Ato që thuhen lidhur me problemet
shëndetësore të Kryepiskopit të Tiranës,
Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Fortlum-
turisë së Tij, Anastasit, janë trillime, të cilat
Ato që thuhen për problemet shëndetësore
të Kryepiskopit Anastas janë trillime
qarkulluan kohët e fundit nga një gazetë politike
në Shqipëri dhe më vonë u riprodhuan në
mënyrë fragmentare nga disa rrjete sociale.
Është për t’u vënë re se edhe në vitet e më-
parshme, gjatë muajit gusht, janë ndërmarrë
sulme të çuditshme ndaj Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë.
Kryepiskopi Anastas është përballur kohët
e fundit me një problem muskuloskeletal, i cili
u kurua me fizioterapi. Ai ka kryer në mënyrë
të përsëritur Liturgji Hyjnore në Tiranë (më dt.
2, 6, 9, 16 gusht) si edhe për festën e Fjetjes së
Hyjlindëses, më 15 gusht. Kryesoi mbledhjen
e Sinodit të Hirshëm më 3 gusht, asamblenë e
klerikëve të zonës së Kryepiskopatës së
Tiranës më 11 gusht ndërkohë që, më 10 gusht,
vizitoi edhe veprën e rëndësishme hidro-
energjetike të Kishës së Shqipërisë në qytetin
e Librazhdit.
Nga Kryepiskopata e Hirshme,
20 gusht 2015