Pritja e Shpirtit të Shenjtë
nga populli dhe reagimi i tyre
Jerusalemi ishte një qytet me rëndësi shumë
të madhe si për judenjtë që banonin në trojet e
tij, ashtu edhe për ata që ndodheshin të shpër-
ndarë në vende të ndryshme (diaspora). Në
këtë qytet banonin jo vetëm një pjesë, por i
gjithë populli i përzgjedhur. Kjo mbledhje e
popullit izraelit ditën e Pendikostisë në Jeru-
salem nënvizon fillimin e plotësimit të pritjeve
eskatologjike të judenjve, të cilët besonin se
në kohët e fundit i gjithë Izraeli i shpërndarë
do të bashkohej (mbledhja e të shpërndarëve
të diasporës).
Shumë nga izraelitët e diasporës ishin kthyer
për të festuar dhe ndodheshin atë ditë në
Jerusalem. Të gjithë banorët e Jerusalemit u
çuditën me nxënësit dhe në momentin kur
dëgjuan oshtimën, si dhe gjuhët e tjera që
fliteshin prej tyre, u bë një rrëmujë e madhe
dhe më pas u mblodh një grumbull i madh
njerëzish, të cilët habiteshin me ndodhinë. Ora
ishte afro 9
00 e mëngjesit (Vep.2:15). Të gjithë
u mblodhën në oborrin e Tempullit të Solomonit.
Të gjithë habiteshin me ngjarjen, por më tepër
me aftësinë e nxënësve që të komunikonin me
ta në gjuhën e gjithsecilit (Vep.2:6-7).
Gjithashtu, ungjillor Llukai na përmend edhe
emrat e vendeve e të kombeve nga kishin
ardhur judenjtë e diasporës e që ndodheshin
atje atë moment (Vep.2: 9-11). Parthia ndodhej
në jug-perëndim të detit Kaspik, Midia në veri-
perëndim të Iranit të sotëm dhe Elami në vendin
përreth Susës, në Persinë e lashtë. Më pas, ai
na përmend nëntë vende të tjera nga të cilat
kishin ardhur atë ditë në Jerusalem, duke bërë
një lëvizje nga lindja në perëndim dhe nga veriu
në jug. Me këtë mënyrë ai na tregon rrugën që
ndoqi Ungjilli në përhapjen e tij. Mesopotamia,
Kapadhokia, Ponti, Azia (e V ogël), Frigjia,
Pamfilia, Egjipti, Libia, Roma, Kreta, Arabia
dëgjojnë në gjuhët e tyre për madhëritë e Perë-
ndisë edhe të gjithë mahniten (Vep.2:9-12).
Në përgjithësi, shën Llukai përmend 16
vende e popuj, të cilët na kujtojnë 16 nipërit e
Noes (Zan.10:1-2; 6:21-22). Këtë gjë ai e bën
për një qëllim tjetër: duke pasur parasysh
renditjen e këtyre vendeve rreth e qark Jeru-
salemit e me qendër atë, ai do të theksojë se
me ardhjen e Mesias-Krishtit u mblodh e gjithë
diaspora e shpërndarë e judenjve dhe u rive-
vazhdueshëm i Jisuit brenda historisë së Kishës.
Gjithashtu edhe përkujtimi i Jerusalemit, qytetit
të shenjtë – siç konsiderohej nga Judenjtë –
lidhet me vendin dhe me rolin qendror që ai
ka edhe që do të luajë në çështjen e shpëtimit
të njerëzimit si një ndërlidhës midis Izraelit e
Kishës dhe ngjarjes së Pendikostisë e Jeru-
salemit.
Deri në atë moment nxënësit kishin një
mision të kufizuar, ndërsa me zbritjen e Shpirtit
të Shenjtë ata morën fuqi, u hapën kufijtë e
tyre dhe përmasat e misionit u bënë Ekumenike.
Ky universalitet lidhet me zgjedhjen që Jisui u
bëri atyre, por më tepër me zbritjen e Shpirtit të
Shenjtë mbi ta. Apostujt atë ditë morën: a) gra-
dën e kryepriftërisë, e cila mund të transme-
tohet edhe te persona të tjerë, dhe b) hirin e më-
simdhënies.
Dëshmia e tyre fillon që nga Jerusalemi
(Vep.2:7), vazhdon në Jude dhe Samari
(Vep.8:10) dhe arrin deri në kryeqytetin e pera-
ndorisë së atëhershme, në Romë (Vep.11:28),
e cila, në traditë, simbolizon fundin e dheut.
Fundi i dheut ka kuptim të dyfishtë: a)
territorial dhe b) kohor. Për predikuesit e
parë të Ungjillit fraza “deri në fund të dheut”
përbënte përpjekjen e pandërprerë të tyre për
të përhapur Ungjillin në sa më shumë njerëz.
Kështu urdhri i Jisuit për përhapjen e Ungjillit
në botë u drejtohet të gjithë predikuesve të Tij
në çdo kohë.
Kisha shumë herët e kishte kuptuar zbritjen
e Shpirtit të Shenjtë ditën e Pendikostisë si një
ligjdhënie të re, me të cilën Perëndia rinovoi
marrëveshjen e vjetër me popullin e Tij, siç
kishte kuptuar se ajo përfaqësonte komunitetin
Ekumenik të kombeve. Ky rinovim i marrëve-
shjes me Jisu Krishtin, si një Moisi i ri, është
elementi lidhës që bashkon Pendikostinë ju-
daike me Pendikostinë e Kishës. Pendikostia
judaike ishte festë e pastër bujqësore, sepse
lidhej me korrjen e drithërave dhe lidhjen e
fryteve të drurëve frutorë. Ishte festa e dytë e
vitit dhe festimet zgjasnin nga një ditë deri në
një javë, meqë për këtë festë mblidheshin në
Jerusalem edhe judenjtë e diasporës. Ndërsa
Pendikostia e Izraelit të Ri – e Kishës, e ka filli-
min e saj në hierapostolinë dhe në shpërndarjen
e nxënësve në botë për të përhapur Ungjillin, i
cili përbën qëllimin kryesor dhe përfundimtar
të zbritjes së Shpirtit të Shenjtë.
Pendikostia dhe rëndësia e saj për Kishën
Arkimandrit Kozma Sovjani
ndos lavdia e Izraelit, siç ata e kishin ëndërruar.
Dhe kjo lavdi filloi me veprimtarinë e Apostujve
për përhapjen e Ungjillit në gjithë kombet, duke
pasur si pikënisje Jerusalemin, e më pas Judenë,
Samarinë e deri në fund të dheut.
Rëndësia e Pendikostisë për Kishën
Në Jerusalem, pra, ditën e Pendikostisë, u
mblodh i gjithë Izraeli nga e gjithë bota dhe u
krijua Kisha e parë, e cila kishte karakter Eku-
menik dhe, që nga ajo ditë, filloi të transmetohet
Ungjilli në gjithë botën. Që në fillim të librit të
“Veprave” të gjitha ngjarjet na drejtojnë te
Pendikostia, dita në të cilën u krye zbritja e
Shpitit të Shenjtë mbi nxënësit dhe filloi kështu
në botë epoka e Kishës, që për të ka rezultate
sotiriologjike (shpëtimtare) dhe eskatologjike.
Në këtë kuptim, Pendikostia nuk është vetëm
ditëlindja e Kishës, meqë këtë ditë Kisha që
ekzistonte në dëshirën, mençurinë dhe dashuri-
në e Perëndisë hyri në fazën e plotësimit të
premtimeve profetike, si dhe në shpëtimin dhe
shenjtërimin e besimtarëve, të cilat mund të
realizohen me praninë e vazhdueshme dhe me
bekimin e Shpirtit të Shenjtë nëpërmjet Jisu
Krishtit. Kisha që nga dita e Pendikostisë, për-
jeton epokën e krijesës së re, duke parë vazh-
dimisht nga fundi i kësaj bote dhe fillimin e
botës që vjen dhe duke pasur si synim përfu-
ndimtar Mbretërinë e Perëndisë.
Ngjarja e Pendikostisë është një lidhje e
Jisuit me historinë e Kishës. Është një zbulim i
(Vijon nga numri i kaluar)