Me shqetësim të madh mësuam
dhe ndoqëm përmes Televizionit
Publik Shqiptar për organizimin e
aktivitetit “Mis Shqipëria 2015”, në
datën 5 qershor, i cili u zhvillua
pranë kishës orthodhokse “Krye-
engjëjt Mihail dhe Gavriil” në V o-
skopojë, njëkohësisht monument
kulture. Konkretisht, mbi murin
rrethues të kishës u vendosën tri
palë shkallë në të cilat kalonin vaj-
zat që bënin sfilatë, aq më tepër me
rroba banjo, duke shfrytëzuar obo-
rrin e kësaj kishe. Madje shkallët
ku kaluan vajzat ishin ngritur mbi
faltoren kushtuar Shën Varvarës, e
cila ndodhet ngjitur me murin
rrethues.
Një trajtim i tillë i një objekti ki-
shtar kulti është krejtësisht i papra-
nueshëm dhe i patolerueshëm, dhe
ngjall tepër indinjatë dhe keqardhje
një veprim i tillë, i cili shkon deri në
caqet e përdhosjes së këtij objekti
kulti, duke lënduar kështu ndjenjat
fetare të besimtarëve. Objektet e
kultit nuk pushojnë së qeni të shenj-
ta dhe nuk dalin nga qëllimi i tyre
parësor, për të cilin janë ngritur,
adhurimin dhe lutjen ndaj Zotit nga
ana e besimtarëve.
Sipas Marrëveshjes ndërmjet
Këshillit të Ministrave dhe Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë, ratifikuar nga Kuvendi i
Shqipërisë më 22.01.2009, në nenin
21 të tij thuhet:
1. Ndërtesat dhe objektet që
shërbejnë për kryerjen e cere-
monive fetare konsiderohen të
shenjta nga Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë. Ndër-
hyrja e autoriteteve shtetërore në
to është e ndaluar, me përjashtim
të rasteve të flagrancës, kur një
gjë e tillë kërkohet në zbatim të
një urdhri të prokurorisë, të një
vendimi gjyqësor ose titulli ekze-
kutiv, ose në rast të kanosjes së
një rreziku të afërm.
2. Paprekshmëria e hapësirës
publike garantohet nga Shteti.
Shteti mbron objektet dhe vendet
e caktuara fetare, në përputhje
me Ligjin.
Madje, vetëm ndërhyrja e auto-
riteteve kishtare, në çastet e fundit,
bëri të mundur, të paktën, shma-
ngien e një përdhosje edhe më ek-
streme – përdorimin e ambienteve
të kishës, narteksit, për veshjen dhe
zhveshjen e vajzave! Kjo tregon
edhe një herë se sa të pakujdes-
shëm, të cekët dhe pa respekt për
këtë trashëgimi të krishterë ortho-
dhokse janë treguar organizatorët, si
dhe organet që kanë dhënë lejet
përkatëse. Fatkeqësisht raste të
tilla të keqtrajtimit dhe shfrytëzimit
pa kriter të objekteve të kultit
orthodhoks ka pasur edhe në të
kaluarën (Kujtojmë p.sh. përdori-
min e kishës historike të Labovës
së Kryqit për të xhiruar një film
kundër besimit orthodhoks). Inci-
dente të tilla kërkojnë edhe një herë
në mënyrë të ngutshme zgjidhjen e
problemit të kthimit në pronësi të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë të objekteve të saj të kul-
tit dhe zbatimin e Marrëveshjes, e
cila përcakton në nenin 22 të saj se:
2. Shteti do t’i kthejë dhe ko-
mpensojë Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë të gjitha
pronat, me përparësi objektet e
kultit tashmë të njohura nga të
gjithë, të cilat kanë qenë për
Përdhosje e vendit të shenjtë, e lejuar nga shteti
– Ngjarja e Voskopojës, me spektaklin “Mis Shqipëria 2015”, ngjall shqetësim
dhe shtron shumë çështje që kërkojnë zgjidhje –
Ndërtesat dhe objektet që
shërbejnë për kryerjen e ce-
remonive fetare konsidero-
hen të shenjta nga Kisha Or-
thodhokse Autoqefale e Shqi-
përisë. Ndërhyrja e autori-
teteve shtetërore në to është
e ndaluar, me përjashtim të
rasteve të flagrancës, kur
një gjë e tillë kërkohet në
zbatim të një urdhri të pro-
kurorisë, të një vendimi gjy-
qësor ose titulli ekzekutiv,
ose në rast të kanosjes së një
rreziku të afërm.
Paprekshmëria e hapë-
sirës publike garantohet nga
Shteti. Shteti mbron objektet
dhe vendet e caktuara feta-
re, në përputhje me Ligjin.
Neni 21 i Marrëveshjes,
pika 1 dhe 2
Shteti do t’i kthejë dhe kompensojë Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë të gjitha pronat, me përparësi
objektet e kultit tashmë të njohura nga të gjithë, të cilat
kanë qenë për shekuj qendra shpirtërore dhe kulturore të
komunitetit orthodhoks dhe përbëjnë historinë e këtij
komuniteti, si objektet e kultit, manastiret e shenjta,
pasuritë, arkivat e saj, të konfiskuara nga regjimi komunist,
në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 22 i Marrëveshjes, pika 2
shekuj qendra shpirtërore dhe
kulturore të komunitetit ortho-
dhoks dhe përbëjnë historinë e
këtij komuniteti, si objektet e
kultit, manastiret e shenjta, pasu-
ritë, arkivat e saj, të konfiskuara
nga regjimi komunist, në për-
puthje me legjislacionin në fuqi.
Promovimi i vlerave të trashë-
guara shpirtërore dhe kulturore të
vendit sigurisht që mbetet një për-
parësi, por çdo gjë duhet të bëhet
në respekt dhe në harmoni të plotë
me veçoritë që kishat e manastiret
mbartin dhe transmetojnë.
Shpresojmë që në të ardhmen
do të ndërmerren hapat e nevoj-
shëm për mospërsëritjen e tyre,
duke ndryshuar mënyrën e qasjes
ndaj kësaj trashëgimie, por edhe
duke kuptuar se sa dëm i bëhet ma-
rrëdhënieve me komunitetet fetare
dhe besimtarët, duke treguar indi-
ferencë për ndjeshmërinë e tyre
ndaj këtyre vendeve të shenjta.