Etërit dhe Mësuesit Ekumenikë të Kishës
I përmbilavdëruar je, o Krisht,
Perëndia ynë, që themelove mbi
dhé ndriçues, Etërit tanë, dhe, me
anën e tyre, na drejtove të gjithëve
në besimin e vërtetë, o i shumë-
mëshirshëm, lavdi më Ty.
(Përlëshorja e Etëve të Shenjtë)
Ndërgjegjja e Kishës njohu si “Etër të Ki-
shës” disa nga drejtuesit shpirtërorë, shkrimtarë
dhe theologë të Kishës. Në Dhiatën e Re termat
“atë” dhe “bir” kanë zakonisht një kuptim
harizmatik. “Ati” nënkupton një veçori jo vetëm
priftërore, por më tepër shpirtërore. Ai është
interpretuesi dhe predikuesi i së vërtetës në
Krisht, i cili i rilind njerëzit dhe i radhit ata në
trupin e Krishtit, në Kishë, me mësimdhënien e
tij origjinale (autentike) dhe të drejtë, si dhe me
jetën e tij të shenjtë. Apostull Pavli përpiqet t’u
shpjegojë korinthasve për këtë atësi duke u
shkruar atyre: “në qoftë se keni 10.000 mësues
në Krishtin, por nuk keni shumë Etër; sepse
unë, me anë të Ungjillit në Krishtin Jisu, ju linda”
(I Kor 4: 10-15).
Me këtë mënyrë, Kisha Orthodhokse vazh-
don t’u japë titullin e “Atit të Kishës” të gjithë
atyre personave që kanë hirin e Kryepriftërisë
ose të priftërisë, akoma edhe tek murgjit e
thjeshtë (p.sh. shën Andoni, i cili nuk dinte as
shkrim, as këndim) dhe udhëheqin në Krisht po-
pullin e Zotit në shpëtim, me autoritetin e Mësim-
dhënies Orthodhokse dhe shenjtërinë e tyre.
Etërit dhe Mësuesit e Kishës, me ndriçimin
e Shpirtit të Shenjtë, ndihmuan në njohjen dhe
përhapjen e së vërtetës dhe gjithashtu në formu-
limin e besimit të krishterë në dogmë ose me
veprat e tyre, ose me pjesëmarrjen e tyre nëpër
Sinodet e Kishës. Duke pasur si themel dhe
bazë Shkrimin e Shenjtë, ata hapën me mendi-
min e tyre rrugë për qartësimin dhe zbulimin e
dritës së vërtetë. Kështu, sa largohemi nga vitet
apostolike dhe nga dëshmitarët e drejtpërdrejtë
të predikimit të krishterë, rezulton nevoja për
përcjelljen e rregullt dhe origjinale të Mësim-
dhënies dhe të përmbajtjes së besimit. Pikërisht
këtë punë ose detyrë e marrin përsipër Etërit e
Kishës.
Fillimisht termi “Atë” iu dha Episkopëve, si
drejtues shpirtërorë dhe Mësues, të cilët lidhen
me të krishterët – bijtë e tyre shpirtërorë me një
lidhje të njëjtë si Ati = prindi – fëmija, ose
mësuesi – nxënësi. Me këtë mënyrë, nëpërmjet
Etërve trashëgohet besimi te brezat e rinj të
çdo kohe. Kjo lidhje siguron mirëmbajtjen dhe
ruajtjen e saktë dhe të përpiktë të besimit të
drejtë (Orthodhoksisë) dhe i vendos Etërit dësh-
mitarë të besueshëm të Traditës së Kishës. Që
këtu buron autoriteti dhe origjinaliteti i Etërve,
meqë dëshmia e tyre vërtetohet dhe riprodhon
parimet e besimit, të cilat përfundimisht na
drejtojnë te predikimi apostolik. Pra, të rregullt
dhe të saktë konsiderohen ata Etër, mendimet
theologjike të të cilëve jehojnë dhe përputhen
plotësisht me traditën apostolike (“Ky është
besimi i Etërve, ky është besimi i Apostujve”.
Vendimi Sin. VII Ekumenik).
Shfaqja e mendimeve të shtrembra dhe he-
retike, e mospërputhjeve dhe e mosmarrë-
veshjeve në bisedat dhe debatet rreth çështjes
Triadhologjike (shek. IV), që kishte munduar
jashtë mase botën e krishterë që në shekujt e
parë, drejtoi në nevojën e mbështetjes dhe
paraqitjes së besimit të drejtë (Orthodhoksisë)
gjithmonë sipas Shkrimit dhe Traditës së
Shenjtë. Ndihmues në këtë detyrë të vështirë
të Kishës u gjendën Etërit e Kishës.
Në këtë kohë përmbajtja e termit “Atë”
zgjerohet edhe më tej. Ai përmban edhe burrat
e ndriçuar kishtarë (jo vetëm episkopët), të cilët
u dalluan për ndeshjet e tyre kundër ideve dhe
teorive heretike dhe ndihmuan në formulimin e
kanoneve të besimit të drejtë nëpër Sinodet
Lokale dhe Ekumenike. Siç rezulton nga proces-
verbalet e këtyre Sinodeve, prania e Etërve në
to ishte përcaktuese dhe vendimtare. Veçori
dalluese qëndron fakti se gjatë formulimit të
vendimeve dogmatike të Sinodeve Ekumenike
afirmohet si frazë fillestare: “Duke ndjekur
Etërit e Shenjtë…” (Vendimi dogmatik i Sin. IV
Ekumenik).
Kushti i rëndësishëm i autoritetit dhe origji-
nalitetit të një “Ati” të Kishës është jeta e tij e
shenjtë. Njohja e origjinalitetit dhe e autoritetit
të një Mësuesi të Kishës ka si kusht kryesor që
shpjegimi dhe interpretimi i Shkrimit të Shenjtë
që ai bën dhe Mësimdhënia e tij nuk bien në
kundërshtim me Mësimdhënien zyrtare të
Kishës dhe Traditën e saj dhe gjendet në për-
puthje të plotë me opinionin dhe me besimin e
Etërve të tjerë, të cilët janë të njohur nga Kisha.
Etërit dhe Mësuesit
Ekumenikë
Termi “Mësues Ekumenik” që u jepet Etërve
me të njëjtin kuptim si në Lindje, ashtu edhe në
Perëndim, gjatë shekujve të parë u përket teori-
kisht atyre Etërve emrat e të cilëve përkujtohen
në procesverbalet e Sinodheve Ekumenike, të
cilat njihen si të përbashkëta si në Kishën Li-
ndore, ashtu edhe në atë Perëndimore. Kështu,
në procesverbalet e Sinodit V Ekumenik (553)
quhen Etër të Kishës: Athanasi, Hilari, Vasili i
Madh, Grigor Theologu, Grigori i Nisës, Au-
gustini, Theofili, Joan Gojarti, Kirili i Alek-
sandrisë, Leoni i Romës, Prokli etj. Është një
renditje në të cilën numërohen pa dallim emrat
e Etërve Lindorë dhe Perëndimorë. Shumë nga
këta Etër të Mëdhenj të Kishës, të cilët jetuan
gjatë shekujve IV-V dhe u dalluan për betejat e
tyre kundër herezive, në formulimin e dogmave
të besimit dhe në zgjidhjen e problemeve të
ndryshme kishtare, u njohën nga tërësia e Ki-
shës dhe u quajtën: Mësues Ekumenikë.
Problemi i pranimit të përbashkët të Etërve,
si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim, lindi
kryesisht në shek. IX-XI e më pas, si pasojë e
largimit gradual dhe të skizmës së madhe midis
dy kishave.
Patrologët perëndimorë, duke u bazuar te
kushti i lashtësisë, thanë se Etërit e Kishës
kufizohen deri në shek. VIII. Sipas tyre, Ati i
fundit në Lindje është Joan Damaskini. Pikë-
pamja Orthodhokse për këtë çështje është e
ndryshme dhe e kundërt. Kisha është vendi ku
shfaqet vazhdimisht veprimi shenjtërues i
Shpirtit të Shenjtë dhe vazhdimisht dalin Etër.
Këtë e fuqizon edhe fakti se Kisha Orthodhokse
njeh shumësi Etër të Kishës që kanë jetuar pas
Damaskinit, si p.sh. Foti i Konstandinopojës,
Simeoni Theologu i Ri, Grigor Pallamai, Niko-
dhim Ajoriti etj. Kisha është organizëm i gjallë,
i cili evoluon dhe nuk është diçka statike, e
vdekur, që i përket së shkuarës së lashtë dhe të
largët. Ajo ka gjithmonë autoritet dhe është
aktuale brenda kohës, meqë Shpirti i Shenjtë i
jep jetë, e rinovon dhe e drejton me po të njëjtin
rezultat si në lashtësi.
Arkimandrit Kozma Sovjani