Gjimnazi “Kryqi i Nderuar” në
Sukth të Durrësit ka hapur dyert e
tij në shtator të vitit 2007 nën
kujdesin e veçantë të Fortlumturisë
së Tij, Kryepiskopit Anastas. Shko-
lla ka filluar të funksionojë me një
numër të kufizuar nxënësish dhe
vazhdimisht numri i tyre ka ardhur
duke u rritur. Kjo si rrjedhojë e dë-
shirës së madhe të të rinjve për t’u
afruar edhe më shumë me besimin
orthodhoks, por edhe si rezultat i
punës së stafit të zgjedhur pedago-
gjik, që gjithmonë ka sjellë produk-
tivitet.
Ky gjimnaz ofron bursë, e cila je-
pet nga Fortlumturia e Tij, Anastasi.
Ajo përfshin: anën pedagogjike,
akomodimin në konvikt dhe ushqi-
min për të gjithë nxënësit. Pranimi
në shkollë bëhet me një konkurs të
zhvilluar në muajin gusht të çdo viti.
Konkursi ka në qendër provimin
mbi dy lëndët bazë: gjuhën shqipe
dhe matematikën, gjithashtu edhe
një intervistë me gojë mbi njohuritë
e të rinjve për besimin orthodhoks.
Për këtë nxënësve konkurrentë iu
ofrohen qysh më herët programet
e këtyre lëndëve me pikat kryesore
ku duhet të mbështeten.
Të gjithë janë të lirë të pro-
vojnë, por vetëm ai që e meriton
mund të jetë nxënës në këtë lice.
Kjo ka qenë motoja e funksionimit
të këtij institucioni arsimor, theme-
luar në gjirin e orthodhoksisë.
Tashmë nga ky gjimnaz kanë
dalë gjashtë breza maturantësh.
Ndër vite, të gjithë nxënësit që kanë
përfunduar maturën kanë vazhduar
studimet e larta në universitete të
ndryshme, si p.sh: në Universitetin
e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Kor-
çës, në degët Ekonomike, Inxhinie-
rike dhe Sociale; në Akademinë
Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në
Shën Vlash të Durrësit; në Uni-
versitetin “Logos”; madje edhe në
universitete jashtë vendit, në si Itali,
Gjermani etj.
Në mbyllje të vitit shkollor 2014-
2015, liceu doli me rezultate shumë
të larta: kalueshmëri 100% dhe
notë mesatare 9. Si edhe çdo vit
tjetër, nxënësit maturantë të gjim-
nazit “Kryqi i Nderuar” u përballën
me bashkëmoshatarët e tyre në
provimet e Maturës Shtetërore dhe
arritën rezultate shumë të mira:
notë mesatare 8.7 dhe kalueshmëri
100%.
Por sukseset e liceut “Kryqi i
Nderuar” janë edhe të tjera sfida
të kapërcyera me fitore. Kështu,
në olimpiadat e zhvilluara në shkallë
republike, nga nxënësit e shkollës
kanë fituar këto çmime: Në Kimi,
çmim të dytë nxënësi Kristi Kër-
çyku i klasës së dhjetë. Në Mate-
matikë çmim të tretë nxënësi Alek-
sandër Ranxha i klasës së dhjetë.
Në Biologji çmim të tretë nxënësi
Arben Petroshi i klasës së dymbë-
dhjetë.
Ndërsa në olimpiadat e zhvi-
lluara në shkallë qarku janë fituar
7 çmime: 3 në Letërsi, 1 në Mate-
matikë, 1 në Kimi, 1 në Biologji.
Gjithashtu, nga nxënësit që ka-
në dhënë provimin e gjuhës greke
në Universitetin “Logos”, 4 prej
tyre janë vlerësuar shkëlqyeshëm
dhe 3 prej tyre me vlerësimin shu-
më mirë.
Për të gjitha këto duhet falënde-
ruar i gjithë stafi pedagogjik për
punën e palodhur dhe profesionale
ndër këto vite me të gjithë brezat e
nxënësve të liceut; drejtori i shko-
llës, z. Nikolla Perdhiku për kërke-
sën e fortë të llogarisë; klerikët,
kujdestarët dhe gjithë stafi mbë-
shtetës.
Në mënyrë të veçantë duhet të
falënderojmë Fortlumturinë e Tij,
Kryepiskopin Anastas, për kujdesin
e vazhdueshëm atëror dhe mbuli-
min e të gjitha shpenzimeve e bur-
save. Ai është përherë udhërrëfyes
dhe shembull në rrugën tonë.
Aleksandra Janaq
Mësuese letërsie në Liceun kishtar
Gurët e suksesit të liceut “Kryqi i Nderuar” në Sukth të Durrësit
Ecje shembullore e institucioneve arsimore të Kishës sonë
Në mbyllje të vitit shkollor 2014-2015, liceu doli me rezultate shumë të larta:
kalueshmëri 100% dhe notë mesatare 9. Si edhe çdo vit tjetër, nxënësit maturantë
të gjimnazit “Kryqi i Nderuar” u përballën me bashkëmoshatarët e tyre në
provimet e Maturës Shtetërore dhe arritën rezultate shumë të mira: notë mesatare
8.7 dhe kalueshmëri 100%.