PIERRE BATIFFOL
I.
Berati është një qytet i vogël osman, i
vendosur në hyrje të qafëmalit Apsus [Osumi i
sotëm]. Për të arritur në Berat nga porti më i
afërt, Vlora, duhen pesëmbëdhjetë orë kalërim;
rruga pothuajse nuk ekziston fare. Qyteti është
i besimit mysliman; nga larg dallohen minaret,
të cilat zgjaten mbi shtëpitë e bardha dhe
kopshtet e tyre; në hyrje të qytetit ndeshim varre-
zat e vjetra të të parëve. Tregu është në qendër
të qytetit: ndeshim haxhi dhe hoxhë me turban
në kokë, ushtarë dhe zyrtarë turq; herë pas here
edhe gegë e vllehë, tregtarë nga rrethinat e
Elbasanit; përfundimisht edhe shumë hebrej, të
cilët dallohen nga fesi i zi; por, gjithsesi, dominojnë
shqiptarët dhe gjuha shqipe. Pjesa e qytetit të
vjetër është e rrethuar me mure gjysmë të rrë-
nuara nga koha bizantine; këtu është lagjja
“Kala”, tokë e grekëve [ortodoksëve], e të kri-
shterëve, në të cilën nuk gjejmë asnjë gjurmë të
xhamive apo pazarit, ngaqë banorët janë të gjithë
grekë [ortodoksë]. Në këtë pjesë ndodhet edhe
shtëpia e ipeshkvisë, e quajtur “Mitropolia e
shenjtë”. Zbrita tatëpjetë në brendi të kalasë,
ku mora me qera një shtëpi, dritaret e së cilës
shikonin bedenat e kalasë; kisha përshtypjen
sikur po vështroja jetën mesjetare bizantine, “në
themën Beratase”.
Në “mitropoli” [ipeshkvi] më priti mitropoliti
ortodoks, shkëlqesia e tij, prelati i shumëditur,
imzot Anthime Alexoudis. Peshkopi i mitropolisë
së shenjtë i ishte përkushtuar arkeologjisë, kur
këtë ia lejonin punët dhe detyrat e shumta zyr-
tare. Ai është anëtar i jashtëm i Sinodit të Sta-
mbollit [i Patrikanës?!], ku çdoherë e thërrasin
me nofkën: “miku i artit”, nofkë të cilën imzot
Anthime Alexoudis vërtet e meriton. Ka zbuluar
disa mbishkrime, ka botuar disa medalione ; në
shtëpinë e tij ka një koleksion modest, me shumë
eksponate antike, me një vlerë të jashtëzakonshme,
koleksion që i bën nder të veçantë Mitropolisë.
Vetë qyteti i Beratit nuk është vendbanim
antik, ngase nuk janë zbuluar mbishkrime,
ndërtesa, apo gjëra të tjera nga lashtësia. Në
qytet kanë arritur disa eksponate nga antikiteti,
por jo shumë të rëndësishme. Mirëpo në qytet
ruhen disa dorëshkrime, të cilat janë tepër të
veçanta dhe shumë të vjetra. Është e domos-
doshme të theksoj se si i kam zbuluar dhe kush
më ka treguar për ekzistencën e tyre.
Kur, në vitin 1875, [Ludovico] Duchense
ishte i ngarkuar me delegacionin që do të
shkonte në malin Athos [Malin e Shenjtë], u
shkëput nga rruga dhe vajti deri në Patmos për
të përshkruar disa pjesë të dorëshkrimit në
greqisht, N, të Testamentit të Ri [sot “Codice N
Vaticana”?], kustosi i bibliotekës së “Théolo-
gut”, imzot Sakkélioni, i cili tash jeton në Athinë,
i tërhoqi vëmendjen për një vëllim tjetër të një
dorëshkrimi greqisht, për të cilin mendonte se
ishte i ngjashëm me pjesët e dorëshkrimit N,
ngaqë, sikurse ky i fundit, ishte i shkruar me
shkronja argjendi dhe në pergamenë të purpurt.
Duke shënuar këtë të dhënë, Duchense e
përmend këtë dorëshkrim vetëm një herë, në
vitin 1881, në një studim të tij kritik, si një kujtim
të veçantë.
Në Greqi ky njoftim nuk ka shqetësuar
askënd, por në Gjermani po; dhe mund të thuhet
se në vitin 1884 Duchense ishte i vetmi që në
botën shkencore kishte njohuri për ekzistencën
e këtij dorëshkrimi [në pergamenë] të purpurt.
Kur më ftoi që ta shikoja, kam kërkuar shënime
Po botojmë një fragment nga studimi i shek. XIX, i kryer nga
francezi Pierre Batifol, ku vihen në dukje vlerat e jashtëzakonshme
të kodikëve orthodhoksë të Shqipërisë, kësaj pasurie të paçmuar
kombëtare. Studimi u botua për herë të parë në Paris, më 1886,
nga Imprimerie Nationale, me titullin në origjinal: “Lesmanuscripts
grecs de Bérat d’Albanie et le Codex Purpureus F”. Gjithashtu, po
japim edhe një fragment nga vepra e Mitropolitit të Beratit, Imzot
Anthimit (Aleksudhit), i cili u botua në greqisht me titullin: “Vështrim
i shkurtër historik i mitropolisë së shenjtë të Belegradit, Beratit të
sotëm”, ku jepen të dhëna shumë të vlefshme.
DORËSHKRIMI GREQISHT NGA BERATI I SHQIPËRISË
Në “mitropoli” [ipeshkvi] më priti mitropoliti ortodoks, shkëlqesia e tij, prelati i
shumëditur, imzot Anthime Alexoudis. Peshkopi i mitropolisë së shenjtë i ishte përkushtuar
arkeologjisë, kur këtë ia lejonin punët dhe detyrat e shumta zyrtare. Ai është anëtar i
jashtëm i Sinodit të Stambollit [i Patrikanës?!], ku çdoherë e thërrasin me nofkën:
“miku i artit “, nofkë të cilën imzot Anthime Alexoudis vërtet e meriton. Ka zbuluar disa
mbishkrime, ka botuar disa medaljone; në shtëpinë e tij ka një koleksion modest, me
shumë eksponate antike, me një vlerë të jashtëzakonshme, koleksion që i bën nder të
veçantë Mitropolisë.
plotësuese, të cilat m’i ka ofruar Sauvaire,
konsulli francez në Janinë, me anë të letrës së
datës 27 nëntor 1884, ku, ndër të tjera, shkruan:
“Ipeshkvi i mitropolisë së Beratit, imzot Anthime
Alexoudis, para disa vjetësh, ka botuar në
gjuhën greke studimin: “Description abrégée e
historique de la sainte métropole de Belgrade,
aujourd’hui Bérat” [Vështrim i shkurtër historik
i mitropolisë së shenjtë të Belegradit, Beratit të
sotëm], vepër kjo shumë pak e njohur dhe, sipas
mendimit tim, nuk ekziston asnjë përkthim [i saj]
në ndonjë gjuhë tjetër…
Me këtë pjesë të veprës së Alexoudis-it ne u
njohëm me dorëshkrimet ungjillore të Beratit.
Mendoj se është e domosdoshme të shpjegoj
diçka këtu fillimisht, ngase duhen sqaruar disa
hipoteza të dyshimta, për të cilat më ka folur në
Athinë Sakkélioni . Ky pretendon se zbulimi i
parë i Beratinusit i takon Alexoudisit dhe, për të
përforcuar një ide të tillë për ipeshkvin arkeolog,
bën citimin e këtyre radhëve, të cilat ne i
përkthyem, duke pretenduar se [më parë]nuk
kishte asnjë njohuri për këtë, gjë që hapur vërehet
se nuk është e saktë…
Mitropoliti i Beratit Athim Aleksudhi
KAPITULLI IX
A
Një ungjill që ndodhet në Kishën e shenjtë të Ungjillëzimit të Hyjlindë-
ses në lagjen e Kalasë së Beratit besohet se ka një histori të hershme të
trashëguar, dhe për këtë nderohet nga të gjithë banorët e krishterë. Kjo
gojëdhënë thotë se Ungjilli është shkruar me dorën e vetë atit tonë shenjtor
ndër shenjtorët, Joan Krisostomit, kryepeshkop i Konstandinopojës. Në
kujtim të këtij shenjti, çdo vit, më 27 janar, bëhet meshë e shenjtë
kryepriftërore dhe panair. Me këtë rast nxirret edhe ky Ungjill, për nderim,
në kishën e shenjtë. Të gjithë të krishterët, e mbledhur nga çdo anë, vijnë
dhe e puthin me shumë shpresëtari, nder dhe respekt.
Elemente të fjalëve të këtij Ungjilli të shenjtë janë të arta. Po kështu
edhe shkronjat e para, të cilat janë të gjitha të mëdha. Gjithashtu, të katër
Ungjijtë që përfshihen në të, zbukurohen duke pasur në fillim shëmbëllimin
e portretit të secilit ungjillor, të pikturuar me ar.
B
Një tjetër dorëshkrim shumë i hershëm, që përmban tekstin e dy
ungjillorëve, të Mattheut dhe Markut, gjendet në kishën e Shën Gjergjit
të po kësaj lagjeje. Fjalët e tekstit janë të shkruara me argjend mbi
membranë (pergamenë) me ngjyrë vishnje të errët, ndërsa shkronjat e
para janë të gdhendura në ar dhe argjend, të harkuara.
C
Ekziston dhe një dorëshkrim tjetër, i ngjashëm me këtë Ungjill, në
membranë, i madh dhe me shumë fletë. Dy kapakët i ka të veshur me
argjend dhe të larë në ar. Ka dy shënime lart, ku thuhet se është pronë e
kishës katedrale të Mitropolisë sonë të Beratit (gr. “Velegradon”). Në të
njëjtën kishë gjendet edhe një ungjill tjetër, i shkruar mbi pergamenë, me
format të vogël.
D
Ka edhe dy Ungjij të tjerë të shkruar me dorë mbi pergamenë të
bardhë, që ruhen në kishën e lagjes Mangalem.
Një shënim i vetë autorit:
“Mbi njërin prej dy kapakëve (në tekst, shprehimisht: “pllakave”) gjendet
një shënim, i shkruar me germa të epokës së lashtë, ku thuhet: “Shikojini
germat e Shën Joan Krisostomit (Gojartit), që gjenden në këtë Ungjill,
(të shkruar) me vetë dorën e tij, kur ai ishte në Antioki, në atdheun e vet,
shërbëtor i Krishtit. Deri në epokën kur ai jetoi, nga shumë veta shkruhej
me germa të thjeshta. Por theksimi i fuqisë së shkronjave nëpërmjet
“shenjave të arta”, domethënë nëpërmjet “oksias”, “varias”,
“perispomenit”, “dhasisë” dhe “psilisë” (thekse dhe tone gjuhësore në
greqishten antike), nuk mjaftonte. Megjithëse këto tekste kanë pasur të
katër Ungjijtë, ky që ka mbetur ka vetëm Ungjillin sipas Mattheut dhe
atë sipas Markut. Ndërsa Ungjijtë sipas Llukës dhe Koanit humbën.
Ndërtuesi i manastirit të Theologut e mori dorëshkrimin në manastir, nga
kujdesi dhe admirimi, në shenjë nderimi ndaj Shën Joan Gojartit dhe si
dëshmi e devocionit që kishte për Krishtin. Ndërsa humbja e Ungjijve që
mungojnë ndodhi kur librat e Theologut u grabitën nga frankët, të quajtur
kampanezë (frankët e Shampanjës). Shikoni sa i veçantë është ngjyrimi
i shkronjave, por edhe sa e bukur është forma e tyre! Ungjilli i Theologut,
i shkruar në Patmo, është i varfër me këto shkronja, siç pashë me vetë
sytë e mi në Efes”.
(Ky është një fragment nga libri i Mitropolitit të Beratit, Anthimit,
(Aleksudhit) “Përshkrim i shkurtër historik i mitropolisë së Beratit
dhe i vendeve që janë nën vartësinë e saj shpirtërore”, botuar në
Korfuz, në shtypshkronjën “Ionia” të vëllezërve Kaonë, 1868.)
“Vështrim historik për historinë e mitropolisë së shenjtë të qytetit Belegradon,
tani Berat, dhe për vendet nën vartësinë e saj”,