EmailFacebookKontakt

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Orthodhokse në qytetin Pomorie

Natyra e bukur e bregdetit bull-
gar të Detit të Zi dhe ofertat e le-
verdishme nuk janë e vetmja gjë, e
cila tërheq turistë nga e gjithë bota.
Shumë dashamirës nga Rusia dhe
Finlanda i planifikojnë pushimet e
tyre në Bullgari, në mënyrë që ato
të përkojnë me një ngjarje të caktu-
ar, pikërisht me Festivalin Ndërko-
mbëtar të Muzikës Orthodhokse
“Shën Maria – Axion Estin”. Ideja
e mbajtjes së këtij festivali ka lindur
gjatë vitit 2003 dhe është realizuar
pas një viti. Gjatë muajit qershor,
ky festival do të zhvillohet për herë
të 12-të në qytetin Pomorie. Hapja
është më 10 qershor, kurse zhvillimi
i forumit gjithmonë përkon me
festën “Shën Maria – Axion Estin”,
të cilën Kisha Orthodhokse e
kremton në mënyrë festive në ditën
tjetër. Drejtorja artistike e festivalit
Jordanka Tunxharova tregon histo-
rinë e tij:
“Çdo gjë nisi si një ëndërr, e cila
gjeti jehonë në tri institucione – në
mitropolinë e Slivenit, me mbë-
shtetjen e Hirësisë së Tij, Mitropolit
Joanikij. Morëm dhe ndihmë nga
bashkia – kryetari i atëhershëm i
Pomories na tha se, është mirë të
realizohet një tubim i tillë i muzikës
orthodhokse. Kori “Biseda sllave”
po kështu kontribuoi për krijimin e
festës.”
Vjet, në skenën e festivalit u
prezantuan pjesëmarrës nga 6 ve-
nde, mes tyre dhe nga Bullgaria.
Gjatë kësaj vere interesi për këtë
veprimtari është edhe më i madh:
“Do të presim miq nga shtatë
vende, ku më të shumtët në numër
janë grupet bullgare – tregon Jor-
danka Tuxharova. – Kemi forma-
cione nga Rusia, Ukraina, Bjello-
rusia, Rumania, Serbia dhe Greqia.
Për koincidencë sivjet koret janë
nga vendet orthodhokse. Gjatë sti-
nëve të kaluara kemi pasur miq nga
Franca, Gjermania, Holanda… Në
këtë edicion po vazhdojmë një te-
ndencë, të cilën e nisëm një vit më
parë – gjatë vitit 2014 kremtuam për-
vjetorin e Petër Dinevit, kurse tani
kemi kënaqësinë t’i japim nderin e
duhur Dobri Hristovit. Nuk kemi
futur këngë të detyrueshme, mu-
ndohemi që rregullat të mos jenë
strikte. Nëse duan pjesëmarrësit
mund të përfshijnë në programin e
tyre këngë kishtare nga Dobri
Hristovi. Mbetëm të befasuar, se
shumë grupe kanë respektuar këtë
dëshirë tonën. Në ditën e fundit të
festivalit, kori miks të cilin e organi-
zojmë çdo herë, do të interpretojë
katër krijime të tij.”
Kori Akademik “Gaudeamus”
është nga grupet që marrin pjesë
gjithmonë në edicionet e Festivalit
Ndërkombëtar të Muzikës Ortho-
dhokse “Shën Maria – Axion Estin”.
Ja se çfarë tregoi dirigjenti i ansa-
mblit, Vesella Geleva:
“Për herë të parë ne morëm
pjesë në vitin 2008. Ky është një
nga festivalet, të cilët koristët dhe
unë i presim me padurim. Me siguri
që ky është forumi më prestigjioz
për muzikën orthodhokse në Bull-
gari. Gëzohem shumë se, bashkia
e qytetit Pomorie gjen mjete ta fi-
nancojë, sepse ai zë një vend të rë-
ndësishëm në jetën shpirtërore të
vendit tonë.”
Sipas traditës, Festivali Ndërko-
mbëtar i Muzikës Orthodhokse
“Shën Maria – Axion Estin” nuk
mbetet vetëm në territorin e qytetit
Pomorie. Ai arrin pikën e vet kul-
more në ditën e fundit të programit
(sivjet më 14 qershor). Atëherë
shërbehen Liturgji festive në kishat
në qytetet Burgas dhe Nesebër, me
pjesëmarrjen e të gjithë koreve.
Marrë nga Radio Bullgaria
Përgatiti në shqip:
Nataniela Vasileva
Bullgari
Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Orthodhokse
në qytetin Pomorie

2