguar nga kampistët dhe 4.56
milionë janë mbuluar nga Kryepi-
skopi).
Kampi i tretë me studentë
Me bekimin e Kryepiskopit
Anastas, në periudhën 23 korrik –
1 gusht 2015 u zhvillua në mjediset
e manastirit të Shën Jorgjit në Sara-
ndë kampi i të rinjve orthodhoksë
“Rilindja”. Në të morën pjesë rreth
50 të rinj të ardhur nga të gjitha mi-
tropolitë e Kishës sonë. Qëllimi i
këtij aktiviteti të përvitshëm ishte
njohja dhe krijimi i shoqërisë më
Krishtin, rritje në besim me anë të
lutjes, bisedave shpirtërore, prediki-
meve etj., në frymën e Ungjillit dhe
të shenjtorëve, si dhe çlodhja që
afrohet nga natyra e mrekullue-
shme e këtij vendi.
Çdo ditë të rinjtë merrnin pjesë
në një program të larmishëm: me
shërbesën e Mëngjesores dhe të
Mbrëmësores, me bisedën shpirtë-
rore të mbrëmjes, me shfaqen e se-
risë së filmave të katekizmit, me
broshura me tema fetare që u shpër-
ndaheshin, me kohën e përbashkët
të ngrënies në mensën e kampit etj.
Ditën e diel, në 26 korrik, ata
morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore
në kishën e Shën Harallambit, në
Sarandë. Mjaft mbresëlënës ishte
edhe pelegrinazhi në qendrën histo-
rike të Butrintit, duke u ndalur sido-
mos në vende që lidheshin me Kri-
shterimin e lashtë: kishat e shumta,
pagëzimorja e famshme, amfiteatri,
si dhe bazilika e madhe, ku u zhvi-
llua edhe një lutje. Një bekim i
madh për këtë kamp ishte edhe pje-
sëmarrja në misterin e Pendim-
Rrëfimit me atë Jani Trebickën.
Ndërsa dita e fundit e kampit u ku-
rorëzua me pagëzimin e tre të rinj-
ve në det nga episkop Asti dhe atë
Kozmai, të cilët iu shtuan kështu
familjes së madhe orthodhokse. Ky
kamp kishte një staf me katekistë
dhe vullnetarë të Zyrës së Katekiz-
mit dhe Zyrës Rinore të Kryepisko-
patës.
Kampi i tretë me studente
Nga 25 korrik deri në 3 gusht u
zhvillua kampi III në mjediset e ma-
nastirit të hirshëm të shën Joan Vla-
dimirit, ku morën pjesë 70 vajza.
Tema e përzgjedhur për këtë vit
ishte “Udhëto me Zotin” dhe pro-
grami përfshinte lutje, këngë,
diskutim në grupe, lojëra, konkurse
“Udhëto me Zotin”
– U zhvilluan kampet verore për fëmijët dhe të rinjtë orthodhoksë –
të ndryshme, tema sociale, punë
dore, dramatizime, filma katekizues
dhe vajtje në pishina.
Pjesë e rëndësishme e progra-
mit ishte leximi i Ungjillit sipas
Llukait dhe i librit të Kryepiskopit
Anastas me mesazhet e Pashkës
ndër vite “Tani të gjitha u mbushën
me dritë”. Një ditë vajzat mësuan
të bënin bukën e Meshës (Pros-
forën).
Tek vajzat u mbajtën mjaft refe-
rate interesante si “Udhëtoj me
Krishtin”, nga Hirësi Joani, “Si ta
jetojmë besimin tonë në realitetin
e përditshëm”, “Misteri i Marte-
sës”, “1000-vjetori i shën Joan Vla-
dimirit” etj.
Në udhëtimin dhjetëditor vajzat
përjetuan misteret e besimit tonë,
duke marrë pjesë në misterin e Pa-
gëzimit (tri vajza), në misterin e
Pendim-Rrëfimit, ku morën pjesë
pothuajse të gjitha vajzat e pagë-
zuara dhe në misterin e Kungimit
Hyjnor.
Data 2 gusht ishte një tjetër ditë
e paharruar për vajzat, pasi ato
morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore
në katedralen “Ngjallja e Krishtit”
në Tiranë, të kryer nga Kryepiskopi
Anastas së bashku me anëtarët e
Sinodit të Shenjtë, për të kremtuar
përvjetorin e Fronëzimit të Krye-
bariut tonë.