Periudha e verës çdo vit shëno-
het nga 3 kremtime të rëndësishme
përvjetorësh që kanë lidhje me ri-
ngritjen kanonike të Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe
veçanërisht me veprën e jashtëza-
konshme të Kryepiskopit Anastas.
1 qershori (2014), shenjtërimi i
Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në
Tiranë ku u mblodhën primatë dhe
përfaqësues të të gjitha Kishave
Orthodhokse kanonike të botës,
duke afirmuar përfundimisht vendin
e barabartë që Kisha jonë ka
tashmë përkrah simotrave.
24 qershori (1992), zgjedhja, e
Fortlumturisë së Tij Anastasit,
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe
i Gjithë Shqipërisë nga Patriarkana
Ekumenike e Konstandinopojës;
nisi ringritja kanonike e Kishës
sonë.
2 gushti (1992), kur Fortlumturia
e Tij u prezantua dhe u fronëzua
para besimtarëve si Kryepiskopi i
tyre dhe mori prej tyre atë mbë-
shtetje të patundur që e ka shoqë-
ruar në gjithë këto vite.
Me rastin e një prej këtyre ditë-
ve të shënuara, pra të 2 gushtit, në
Kremtim festiv i Sinodit të Shenjtë
në përvjetorin e 23-të të Fronëzimit të Kryepiskopit
Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në
Tiranë, u zhvillua të dielën Liturgjia
Hyjnore festive, e drejtuar nga Krye-
piskopi Anastas, ku morën pjesë të
gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë,
klerikë dhe laikë.
Në këtë ditë të shënuar nderoi
me praninë e tij Mitropoliti i Pisidi-
së, Hirësi Sotiri, anëtar i Sinodit të
Shenjtë të Patriarkanës Ekumenike
dhe mik prej afro 70 vjetësh i Krye-
piskopit Anastas, i cili për 40 vjet
ka drejtuar Kishën Orthodhokse të
Koresë.
Në fund Kryepiskopi Anastas u
foli të pranishmëve për këtë ditë të
shënuar, duke kujtuar se vështirë-
sitë e pengesat nuk e ndalën dot
ecjen përpara të Kishës sonë.
Me rastin e këtij përvjetori Krye-
piskopin Anastas e përshëndeti
edhe Mitropoliti Sotir, i cili mes të
tjerash rikujtoi fjalët e Patriarkut,
Ekumenik Vartholomeut, se kushdo
që dëshiron të shikojë mrekulli,
duhet të vizitojë Kishën e Shqipërisë.
Në emër të anëtarëve të Sinodit
të Shenjtë, Fortlumturinë e Tij e për-
shëndeti Hirësi Ignati.
Në fund, Kryepiskopi Anastas
ndau naforën, duke marrë njëkohë-
sisht edhe urimet e të gjithë të prani-
shmëve “Për shumë vjet, o Kryezot”.