EmailFacebookKontakt

Kontributi i Doktrinës së Krishterë (në veçanti i asaj Orthodhokse) në formimin dhe konsolidimin e kombit shqiptar, në zhvillimin dhe përparimin e vendit

… Kalimi i elementit psikologjik
nga faza e dytë e kalimit historik
të etnogjenezës së popullit tonë, në
fazën e tretë, siç e koncepton histo-
riografia shqiptare kur thotë se
kombi është: “Bashkësi e qëndrue-
shme njerëzish, e formuar histori-
kisht në bazë të bashkësisë së gju-
hës, të territorit, të jetës ekonomike
dhe të formimit psikik, që shfaqet
në bashkësinë e kulturës”. Edhe
këtu koncepti është tejet i gabuar
pasi formimi “psikik” nuk shfaqet
në bashkësinë e kulturës, pasi ky
proces tashmë ka përfunduar qysh
me etnosin. Ndryshe shënon kon-
cepti historik evropian lidhur me
kombësinë: “Bashkësi njerëzore
stabël, në territor të caktuar (por
jo bashkësi territori), gjuhë, kulturë,
traditë e psikologji të njëjtë”. Një
trajtesë e tillë është një gabim mjaft
i rëndë pasi ai synon jo vetëm që
të injorojë rolin e Doktrinës së Kri-
shterë në këtë proces, sidomos të
rolit të Doktrinës së Shenjtë Ortho-
dhokse, por synon t’u hapë dritën
jeshile koncepteve të gabuara, që e
lidhin procesin e formimit të kombit
me pushtimin osman dhe me pro-
cesin e islamizimit të vendit. Kjo
në vetvete do të thotë që historio-
grafia shqiptare në një mënyrë apo
në një tjetër mohon ekzistencën e
kombit shqiptar. Në rast se do të
pranonim konceptin e mësipërm
atëherë lind pyetja: Po bashkësia
orthodhokse dhe katolike e shqipta-
rëve nuk është pjesë e këtij kombi?
Por ne ju themi se jo vetëm që ësh-
të pjesë e këtij kombi, por është dhe
pjesa më e lavdishme, është emble-
ma e këtij kombi.
Doktrina e Shenjtë
Orthodhokse dhe hartimi
i venomeve të së drejtës
zakonore
Kontributi i Doktrinës së Shenj-
të të Krishterë në formimin e psi-
kologjisë së popullit shqiptar ka ndi-
kuar dukshëm edhe në një element
tjetër mjaft të rëndësishëm social,
siç është hartimi i normave të së
drejtës zakonore, të cilat morën
emrat e atyre që i hartuan. Një i
tillë ka qenë p.sh. “Kanuni i Labë-
risë”, hartuar nga Papa Zhuli, prift
i krishterë, në shekullin XI, në ko-
hën e pushtimin norman të vendit
tonë. Këto norma të së drejtës za-
konore synonin që të zgjidhnin
problemet me pronën, të divorci-
mit, të pjesëmarrjes së gruas në
punë jashtë shtëpisë, pa pasur
vrasje e gjakmarrje.
Kontributi i shquar
i ikonave të bashkësisë
shoqërore orthodhokse
për ndriçimin e kombit
Aspekt tjetër madhor i kontribu-
tit të njerëzve më të shquar të ba-
shkësisë sonë orthodhokse ka qenë
beteja shekullore për alfabetin, gju-
hën, shkollën shqipe. Në radhë të
parë dua të përmend punën për har-
timin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Kjo ka qenë një punë titanësh or-
thodhoksë, që i vunë gjoksin në
përbërje të “Shoqërisë së të Shtypu-
rit Shkronja Shqip”, ku pothuajse
të gjithë ishin orthodhoksë si Koto
Hoxhi, Pandeli Sotiri, Jani Vreto dhe
24 të tjerë. Alfabeti lindi, por duhe-
shin tekstet përkatëse për të nxitur
mësimin e tyre. Të parët shqiptarë
që shkruan dhe botuan abetaret
fillestare ishin orthodhoksët: Naum
Veqilharxhi, që shkroi “Fort i shkur-
tër dhe i përdorshëm Evëtar shqip”,
botuar në vitin 1844 me shpenzimet
e një lunxhoti orthodhoks, Vangjel
Zhapa. Ky filantrop, me përmasa
ballkanike, nxiti hapjen e shkollave
në fshatra e qytete: si në Gjiro-
kastër, në Tepelenë, në Përmet;
duke nxitur njëherësh edhe mësi-
min e gjuhës shqipe. Naum Veqil-
harxhi nuk ka qenë thjesht një
shkrues i një abetareje shqipe, por
një ideolog i parë i Rilindjes Ko-
mbëtare Shqiptare, mendimtar i
shquar iluminist, veprimtar i shko-
llës shqipe. Më 1824 ai krijoi një
alfabet të veçantë, që të pranohej
nga të gjithë. Figurë tjetër e shquar
e orthodhoksisë shqiptare, me për-
masa kombëtare, ka qenë Kosta-
ndin Kristoforidhi, hartuesi i të pa-
rës abetare në gegërisht, në vitin 1867
dhe i një abetareje në toskërisht, në
vitin 1868, si dhe i disa librave të
vegjël për nxënësit. Ai ka qenë sa
lëvrues edhe studiues i gjuhës shqi-
pe. Në vitin 1860 përkthen në shqip
(gegërisht dhe toskërisht) Dhiatën
e Re. Vepra më madhore e këtij pa-
trioti është “Fjalori i gjuhës shqipe”,
botuar në vitin 1904 në Athinë. Në
vazhdim të listës së titanëve në luf-
tën për shqiptarizmin do të përme-
ndim dhe “Bilbilin me gjuhë shu-
më”, Koto Hoxhin, patriot i shquar i
Rilindjes Kombëtare Shqiptare, nga
të parët shqiptarë që punoi në Shqi-
përi për hapjen e shkollave shqipe
dhe të arsimit në gjuhën shqipe. Në
vitin 1874 vë në skenë pjesën tea-
trale “Dasma në Lunxhëri”, duke
qenë i pari pionier i historisë së tea-
trit të kombit shqiptar. Koto Hoxhi
dhe bashkëfshatari i tij, Naqe Doku,
kanë shkuar te përfaqësuesi më i
lartë i administratës osmane të ko-
hës për të marrë lejen nga Porta e
Lartë për hapjen e shkollës shqipe.
Jani Vreto, ikonë e shkëlqyer e or-
thodhoksisë shqiptare, mendimtar,
veprimtar i shquar, hartues i Kano-
nizmës së “Shoqërisë së të Shtypurit
Shkronja Shqip”, një nga hartuesit
e abetares së parë me alfabetin e ri,
propagandues i tolerancës fetare.
Thimi Mitko, veprimtar i shquar i
Rilindjes, folklorist. Gjithë materi-
alin folklorik të grumbulluar e botoi
në “Bleta shqiptare” që, siç shënon
në parathënie: motivi nxitës ka
qenë qëllimi patriotik, të shpëtonte
nga harresa krijimet folklorike. Në
këtë radhua tepër të gjatë figurash
të shquara nuk mund të mos për-
menden Sevasti Qiriazi, Parashqevi
Qiriazi, Urani Rumbo, të cilat kra-
has përpjekjeve për arsimin e gju-
hën shqipe, u përpoqën edhe për
emancipimin dhe lartësimin e figu-
rës së gruas shqiptare. Sevastia, me
ndihmën edhe të vëllait të saj, Gje-
rasimit, hapi shkollën e parë shqipe
të vashave në Korçë, përgatiti për
botim mjaft tekste shkollore. Para-
shqevia, një tjetër veprimtare e
shquar e arsimit, e gjuhës shqipe.
Fjalët e Urani Rumbos: “Zogu nuk
mund të fluturojë me një krah” janë
një postulat i shenjtë. Ajo është e
para mësuese që vendosi në një
bangë vajzat me besime të ndry-
shme. Figurë shumë e shquar e or-
thodhoksisë shqiptare është Pande-
li Sotiri dhe vëllai i tij, Kostandini,
të cilët, pasi lanë detyrat e larta
pranë Perandorisë së Habzburgë-
ve në Vienë, shkuan në Stamboll,
ku u bashkuan me Jani Vreton dhe
të tjerë dhe punuan për hapjen e
Kumtesë nga takimet e Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë
Kontributi i Doktrinës së Krishterë (në veçanti i asaj Orthodhokse)
në formimin dhe konsolidimin e kombit shqiptar,
në zhvillimin dhe përparimin e vendit
(vijon në faqen 10)
Prof. dr. Arqile Bërxholi
Demograf-sociogjeograf
(vijon nga numri i kaluar) Në radhë të parë dua të përmend punën për hartimin e
alfabetit të gjuhës shqipe. Kjo ka qenë një punë titanësh ortho-
dhoksë, që i vunë gjoksin në përbërje të “Shoqërisë së të Shty-
purit Shkronja Shqip”, ku pothuajse të gjithë ishin orthodhoksë,
si Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri, Jani Vreto dhe 24 të tjerë.

Kontributi i Doktrinës së Krishterë (në veçanti i asaj Orthodhokse) në formimin
dhe konsolidimin e kombit shqiptar, në zhvillimin dhe përparimin e vendit
degëve të “Shoqërisë së Stambollit”,
për alfabetin e gjuhës shqipe, drej-
tuan revistën kulturore “Drita-Ditu-
ria” dhe e botuan atë në shtypshkro-
njën e ngritur me shpenzimet e ty-
re. Pandeliu mori përsipër detyrën
e vështirë të drejtorit të së parës
shkollë shqipe, hapur në Korçë, më
7 mars 1887. Vëllai i tij, Kostandini,
hapi shkollën e dytë shqipe në Po-
gradec, më 14 mars të vitit 1887. I
tillë është Petro Nini Luarasi, nxë-
nës i Koto Hoxhit, një veprimtar i
shquar për shkollën dhe arsimin
shqip. Ai hapi shkollën e parë shqipe
në Ersekë, në vitin 1887, si dhe disa
shkolla në krahinën e Kolonjës dhe
të Vakëfeve. Nikolla Naço, tjetër
figurë. Ka qenë kryetari i shoqërisë
“Drita” të Bukureshtit, si dhe drej-
tues i gazetës “Shqiptari” botuar në
Bukuresht. Thoma Avrami, luftëtar
i arsimit në gjuhën shqipe, si dhe
pjesëmarrës në Kongresin e Mana-
stirit, në vitin 1908.
Doktrina e shenjtë
Orthodhokse frymëzuese
për respekt e paqe
Bashkësia shoqërore orthodho-
kse dallohet për tradita e përvoja
të tjera historike mjaft të vyera. Ajo
është karakterizuar nga respekti
për bashkësitë e tjera shoqërore
fetare dhe për doktrinën e tyre, nga
respekti për fqinjët, nga dëshira për
të jetuar në paqe e në mirëkuptim
me ta. Në jo pak raste, figura mjaft
të ndritura të kësaj bashkësie e ka-
në shprehur këtë cilësi edhe nëpër-
mjet të aforizmave të tilla si: “Lerni
këllëç e jataganë, merrni penën e
mellanë!”, çka në fakt është kon-
cept filozofik. Ky koncept i ka rrë-
njët në “shtresat” më të thella të
Doktrinës sonë të Shenjtë dhe në
ligjet dhe kodet e kësaj doktrine,
veçanërisht te Dhiata e Vjetër dhe
Dhiata e Re, mbi të cilat u mbë-
shtet dhe formimi i etikës ortho-
dhokse. Gjatë historisë shumëshe-
kullore të popullit tonë, mjaft indi-
vidë të shquar të bashkësisë shoqë-
rore orthodhokse janë formuar me
këtë etikë që buron nga kjo doktrinë,
dhe ata kanë lënë gjurmë jo vetëm
në kulturën kishtare, por në gjithë
historinë kombëtare, në muzikë,
pikturë, skulpturë, në artin e thurjes
e të gdhendjes, në artin e mozaikut
etj. Ky është përsëri një kontribut i
veçantë i bashkësisë sonë.
Ideologjia dhe etika orthodhokse
është frymëzuese në krijimin e artit
kishtar të bashkësisë shoqërore
orthodhoke dhe e frymëzuar nga kri-
jimtari e këtij arti, që është shpreh-
je e besimit, jetës, kulturës, veprës
adhuruese të gjithë bashkësisë sho-
qërore të komunitetit orthodhoks.
Mund të themi gjithashtu se ky art
përbën dëshmi me vlera historike
dhe monumentale, ku shprehen ci-
lësitë, potencialet e fuqishme, të ci-
lat kanë zotëruar në këtë bashkësi.
Nëpërmjet artit shprehen potencia-
let shpirtërore, intelektuale, artistike
dhe ekonomiko-shoqërore. Ky art
nuk është thjesht një ikonë apo një
pikturë e thjeshtë murale, por është
një art i vërtetë, ku janë trajtuar gjithë
gjinitë e mundshme. Në këtë art va-
lëzimi i ngjyrave, loja me dritë-hijen
të mahnitin, uniteti i skenave masive
të mrekullon, gdhendjet në dru të ha-
bisin me precizionin dhe me ngjar-
jet masive të pasqyruara në to, ashtu
siç të mahnitin mozaikët, vetë arki-
tektura e objekteve të kultit. Veprat
e artit të Onufrit, të Nikollës, të Ko-
standin Shpatarakut, David Seleni-
cës, apo të Konstandin e Athanas
Zografit janë krijime me kolorit të
veçantë, të individualizuar, duke
përqasur pikturën murale kishtare
me mjedisin real.
Përmendëm më sipër se arti kish-
tar orthodhoks ka frymëzuar etikën
orthodhokse, por edhe vetë ky art
është frymëzuar prej etikës ortho-
dhokse. Nuk do të mund që të reali-
zoheshin relieve artistike aq masive
si në kishën e Shën Kollit, në V o-
skopojë nga David Selenica, në ki-
shat e Kalasë në Berat, në kishën
e Shën Kollit në Shpat të Elbasanit,
në kishën e Shën Marisë në Spile
të Saraqinishtës, në kishën e Shën
Kollit, po në këtë fshat e shumë të
tjera, në rast se ata nuk do të ishin
një emblemë e etikës orthodhokse.
Thamë se arti kishtar orthodhoks
është trajtuar në gjithë gjinitë: mo-
zaik, pikturë murale, piktura masi-
ve, ikonografia, gdhendja e drurit,
apo skulptura në miniaturë etj. Ky
art, në çdo etapë të kalimit historik
të vendit, në veçanti të bashkësisë sho-
qërore orthodhokse, ka pasur edhe
pamjen e vet të kohës, të frymëzuar
nga kushtet e reja, që kanë nxitur
edhe një dinamizëm real të etikës
orthodhokse, duke kontribuuar në
periodizimin preciz shkencor të ka-
limit të historisë së artit të të gjitha
llojeve në trojet shqiptare. Një faqe
tejet e ndritur e kontributit të ba-
shkësisë orthodhokse është dhe
shfaqja e filantropizmit të bashkë-
sisë shoqërore orthodhokse, filan-
tropizëm ky krejt i veçantë dhe te-
për domethënës. Të gjithë këto
kontribute, së bashku e veç e veç,
janë kontribute themelore në for-
mimin e kombit shqiptar, në krijimin
e thesarit të paçmuar të artit, kultu-
rës, moralit të këtij kombi, në ndri-
çimin arsimor të tij.
Që të flisja edhe më gjatë për
këto vlera kaq të spikatura të ba-
shkësisë sonë do të më duheshin
të kisha në dispozicion shumë net
dimri dhe, që t’i shkruaja, do të du-
heshin enciklopedi të tëra, por një
fjalë popullore thotë: “Për të provu-
ar cilësinë e verës, mjafton edhe
një gotë”, prandaj dhe unë në këtë
takim dinjitoz, solla vetëm “një
gotë” nga kjo verë kaq ekselente.
Faleminderit për vëmendjen
Tuaj!
(vijon nga faqja 9)

2