EmailFacebookKontakt

200-vjetori i kishës u kremtua bashkë me restaurimin e saj

Pas 200 vjetësh, ditën e shtunë,
më 2 maj 2015, Mitropoliti i Kor-
çës, Hirësia e Tij Joani meshoi në
kishën e Shën Athanasit të Madh,
në fshatin Sovjan. Ishte një ditë e
rëndësishme, sepse pas 200 vjetësh
nga ndërtimi i saj, në vitin 1815, kjo
kishë u restaurua plotësisht.
Si pjesa më e madhe e objek-
teve të kultit edhe kjo kishë u se-
kuestrua nga pushteti komunist,
duke shërbyer dyqan deri në vitin
1990, ku më pas, e amortizuar dhe
në një gjendje mjerane, nuk mund
të kryhej asnjë lloj shërbese. Në
vitin 2014, nën kujdesin e Imzot
Joanit, filloi restaurimi i kësaj kishe,
duke e transformuar atë plotësisht
dhe duke i dhënë fshatit Sovjan dhe
gjithë Mitropolisë së Korçës një
kishë të re e të bukur.
Në Liturgjinë Hyjnore morën
pjesë besimtarë nga fshati, si edhe
shumë besimtarë nga Korça dhe
fshatrat përreth. Gjatë Liturgjisë
Hirësia e Tij Joani theksoi rëndë-
sinë e kishës si qendër e jetës së
të gjithë besimtarëve. Gjithashtu,
Hirësia iu kërkoi besimtarëve që ta
ruajnë kishën dhe të kujdesen për
të, sepse, duke ruajtur kishën, ata
do të ruajnë familjet e tyre të shë-
ndosha.
Korresp. i “Ngjallja”
Sovjan, Mitropolia e Korçës
200-vjetori i kishës u kremtua bashkë me restaurimin e saj

2