Si çdo kulturë gramatologjike edhe gjuha
shqipe, siç e dimë, filloi të hedhë hapat e parë
dhe të emancipohet më së shumti nga nevoja e
njerëzve për të kuptuar dhe njohur Shkrimet e
Shenjta. Në këtë kontekst punimi synon të hedhë
dritë mbi një figurë të rëndësishme të filologjisë
dhe përkthimit, Grigor Gjirokastritin, për të cilin
nuk dihet pothuajse asgjë, përveçse emrit të tij.
Vepra e tij, përkthimi i Dhiatës së Re në gjuhën
shqipe, përbën një ndër monumentet e para filo-
logjike e religjioze të plotë të gjuhës shqipe
(1824). Në këtë këndvështrim vepra e tij është
parë në kontekst me rrethanat historike dhe si
produkt i lëvizjes kulturore arsimore të shqip-
folësve të Korfuzit dhe ishujve jonianë në përgji-
thësi në fillim të shek. XIX, numri i të cilëve u
rrit me instalimin këtu të shqiptarëve nga Suli
dhe Parga. Gjithashtu këtu bëjmë të njohur një
figurë të rëndësishme që kontribuoi fuqishëm
në këtë përkthim, atë Andrea Idromenon, një
intelektual shqiptar nga Parga, doktor nderi i
Akademisë Joniane dhe anëtar i Shoqërisë Bi-
blike Joniane që mundësoi këtë përkthim. Meto-
da hulumtuese sjell fakte dhe argumente nga
një bibliografi e hershme, e rrallë dhe e mirë-
qëmtuar, ku përmendet edhe studiuesi Evlogjio
Kurilla si autor i parë i një punimi për të (1933).
Punimi hedh dritë mbi vlerat e këtij përkthimi,
shtysat që e mundësuan, situatat dhe kushtet
historike, si dhe mbi fakte të reja të jetës dhe
aktivitetit të Grigor Gjirokastritit.
Hyrje
Në këtë punim bëhet fjalë për të dhëna të
rëndësishme në lidhje me Grigor Gjirokastritin,
figurë e gramatologjisë dhe filologjisë shqiptare,
me kontributin e tij në në botimin e parë të
Dhiatës së Re në gjuhën shqipe, me të cilën
hidhen themelet e filologjisë shqiptare.
Nën dritën e të dhënave të reja që botohen
këtu për herë të parë, mësohet më shumë për
aktivitetin e tij, si dhe të bashkëpunëtorit të tij,
fare i panjohur për lexuesin shqiptar, Andrea
Idromenon, shqiptar nga Parga, emri i të cilit
lidhet edhe me lëvizjen për emancipim kulturor
të arvanitasve të ishujve të Jonisë, të cilët sy-
nonin shkrimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe.
Të dhëna për Grigor Gjirokastritin
(Argjirokastritin) dhe aktivitetin e tij
Në kuadrin e vlerave të përgjithshme që u
krijuan në shekuj, në fushën e gramatologjisë
Grigor Gjirokastriti dhe gramatologjia shqiptare
dhe filologjisë shqipe, një vend të rëndësishëm
zë edhe Grigor Argjirokastriti, apo Gjirokastriti
siç jemi mësuar ta quajmë, me botimin e
përkthimit të Vangjel Meksit të Dhiatës së Re
në gjuhën shqipe, që për nga rëndësia përbën
një ndër monumentet e para filologjike dhe
religjioze të plotë të gjuhës shqipe. Dhe kjo për
arsyen se përkthimi shqip i Dhiatës së Re, i bërë
sipas të gjithave gjasave nga Vangjel Meksi në
Stamboll ose në Selanik, ishte një arritje e rë-
ndësishme pas shumë përpjekjesh të mëdha, që
e kanë zanafillën nga Anonimi i Elbasanit,
Dhaskal Todhri dhe Grigori i Durrësit.
Përkthimi i Shkrimit të Shenjtë në gjuhën e
vendit është nisma e parë e kultivimit dhe
zhvillimit të gjuhës shqipe, dhe në këtë aspekt
prurja dhe kontributi i Grigorit është i madh.
Ndërkohë që vepra e tij është e njohur dhe e
studiuar nga albanologë dhe gjuhëtarë të
ndryshëm, për botuesin e këtij përkthimi në fjalë
nuk dihej asgjë përveç emrit të tij dhe mbiemrit
që përcaktonte vendin e tij të origjinës. Për herë
të parë për të, një studim serioz dhe të plotë ka
bërë studiuesi Evlogjio Kurilla i cili i shtyrë prej
mikut të tij Mit’hat Frashëri*, boton një studim
për të në periodikun “Theo-
logjia”, në Athinë në vitin 1933.
Mit’hat Frashëri duke njohur
kapacitetin e E. Kurillës si
studiues dhe dijet e gjera
enciklopedike që dispononte, i
lutet atij të shkruajë për të, në
mënyrë që të dihet diçka më
tepër se emri i Grigor Gjiro-
kastritit *. Ndërkohë që për
publikun shqiptar pothuajse
asgjë nuk është thënë për të,
për aktivitetin dhe rrethanat në
të cilat ai punoi, për të na
dhënë botimin e këtij varianti
të hershëm dhe korrekt të
Shkrimit të Shenjtë në gjuhën
shqipe. Megjithëse Evlogjio
Kurilla mendonte se këtë ve-
për e kishte përkthyer tërë-
sisht Grigor Gjirokastriti, ndër-
sa Vangjel Meksi ka qenë ve-
tëm një redaktues i tij, inici-
ativa e tij për të sjellë në dritë
të dhëna të panjohura për jetën
dhe veprimtarinë e Grigor
Gjirokastritit, përbën një vlerë
të madhe, pasi kontributi i tij
qoftë edhe si redaktues, re-
censues dhe botues i Dhiatës
së Re ka qenë i rëndësishëm
dhe vendimtar.
Por cili ishte Grigor Gjirokastriti?
Të dhëna biografike për Grigor
Gjirokastritin, Episkop i Paramithisë (1779)
Grigori mendohet të ketë lindur në qytetin e
Gjirokastrës, aty nga vitet 40 të shek. XVIII,
qytet i cili i në atë kohë i përkiste mitropolisë së
Drinupolit, prej të cilit kanë dalë burra të mëdhenj
dhe klerikë të dëgjuar, ku mund të përmendim
patrikun e Konstandinopojës, Joasafin e Madh
(1555 – 1565), mitropolitin e Tërnovës, Josifin, i
cili ndërroi jetë në manastirin e Lavrës në Mal
të Shenjtë, ku ende ruhen dorëshkrime të
veprave të tij, midis të cilave edhe përkthimi i
psalmeve, mitropilitin e Korçës, Neofitin (1845-
1896), Neofit Derkon, një ndër figurat më të
respektuara të Fanarit, mitropolitin e Larisës,
Neofitin e Dytë (1875-1896), mitropolitin e
Pogonianisë dhe Delvinës, Vasil Papahriston etj.
Për Grigor Gjirokastritin, bir i kësaj treve, në
“Katalogun historik të episkopëve të parë dhe
të kryepiskopëve e mitropolitëve të Athinës”,
hartuar nga arkimandrit Panaret Kostandinidhu,
më pas mitropolit i Mesinisë, shkruhet: “Burrë i
Dr. Dion Tushi
Departamenti i Gjuhë – Letërsisë,
Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
virtytshëm, i përkushtuar në besim dhe arsim-
dashës”. Nga të dhënat që jep ai vetë mësojmë
se në atdheun e tij u dorëzua fillimisht si episkop
i Paramithisë. Nga të dhëna historike mësojmë
se ai gjatë përpjekjeve të përgjakshme të suljo-
tëve kundër Ali Pashës ka luajtur një rol të rë-
ndësishëm, duke shërbyer si shembull i guximit
dhe vetësakrifikimit, si dhe iniciatorit të hedhjes
poshtë të kushteve që iu propozoi Ali Pashai,
luftëtarëve suljotë, nëpërmjet ndërhyrjes së
mitropolitit të atëhershëm të Janinës Jerotheut,
që të dorëzoheshin dhe ai do të falte pengjet,
midis të cilëve ishin edhe të afërmit e tij së ba-
shku me nënën e tij, përndryshe ata do
të vriteshin nga Ali Pashai.
Me vdekjen e kryepiskopit të Evjas,
Jerotheut nga Naksosi, në vend të tij
në fund të shek. XVIII (1799-1827)
dhe në fillim të shek. XIX vendoset
Grigor Gjirokastriti, që siç thamë ishte
episkop i Paramithisë, qytet ku një
numër të konsiderueshëm zinin në atë
kohë shqipfolësit. Pas një periudhe të
gjatë pimantike më se njëzetvjeçare, me
fillimin e kryengritjes së vitit 1821,
kundër turqve në zonën e Evjas, u
përfshi edhe Grigor Gjirokastriti, për
kontributin e tij në këtë luftë, si koma-
ndant i kryengritjes për pjesën jugore
të Evjas, të dhëna të rëndësishme për
të jep një nga kapedanët e kësaj lë-
vizjeje Aleks Kryeziu, arbëresh (ar-
vanitas). Si rezultat i këtij aktiviteti jeta
e tij rrezikohet. Shumë herë kapet rob
nga Rushit Pasha, lirohet me ndërhyrjen
e Aleks Kryeziut dhe rrezikohet të bur-
goset përsëri. Në këto rrethana, në
korrik të vitit 1823 Grigori tërhiqet në
ishullin e Korfuzit, ku qysh nga viti 1819,
kur ky ishull u vu në zotërimin e Anglisë,
atje mbretëronte paqja dhe qetësia.
Ambienti tërësisht i ndryshëm nga ai
luftarak që lë pas, është më se i për-
shtatshëm për misionin e ri në fushën e
letrave që do të ndërmarrë ai. Në
ishullin e Korfuzit, ai takohet me shumë
intelektualë grekë dhe arbëreshë
(arvanitas) të vendosur këtu, midis të cilëve
përmendim priftin e kulturuar Andrea Idromeno
nga Parga dhe të birin e tij Panajot Idromenon,
që së bashku me historianin e njohur të Sulit
Kristofor Perevos, jepnin mësim këtu në shkollën
e parë të hapur që në vitin 1805, rektor i së cilës
ishte Joan Kapodistria.
I ndodhur në këtë ambient mes miqve dhe
patriotëve të tij Grigori ndihej mirë. Shumë të
njohur të tij shqiptarë nga Parga ishin vendosur
në Korfuz, gjithashtu, mbas marrjes së Sulit prej
Ali Pashës në vitin 1803, një pjesë e madhe e
suljotëve u vendosën në Pargë dhe në Korfuz.
Kështu në vitin 1803, krijohet regjimenti i njohur
i “luftëtarëve shqiptarë” i përbërë kryesisht nga
suljotë dhe himarjotë, që nën drejtimin e Rusisë
ushtronte aktivitetin kryesisht në Eptanisa (ishujt
jonianë), kjo trupë luftoi në Napoli, Dalmaci,
madje u ftua edhe nga Napoloni i Madh dhe
luftoi përkrah tij. Me fillimin e Kryengritjes greke
të vitit 1821, 300 luftëtarë shqiptarë nga Parga,
shkuan dhe luftuan për çlirimin e Pargës nga
turqit, por nuk ia arritën dot, kështu që në fund
gjetën strehë dhe u vendosën në Korfuz. Me
pak fjalë numri i shqiptarëve apo shqipfolësve
në këtë periudhë në Korfuz, ishte rritur së
tepërmi.
Kontributi i atë Andrea Idromenos nga
Parga në përkthimin e Dhiatës së Re.
Para se të flasim për punën e Grigor Gjiro-
kastritit si botues i Dhiatës së Re, është mirë të
ndalemi te figura, tërësisht e panjohur më parë,
e priftit nga Parga, Andrea Idromenos, pasi, sipas
studiuesit Evlogjio Kurilla, nga ai mori shkas
përkthimi dhe botimi i Dhiatës së Re në gjuhën
shqipe prej Grigor Gjirokastritit. Përsëri nga disa
burime historike, mësojmë se ai ishte më i rë-
ndësishmi ndër intelektualët e Pargës dhe figurë
simbol për bashkatdhetarët e tij me një aktivitet
të madh intelektual dhe patriotik, që pasi iu
shkroi mbretërve dhe personaliteteve më të rë-
ndësishëm të Evropës për të ndihmuar në çliri-
min e atdheut të tij, kur nuk pati më shpresa,
braktis Pargën dhe vendoset në vitin 1804 famil-
jarisht në Korfuz. Në vitin 1824 senati i Akade-
misë së Jonit i themeluar nga lordi Françesk
Guilford e shpalli Andrea Idromenon doktor nderi
në Teologji të kësaj Akademie, duke e emëruar
njëkohësisht edhe profesor në këtë Akademi.
Studentë të tij kanë qenë shumë figura të rëndë-
sishme të gjeopolitikës dhe kulturës në vende të
ndryshme të Ballkanit*.
Lëvizja e shqiptarëve për
emancipim kulturor në Korfuz
dhe ishujt e Jonisë, në fillim të
shek. XIX.
Me Andrea Idromenon, Grigor
Gjirokastriti lidhet me një miqësi të
sinqertë dhe të dy impenjohen për
kultivimin shpirtëror të bashkëpa-
triotëve të tyre. Në këtë kohë në
Korfuz vërehet një lëvizje arsimore dhe
kulturore ndër refugjatët shqiptarë të
atjeshëm. Për këtë gjë do të thoshim
se ndihmoi rritja e vetëdijes së tyre
kombëtare. Kështu bëmat heroike të
suljotëve dhe banorëve të Pargës ishin
përhapur në Evropë, që nga viti 1803
deri në vitin 1824, kur botohet pjesa e
parë e përkthimit të Dhiatës së Re në
fjalë, në Perëndim u botuan shumë libra
që trajtonin historinë e shqiptarëve të
Sulit dhe Pargës, por që evokonin
njëkohësisht edhe periudhën e luftë-
tarëve të hershëm të Epirit, të para-
rendësve të tyre. Kështu në vitin 1803
dhe 1815 botohet në Paris dhe në
Venedik Histori e shkurtër e Sulit
dhe Pargës nga Kristo Perevu në dy
vëllime. Në këto botime shtohen dhe
epigrame, jambe dhe elegji të shkruara
nga Andrea Idromeno, ku përjetësohen
artistikisht historitë heroike dhe tragjike
të maleve të Sulit. Në vitin 1812 nën
kujdesin e Evgjenio Vulgarit, një
iluministi të shquar grek me origjinë
arbëreshe, botohet në Moskë Historia e
Skënderbeut. Në vitin 1819 Akademia e Vjenës
boton veprën Historia e Epirit të Ri dhe të
Vjetër dhe jeta e Pirros së Epirit, të profesorit
të helenistikës në Universitetin e Vjenës
Athanas Stagjiritit. Në Paris në vitin 1824 nga
Mihail Sqina botohet libri Epitaf për Marko
Boçarin etj.
Një prirje e veçantë për kultivimin edhe të
gramatologjisë shqipe, që u vu re në fillimet e
shek. XIX, edhe tek arbëreshët (arvanitasit) e
ishujve jonianë, sipas disa studiuesve, u frymë-
zua më së shumti nga jehona e Revolucionit
Francez dhe impaktit të tij në fushën etnokul-
(vijon në faqen 8)
turore. Kështu u shkruan fjalorë dhe disa punime
të thjeshta filologjike, prej të cilave mund të për-
mendim ato të Kunduriotit, A. Vretos, G. Ru-
cadhit dhe mbi të gjitha fjalorin e mirënjohur
greqisht – shqip të Marko Boçarit, të cilin filologu
i mirënjohur grek S. Llambru e zbuloi në vitin
1876 në bibliotekën e Parisit në Kodikun Sup-
plement Grec 251. Ky fjalor përbëhet prej 244
faqesh dhe në pjesën e dytë të tij, duke filluar
nga faqja 136 deri në faqen 244 përfshin një
koleksion tematiko-grafik greko-shqiptar, si dhe
një fjalor të shkurtër franko-shqiptar. S. Llambru,
i cili e studioi dhe foli i pari nëpërmjet botimit të
një artikulli studimor, mbi këtë fjalor, mendon se
fjalori i Boçarit është shkruar në prag të fillimit
të kryengritjes greke të vitit 1821 dhe ka pasur
si qëllim të ndihmojë në marrëveshjen midis
grekëve dhe shqiptarëve kryesisht arvanitas në
luftën e përbashkët kundër pushtuesve turq. Në
këtë atmosferë pra, fillon edhe përkthimi i këtij
monumenti të parë të filologjisë shqiptare prej
mjekut labovit Vangjel Meksi, autor edhe i një
“Gramatike të Shqipes” në këtë kohë, e cila për-
mendet më 1819, por që nuk është gjendur deri
tani.
Shoqëria Biblike Joniane, iniciuese e
përkthimit të Dhiatës së Re në gjuhën shqipe.
Një shtysë e rëndësishme në zhvillimin e
rilindjes shpirtërore të Eptanisit, në fillimet e
shek. XIX, fillimisht në Korfuz dhe më pas në
ishujt e tjerë jonianë ka qenë Shoqëria Biblike
Joniane, me misionarë anglezë dhe amerikanë,
e cila me iniciativën e saj bazuar në kontributet
private, kishte si qëllim përhapjen e Shkrimit të
Shenjtë, nëpërmjet botimit në gjuhë të ndryshme
dhe shpërndarjes falas të tij. Këtë qëllim dhe
iniciativë të Shoqërisë Biblike në fjalë e mbë-
shteti në atë kohë për vetë kushtet dhe rrethanat
edhe Kisha Orthodhokse, nëpërmjet mbështetjes
morale që i dha kësaj shoqërie Patriku Ekumenik
Grigori i Pestë, i cili e bekoi themelimin e saj.
Nga të dhënat historike mësojmë se presidencën
e kësaj shoqërie biblike e mori baroni Emanuel
Theotokis, i cili ishte kryetar i Senatit Jonian me
katedër në Korfuz. Korfuzi ka qenë një qendër
e rëndësishme e intelektualëve në krye të të
cilëve, në këtë kohë qëndronte atë Andrea
Idromeno, i përmendur veçanërisht për kulturën
e gjerë, si dhe për krijimtarinë e epigrameve dhe
odeve pindarike në greqishten e vjetër. Gjithashtu
mësohet se Andrea Idromeno ka qenë anëtar i
këshillit drejtues të Shoqërisë Biblike Joniane
dhe ishte ai që bindi Patrikun, Grigorin e Pestë
për të dhënë lejen dhe mbështetjen morale për
botimin në gjuhën shqipe të Dhiatës së Re. Atë
Idromenoja ka qenë gjithashtu për një kohë edhe
redaktues i librave kishtarë, i caktuar nga Patri-
kana e Konstandinopojës, supozojmë se ai mund
të ketë qenë recensuesi kryesor, mbas Grigor
Gjirokstritit, i këtij përkthimi kaq të rëndësishëm
si në aspektin shpirtëror religjioz, për arvanitasit
(arbëreshët) e Greqisë, shqiptarët e më gjerë,
ashtu edhe në atë kulturor filologjik. Kështu me
ndërhyrjen dhe iniciativën e kësaj shoqërie u
mundësua përkthimi dhe botimi në gjuhën shqipe
i kësaj vepre nga Grigor Gjirokastriti, me ndih-
mën dhe mbështetjen e Andrea Idromenos i cili
ishte ai që e futi edhe Grigorin në këtë shoqëri.
d.m.th. origjinalin në greqishten e vjetër, por një
tekst tjetër në greqishten e re, i quajtur “Mak-
simin”, për shkak të përkthyesit të tij Maksimit
të Kalipolitit. Ky tekst është në dy gjuhë, në ori-
gjinal dhe në përkthimin e greqishtes së re të asaj
kohe dhe është shtypur në Gjenevë në vitin 1638.
Pavarësisht faktit se përkthyesi nuk i është
referuar origjinalit, dhe kjo vetëkuptohet, për të
minimizuar shkallën e vështirësisë, kemi të bëjmë
me një përkthim të kujdesshëm në dialektin
labërisht të kohës dhe nga pikëpamja e interpre-
timit orthodhoks konsiderohet prej specialistëve
mjaft i mirë, gjë që tregon edhe vëmendjen e
vetë episkopit dhe atë Andrea Idromenos në
këtë drejtim, si dhe përgatitjen e tyre të thellë
teologjike. Kështu përfaqësuesi i Shoqërisë
Biblike Pinkertoni shkruan se përkthimi u bë nën
mbikëqyrjen e njërit prej peshkopëve ortho-
dhoksë shqiptarë më të ditur e më të respektuar.
Në përkthim është përdorur alfabeti grek.
Grigor Gjirokastriti, është episkopi i dytë
shqiptar pas Grigor Kostandinidhit ose të quajtur
ndryshe Grigori i Durrësit, që pas botimit të
Dhiatës së Re në gjuhën shqipe, gradohet nga
Patrikana Ekumenike e Konstandinopojës, ai
zgjidhet mitropolit i Athinës.
Grigor Gjirokastriti për pak kohë,
si mitropolit i Athinës.
Nga Korfuzi Grigori shkoi në qytetin e Athi-
nës. Patriku Ekumenik Agathangjel, që zëve-
ndëson patrikun e mëparshëm, Grigorin e Pestë,
të përmendur më sipër, të cilin turqit e varën në
Konstandinopojë, i propozon Sinodit të Shenjtë,
që fronin vakant të mitropolisë së Athinës, ta
zërë Grigor Gjirokastriti, apo Grigori i Katërt siç
do të quhej që tani e në vazhdim. Kështu më 16
shtator të vitit 1827, ai zgjidhet mitropolit i
Athinës dhe qëndron në fron deri fund të jetës
së tij, më 4 prill të vitit 1828. Megjithëse qëndroi
fare pak muaj si mitropolit i Athinës, kontributi i
tij është i madh për sa i përket mbledhjes dhe
ruajtjes së librave, dorëshkrimeve dhe objekteve
të tjera me vlerë materiale e shpirtërore të mitro-
polisë së Athinës, manastireve përreth dhe shko-
llave të qytetit, mbas largimit nga qyteti të forca-
ve turke, dhe marrjes së tij në dorë nga kryengri-
tësit grekë. Kështu me të drejtë Grigori i Katërt
përmendet në analet e historisë greke si ringri-
tësi i bibliotekës së Mitropolisë së Athinës.
Pra nga sa thamë me të drejtë ai është kon-
sideruar jo vetëm si një intelektual i mirëfilltë i
kohës së tij, por edhe një njohës dhe konservues
i vlerave në përgjithësi.
Botuar në revistat
“Kërkim”, “Tempulli” etj.
Grigor Gjirokastriti dhe gramatologjia shqiptare
(vijon nga faqja 6-7)
Të dhëna mbi tekstin e përkthyer dhe
botimin e Dhiatës së Re.
Kështu episkop Grigor Gjirokastriti boton në
Korfuz më 1824 Ungjillin sipas Mattheut dhe
në vitin 1827 krejt Dhiatën e Re, të përkthyer
nën kujdesin e tij. Ky botim pati një përhapje të
gjerë në orthodhoksët e Shqipërisë dhe në arbë-
reshët e Greqisë, aq sa më 1858 u ndje nevoja e
ribotimit të tij në Athinë. Gjithashtu shtojmë këtu
se Vretoja dëshmon se Vangjel Meksi përktheu
dhe botoi Ungjillin sipas Mattheut në vitin 1814,
por nuk ka asnjë gjurmë apo të dhënë, që ta
vërtetojë këtë dëshmi. Gjithashtu nga disa
burime të tjera historike mësojmë se Vangjel
Meksi e mbaroi së përkthyeri Dhiatën e Re në
vitin 1821, pas 16 muajsh nga nënshkrimi i kon-
tratës me Shoqërinë Biblike Britanike. Janë
ndoshta këto të dhëna të karakterit kohor, disi
mospërputhëse, që na shtyjnë të mendojmë se
ndoshta kemi të bëjmë me dy përkthime të ndry-
shme dhe për pasojë me dy përkthyes të ndry-
shëm, duke marrë në konsideratë edhe hipotezën
e hedhur nga studiuesi Evlogjio Kurilla se
përkthyesi i Dhiatës së Re në fjalë është Grigor
Gjirokastriti dhe jo Vangjel Meksi, gjithsesi ky
mbetet ende një problem i hapur për t’u parë
nga studiuesit.
Përkthyesi në këtë përkthim, nuk ka përdorur
për përkthim tekstin zyrtar të Dhiatës së Vjetër,
Këtë qëllim dhe iniciativë të
Shoqërisë Biblike në fjalë e
mbështeti në atë kohë për vetë
kushtet dhe rrethanat edhe
Kisha Orthodhokse, nëpërmjet
mbështetjes morale që i dha
kësaj shoqërie Patriku Ekumenik
Grigori i Pestë, i cili e bekoi
themelimin e saj.
* Në prologun e studimit në fja-
lë ndër të tjera E. Kurilla shkruan:
“Penën time për këtë nismë ma
vuri në lëvizje miku im z. Mit’hat
Frashëri, diplomati i shquar, i njo-
hur në rrethet e Athinës; për ar-
sye se ka qenë ambasadori i parë
i Shqipërisë në Athinë (1922-1925),
i cili pasi i shërbeu në raste të ndry-
shme atdheut si diplomat, tashmë
jeton në Tiranë ku ka filluar boti-
min e periodikut “Dituria”, një pe-
riodik i shkëlqyer filologjik, të cilin
e kishte ndërprerë që në vitin 1909.
Për hir të tij, pasi disa muaj më
parë veç të tjerash më kërkoi të dhë-
na për kryepiskopin e Evjas Gri-
gorin, përkthyesi i parë i Dhiatës
së Re në gjuhën shqipe, vendosa
që me të gjetur mundësinë ta
shkruaj. Kjo dhe për arsye se nuk
është e mundur që këtë lutje të
shkëlqesisë së tij ta refuzoj. Me
këtë rast dua dhe unë të kontri-
buoj në këtë nismë kaq fisnike
për këtë kultivues të gjuhës shqi-
pe. Me të drejtë zoti Mit’hat dhe
shqiptarë të tjerë shprehin indi-
njatën se si nuk ka mundësi që të
dinë diçka më tepër se emri i këtij
burri, i cili ishte i pari që nxori në
dritë përkthimin e plotë të Dhiatës
së Re në gjuhën shqipe. Kjo ve-
për e cila përbën monumentin e
parë religjioz dhe filologjik, ka për
shqiptarët një vlerë të pallogarit-
shme. Nga sa thamë ai me të drej-
të mund të konsiderohet si theme-
lues i filologjisë shqiptare. Kështu
që shqiptarët e kanë detyrim ko-
mbëtar restaurimin e kujtimit të
këtij mirëbërësi të atdheut, i cili
me anën e këtij përkthimi ka
dashur t’u përçojë patriotëve të
tij doktrinat e hyjshme dhe të mbi-
natyrshme të Ungjillit. Por këtë
borxh këtij kleriku të madh nuk
ia kanë vetëm shqiptarët, por edhe
bota helene. Grigori dallohet mi-
dis klerikëve heronj të vitit 1821,
me pjesëmarrje aktive në luftë
gjatë kryengritjes së Evjas, ku
pësoi shumë. Më pas ai ka qenë
edhe mitropolit i Athinës…”.
* Për E. Kurillën, Grigor Gjiro-
kastriti është jo vetëm botuesi,
por edhe përkthyesi i tekstit të
Dhiatës së Re.