Këto ditë është folur për një “ringritje të
Manastirit të 40 Shenjtorëve në Sarandë. Së pari,
duke pasur parasysh se ai është një manastir
orthodhoks, i shkatërruar gjatë luftës, duket pak
e çuditshme gjithë kjo zhurmë pa vënë fare në
llogari pronarin, Kishën Orthodhoksë Autoqe-
fale të Shqipërisë. Edhe nëse ai manastir do të
ringrihej, do të ringrihej për t’i shërbyer besim-
tarëve orthodhoksë dhe jo për të bërë qejf turi-
stët ngado qofshin. Vendet e kultit tërheqin vizi-
torë të shumtë pikërisht me shenjtërinë dhe
historinë e tyre dhe jo duke i tjetërsuar ato për
qëllime private.
Së dyti, nga sa dimë, nuk ka asnjë projekt të
tillë të aprovuar nga Instituti i Monumenteve
apo Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë, pa lejen
e të cilëve nuk mund të bëhet asnjë lloj ndërhyrje
në monumente.
Edhe vetë specialistët e monumenteve dolën
kundër veprimeve të tilla amatoreske, si në FB,
Gazeta Shqiptare etj. Arkitektja dhe restaura-
torja, Lida Miraj, shkruante: “Rindërtimi?! Nuk
lejohet të rindërtohet një monument i tillë. Ideja
e rindërtimit është në kundërshtim të plotë me
të gjitha konventat ndërkombëtare”. Në të
njëjtën linjë ka qenë edhe qëndrimi i profesor
Aleksandër Meksit, njohësi më i mirë i kishave-
monument kulture në Shqipëri. Sa i takon pre-
zantimit të idesë për një projekt “rindërtimi e
komercializimi” për Manastirin e 40 Shenjtorëve
Meksi shkruan: “Dhe vetë vendosja e një guri, si
ndërtim pa leje është veprim i gabuar. Si mund
të lejohen të dhunojnë, në kundërshtim me çdo
ligj e kriter të zyrtarizuar shkencor, monumente
tejet të rëndësishme?”. Më tej, autori i studimit
“Arkitektura e kishave të Shqipërisë shek. VII-
XV” (Tiranë 2004), sqaron se “vepra e artit
dhe dokumenti historik, nuk ribëhen dot dhe nëse
tentohet, është një falsifikim. Zakonisht kjo
mendësi ndodh në diktaturat dhe nga ata që
duan të duken apo të vjedhin”. Në fund, Meksi
sqaron për të gjithë: “Restaurim nuk do të thotë
rindërtim, aq më tepër hipotetik, e aq me tepër
një vepër që shquhet, po përsëris do tallen me
ne dhe do e quajnë zero si dëshmi. Më gjeni
raste në Romë, Egjipt, Greqi apo gjetkë, që
rrënojat të rindërtohen. Nëse dikush do të
kontribuojë, t’ia japë paratë IMK apo kishës
për restaurime… Më e bukura është që po vazh-
duam të pseudorestaurojmë, nuk do vijë as dhe
një turist…”
Vlerat e Manastirit të 40 Shenjtorëve janë
të mëdha. “Kjo qendër kulti e pelegrinazhi, është
një nga më unikalet në gjirin e Mesdheut dhe
një ndër monumentet më të mëdha në botën
mesdhetare. Kisha e madhe dhe pjesa e saj 5
metra nën tokë ruan gjurmë të shërbesave për
pelegrinët. Në këtë manastir gjenden një shu-
micë pagëzimoresh. Prania e këtyre vatrave të
pagëzimit brenda një vendi përbën një rast unikal
në Mesdhe dhe tregon se manastiri, sipas të
gjitha gjasave, i kishte këto pagëzimore për t’u
ardhur në ndihmë pelegrinëve që vinin një ditë
të caktuar, më 9 mars, që është dita e 40 shenjto-
rëve, apo edhe në data të tjera. Aty është zbulu-
ar edhe banja termike, furra që përgatiste ujin
e ngrohtë për ata që do të pagëzoheshin”, – ka
thënë arkeologu Skënder Muçaj. Sipas tij, në
dhomat e manastirit janë zbuluar më parë edhe
disa piktura murale.
Th. Dh.
Nuk mund të “ringresh” pa leje pronën e tjetrit