Shën Andrea, më i madhi i
shenjtorëve ikonografë, lindi rreth
vitit 1360. Disa supozojnë se kaloi
disa kohë në Bizant kur ishte i ri,
por ajo që dihet mirë është se
mësoi artin e ikonografisë në Rusi
nga Theofan Greku. U bë murg në
Manastirin e Shpëtimtarit të Më-
shirshëm në Moskë, themeluar nga
shën Androniku (1360), dishepull i
shën Sergjit, jetoi në Lavrën e
Trinisë së Shenjtë, nën drejtimin
shpirtëror të shën Nikonit (17
nëntor), nën hijen e shën Sergjit.
Gjatë këtij qëndrimi, i ngarkuan
afrskimin e kishës së Shën Trinisë,
i shoqëruar nga bashkëdishepulli
dhe vëllai më Krisht, Danieli i Zi.
Punuan së bashku në Moskë dhe
dekoruan Katedralen e Fjetjes së
Vladimirit.
Të dy murgjit ikonografë kresh-
monin dhe luteshin dhe ishin të
mbushur me hirin hyjnor. Mendjen
dhe shpirtin i kishin të kthyera drejt
dritës hyjnore që shkëlqente në ze-
mrat e tyre, duke përçuar në ngjyra
mbi muret dhe pllakat, reflektimet
e kësaj soditjeje të brendshme. Të
dielave kur nuk merreshin me pik-
turë, qëndronin përpara ikonave që
kishin pikturuar paraardhësit e tyre,
me gëzim dhe dritë hyjnore. Pra-
ndaj dhe Perëndia i lavdëroi në orën
e tyre të fundit: Andrea fjeti i pari
Kujtimi i oshënarit ANDREA RUBLEV
(rreth 1427), pastaj Danieli u sëmur
dhe, para se të braktiste këtë jetë,
pa shokun e tij në lavdi të madhe, i
cili e thërriste për lumturinë e
përjetshme dhe të pafund.
Të gjitha ikonat e pikturuara nga
shën Andrea janë plot me hir, dhe
disa janë dhe mrekullibërëse, me-
gjithatë pa asnjë dyshim më e fam-
shmja është ajo e Shën Trinisë,
pikturuar në kishën e Lavrës së
Shën Sergjit, me urdhër të Nikonit
dhe që Sinodi i 100 Kapitujve e
shpalli modelin e ikonës ortho-
dhokse (1551). Shenjti paraqet me
art të rrallë dhe fuqi të pakraha-
sueshme teologjike dashurinë e pa-
masë që bashkon Personat hyjno-
rë. Lëvizja qarkore që paraqet ulja
e kokës së Engjëjve dhe pema në
fund të skenës, e bëjnë besimtarin
që qëndron me shpresëtari përpara
kësaj “ikone të ikonave” dhe të
bëhet pjesëmarrës i këtij kori hyj-
nor. Edhe ai ftohet të marrë pjesë
në këtë tryezë ku dallohet një kaf-
shë e flijuar, simbol i banketit euka-
ristik.
U kanonizua nga Patriarkana e Moskës, më 1988, me rastin e Mijëvjeçarit të Pagëzimit të Rusisë,
por ishte nderuar si shenjtor në Lavrën e Shën Sergjit, me Danielin e Zi, që prej shekullit XVI.
Një theolog i madh rus, Pavël Florenski, tha: “Trinia e Rublevit ekziston, pra Perëndia ekziston.”
Sipas interpretimit të P . G . Bunge, kjo ikonë është paraqitja e Pentikostisë sipas Ungjillit të shën
Joanit (Jn. 14.16): Birin, në qendër, duke i treguar Atit potirin e sakrificës së tij, i kërkon të dërgojë
Shpirtin e Shenjtë, jo më si “fuqi”, por si Person.