Kujtimi i martirit të ri
KRISTODHULI i KASANDRËS
grushte dhe me shpatat që kishin dhe të
gjakosur e çuan zvarrë te gjykatësi. Meqenëse
i kundërshtonte propozimet e magjistratit, e
dënuan me varje. E nxorën përsëri në gjyq, i
dhanë 204 goditje me shkop dhe pastaj e çuan
për ta ekzekutuar. Rrugës u kërkoi të falur të
krishterëve që takonte.
E varën, më 28 korrik 1777, para portës
së kishës së Shën Minait. Trupin e zbritën
vetëm pas dy ditësh. Pasi e varrosën, u bënë
shumë shërime nga pjesët e litarit që kishte
shërbyer për ta varur, si dhe pjesë nga këmisha
e tij.
Shën Kristodhuli ishte me origjinë nga
gadishulli i Kasandrës dhe që në moshë të re u
bë rrobaqepës në Selanik, i specializuar në
qepjen e pelerinave prej leshi të trashë. Një
ditë pa një të krishterë bullgar që u bë
mysliman, vajtoi për humbjen e shpirtit të tij
dhe mori vendim të martirizohej. Rrëfeu
mëkatet, doli në rrugë me kryq në dorë dhe
hyri në një kafene, ku fendëruari bashkë me
disa jeniçerë po festonte me bujë rrethprerjen
e tij. Kristodhuli i zgjati kryqin që ta puthte
dhe e pyeti se përse e kishte mohuar Shpëtim-
tarin. Jeniçerët u sulën mbi të dhe e rrahën me