“Të Festojmë Familjen Ortho-
dhokse” kjo ishte tema e kampit
familjar, të zhvilluar në Elbasan prej
datës 27-31 korrik. 24 familje (75
persona) patën mundësi të flisnin
dhe të reflektonin për të ardhmen
e tyre, duke u përqendruar për të
kuptuar se cila ishte shpresa dhe
ëndrra që ata kishin për familjen e
tyre. Duke hedhur vështrimin pas,
nga e shkuara në familjet e tyre të
origjinës, ata patën mundësi të
shikonin cilat ishin gjërat që i sillnin
plotësi në jetë dhe cilat u kishin
shkaktuar thyerje, cilat i sillnin
gëzim dhe cilat dhimbje. Ata patën
mundësi të shikonin cilat ishin gjërat
për të cilat duhet të ishin mirënjohës
në jetë dhe për cilat duhej të ofronin
apo kërkonin falje. Familjet pjesë-
marrëse, duke folur e diskutuar së
bashku, reflektuan për gjërat që e
forcojnë themelin e shtëpisë së tyre
dhe për ato që e dobësojnë atë.
Familjet pjesëmarrëse u inkura-
juan që të ndërmerrnin një vendim
praktik, përmes të cilit do të punonin
për ta forcuar themelin e shtëpisë
edhe më shumë. Duke u mbë-
shtetur te Shkrimi i Shenjtë, ata u
nxitën që në shtëpitë e tyre të flasin
për bekimet. Duke parë familjet
nga Shkrimi i Shenjtë, por edhe nga
jeta e tyre personale, pjesëmarrësit
kuptuan se Perëndia është në gje-
ndje të transformojë familjet tona
të rëna dhe t’i përdorë ato që të bëj-
në vullnetin e Tij, ashtu siç bëri edhe
me familjet e rëna të Biblës.
Korresp. “Ngjallja”
Veprimtari shpirtërore me familje orthodhokse