Periudha e verës është një
gëzim i veçantë për të rinjtë dhe të
rejat orthodhokse. Është bekim i
madh që ata marrin pjesë në një
nga veprimtaritë më të rëndësishme
dhe tradicionale që Kisha Ortho-
dhokse Autoqefale e Shqipërisë
organizon çdo vit prej dy dekadash
për argëtimin, formimin dhe eduki-
min e brezit të ri, në kampet verore
për fëmijë e të rinj. Ato nisën më 2
dhe 4 korrik dhe do të përfundojnë
në fund të muajit gusht, të ndarë
në tri turne, sipas moshave, fëmijë,
gjimnazistë dhe studentë, të ardhur
nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë.
Tema e përbashkët shpirtërore
për këtë vit është “Udhëto me
Zotin”. Ajo do të përqendrohet në
shembullin që na jep jeta e Apostull
Pavlit dhe do të zhvillohet me ve-
primtari e referate, në mënyrë që
edhe të rinjtë ta kuptojnë se si,
ashtu si Apostulli, të mund të ecin
së bashku me Perëndinë në rrugë-
timin e tyre në jetë. Kampet do të
kenë edhe veprimtari të tjera të
larmishme, si shfaqje artistike e
konkurse, aktivitete sportive, ek-
skursione, shkuarje në plazh etj.
Kampet zhvillohen nën kujdesin
dhe me mundësitë e krijuara nga
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi
Anastas, i cili i konsideron ato si
“shkolla verore”.
Dy turnet e para të kampit të
djemve do të zhvillohen afër qytetit
të Durrësit, në mjediset e bukura
dhe të pajisura me të gjitha kushtet
të Manastirit të ri të Shën Vlashit
dhe Akademisë Teologjike “Ngjallja
e Krishtit”, ndërsa kampi i tretë, ai
Filluan kampet verore për fëmijët dhe të rinjtë orthodhoksë.
Ato janë quajtur nga Kryepiskopi Anastas si “shkolla verore”.
“Udhëto me Zotin”
me studentët, do të zhvillohet mes
natyrës së mrekullueshme të breg-
detit në Manastirin e Shën Jorgjit,
në Çukë, afër Sarandës.
Të tri kampet e vajzave do të
zhvillohen në mjediset e bukura dhe
me të gjitha kushtet të Manastirit
historik të Shën Joan Vladimirit,
afër Elbasanit.
Deri tani janë zhvilluar dy
kampet e para për djem, ku morën
pjesë 180 fëmijë dhe të rinj dhe dy
kampet e para për vajza, ku morën
pjesë 170 kampiste.