EmailFacebookKontakt

Një dhuratë për orthodhoksët e Gramshit

Kisha e re e qytetit të Gramshit,
pak para kremtimit të festës së saj,
Metamorfozës së Shpëtimtarit, u
kompletua edhe me ikonostas. Kjo
kishë është një dhuratë e Kryepi-
skopit Anastas për besimtarët e
kësaj enorie, sepse ka qenë Fort-
lumturia e tij që bëri të mundur
mbledhjen e fondeve të nevojshme,
realizimin e një projekti të bukur dhe
që e ndoqi me shumë interesim e
përkushtim ndërtimin dhe plotësi-
min e saj me të gjitha pajisjet kish-
tare, për të vazhduar kështu traditat
e pasura orthodhokse të kësaj zone.
Ikonostasi është realizuar prej
dru panje të përzgjedhur dhe është
i gjithi i gdhendur me dorë, me orna-
mente kishtare me nivel të lartë ar-
tistik, siç ka qenë gjithnjë tradita jo-
në orthodhokse. Ndërtimi i këtij
ikonostasi u realizua në punishten
e posaçme të gdhendjes së drurit,
në “Nazaret” – Kompleksi i puni-
shteve të Kishës sonë Orthodho-
kse, dhe është vazhdim i realizimit
Një dhuratë për orthodhoksët e Gramshit
– Në kishën Metamorfoza e Shpëtimtarit u vendos ikonostasi i ri i gdhendur me dorë nga mjeshtrat tanë –
të disa ikonostaseve të vendosura
në kishat e reja të ndërtuara në zo-
na të ndryshme të vendit.
Specialistët tanë të kualifikuar
për punimin dhe gdhendjen e drurit,
si: Albert Janku, Vladimir Golemi,
Nikollaq Çala dhe Eduard Karaj, të
ndihmuar dhe nga punonjësit e
sektorëve të tjerë të “Nazaretit”,
veçanërisht nga ikonografi Kristo
Papanikollau, kanë arritur të japin
një vepër të re funksionale me vlera
artistike.
B.

10