EmailFacebookKontakt

Ata që punuan për kishën tonë – Atë Erazmi Jorgo

Në kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, në
Durrës, pas Liturgjisë Hyjnore të dt. 22 maj 2015,
u krye shërbesa e përshpirtjes me rastin e përvje-
torit të fjetjes të atë Erazmi Jorgo.
Atë Erazmi lindi në vitin 1902, në fshatin Lin të
Pogradecit, nga një familje orthodhokse dhe atdhe-
tare. Që fëmijë shërbente në kishën e fshatit dhe u
dallua nga prifti i enorisë për përkushtimin ndaj
besimit, për zërin e të bukur e kumbues etj. U martua
shumë i ri dhe po shumë i ri u dorëzua prift (22 vjeç),
pas studimeve në theologji në Seminarin e Manastirit.
Fillimet e tij si prift i pati në Vrakë të Shkodrës. Pak
vite më vonë, me propozimin e tregtarëve, erdhi si
prift në qytetin e Durrësit, ku në vitin 1924, Imzot
Theofan Noli i dha titullin Ikonom i kishës së Shën
Spiridhonit, në të cilën shërbeu me përkushtimv për
43 vjet.
Për të vlerësuar dhe nderuar figurën e tij Bashkia
e qytetit i dha në vitin 1992 titullin “Qytetar Nderi”,
së bashku me dy klerikëve të tjerë nderuar, bashkë-
kohës të tij, Mons. Vinçenc Prendushit dhe Myfti
Mustafa Varoshit, me motivacionin për kontributin
e tyre shumë të çmuar në harmoninë fetare. Të tre
këta klerikë të nderuar dilnin së bashku në rrugët e
qytetit, duke u bërë shembull i bashkekzistencës dhe
harmonisë fetare.
Gjatë periudhës së Luftës II Botërore, kur gjer-
manët arrestuan rreth 300 burra durrsakë, për t’i
internuar më pas në kampet e përqendrimit në Pri-
shtinë dhe kampe të tjera në zonën e Ballkanit, atë
Erazmi arriti të mblidhte shumë para nga tregtarët
e Durrësit, nga të afërm të këtyre personave, madje
duke kontribuar edhe nga të ardhurat e kishës dhe
paguan gjermanët, duke bërë të mundur që ata të
kthehen pranë familjeve.
Atë Erazmi Jorgo dhe atë Petro Nani ishin dy
klerikët e vetëm orthodhoksë të qytetit të Durrësit
në meshimin e fundit, të 17 marsit 1967, datë pas së
cilës u ndalua ushtrimi i besimit fetar nga regjimi i
egër ateisto-komunist. Një nga dëshmitarët e paktë
okularë, Mihal Kostoli, që ishte i pranishëm atë të
diel në kishën e Shën Spiridhonit, thotë se në portën
e kishës ishin vendosur parulla që shkruanin: “Ai që
hyn në kishë, është armiku i partisë”. Në kishë
ishin atë Erazmi Jorgo, atë Petro Nani, Vasil Lekallari,
kishtarët Stefan Lipja dhe Spiro Bacja dhe vetëm
dy familje besimtarësh. Gjatë gjithë meshës grupe
nxënësish vinin përqark oborrit të kishës, duke
hedhur parulla kundër fesë. Kjo ishte dhe e diela që
atë Erazmi Jorgo kreu meshimin e tij të fundit.
Rrugës për në shtëpi papa Razma bëri një urim:
“Një ditë Kisha do të hapet përsëri. Dëshiroj të
meshoj edhe një herë e pastaj le të vdes”. Fatke-
qësisht nuk arriti ta plotësonte këtë dëshirë, pasi
ndërroi jetë 2 vjet përpara hapjes së kishave.
Me gjithë informacionet e pakta që disponojmë,
papa Razma kryente shërbesa fetare edhe gjatë pe-
riudhës së ndalimit të ushtrimit të besimit. Në
mënyrë të fshehtë ka pagëzuar në shtëpi nipërit dhe
mbesat e tij. Gjithashtu, siç dëshmon e bija, çdo natë
mbyllej në dhomë, vishte stolitë priftërore e kryente
shërbesat fetare.
Si besimtarë orthodhoksë, si qytetarë të Durrësit
dhe ne si klerikë të këtij qyteti jemi krenarë që kemi
pasur një bari të tillë të nderuar e të respektuar nga
të gjithë.
Atë Spiro Kostoli
Ata që punuan për kishën tonë
Atë Erazmi Jorgo

9