Nisën punimet për restaurimin e kishës së Shën
Thanasit-Karavasta e Re, projekti i të cilit u pre-
zantua nga ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumba-
ro dhe deputeti z. Erion Braçe. Projekti u hartua
nga IMK dhe kap vlerën e 12 milionë lekëve.
Kisha e Shën Thanasit ndodhet në fshatin
Karavasta e Re, në afërsi të luginës së Karavasta-
së. Ndërtesa përfaqëson një monument historik
dhe kulturor, i shpallur me vendim nr. 6, dt. 15.
01. 1963. Kisha e Shën Thanasit daton në gjys-
mën e dytë të shek. XVIII, dhe si datë ndërtimi
mban vitin 1778. Në vitin 1797 piktorët grabo-
varë (Çetirët), Gjergj dhe Joan Katro, pikturuan
kishën me afreske.
Deri këtu mbetet vetëm që të falënderojmë
Një falënderim dhe një saktësim
– Instituti i Monumenteve të Kulturës filloi restaurimin e kishës së Shën Thanasit në Karavasta –
shtetin për interesin dhe investimin në mbrojtjen
e këtij monumenti shpirtëror e kulturor të kate-
gorisë së parë. Por… Thuhet se në këtë kishë nuk
ishte ndërhyrë që nga viti 1986. Na u duk pak i
çuditshëm ky konfirmim, për vetë gjendjen që
paraqet sot objekti fetar, ndaj iu drejtuam librit
“Restaurimi i monumenteve të Kishës Ortho-
dhokse në Shqipëri”, botim i viti 2005 dhe në të
gjetëm një kapitull kushtuar kësaj kishe, në të
cilën ishin bërë punime konservuese për ta ruaj-
tur nga shkatërrimi. Dhe më konkretisht: “…Për
këtë arsye (të dëmtimeve), u ndërmorën masa
me karakter shpëtimi, ndër të cilat ato më krye-
soret ishin rindërtimi tërësor i çative… dhe largimi
e sistemimi i dherave për të shmangur lagështinë”.
Më poshtë thuhet gjithashtu: Punimet u kryen
gjatë vitit 1999 nga Dega e Monumenteve e
Tiranës… në bashkëpunim me firmën “Elira”.
Këto punime arritën vlerën 5.482.840 lekë…”
Sigurisht, këto fonde për shpëtimin e saj u
siguruan nga Kryepiskopi Anastas, i cili deri më
sot ka bërë të mundura restaurime të këtyre
monumenteve me vlerë shumë miliona euro.
Pra, një falënderim për shtetin, që mori
përsipër restaurimin e plotë të këtij monumenti
kulti orthodhoks, por edhe një falënderim të
veçantë për Fortlumturinë Tij, që ka bërë të
mundur të shpëtohen e restaurohen dhjetëra e
dhjetëra monumente të tilla.