EmailFacebookKontakt

U zhvillua festivali i 16-të i Rinisë Orthodhokse

Të dielën, më 31.05.2015, në
Qendrën Kulturore pranë Katedra-
les “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë,
u organizua Festivali i 16-të i Rinisë
Orthodhokse “Bij të Dritës”.
Siç është bërë tashmë traditë,
grupe rinore të përzgjedhura nga i
gjithë vendi mblidhen të festojnë së
bashku në një frymë dhe shoqëri
dashurie. Por këtë vit, një arsye më
shumë për të festuar, ishte mirë-
njohja ndaj të gjitha dhuratave të
Perëndisë dhe kujtimi i një ngjarjeje
të rëndësishme për të gjithë ne: 1-
vjetori i Shenjtërimit të Katedrales
“Ngjallja e Krishtit”, e cila është
U zhvillua festivali i 16-të i Rinisë Orthodhokse
kthyer në simbolin e ringritjes së
Kishës Orthodhokse në Shqipëri.
Pas interpretimeve të grupeve
konkurruese, në skenë u ngjitën
edhe grupe përshëndetëse me
tropare kis htare, këngë e valle,
ndërkohë që juria u tërhoq për të
marrë vendimin:
· Çmimi i inkurajimit iu dha gru-
pit rinor të Këlcyrës.
· Për vallet, çmimi i parë iu dha
grupit të fëmijëve të Korçës dhe
çmimi i dytë, grupit rinor të Gjinarit
(Elbasan).
· Për këngët, çmimi i parë iu dha
korit dhe orkestrinës së Radios
“Ngjallja” dhe çmimi i dytë, grupit
rinor të Beratit.
Në përfundim të festimeve,
Kryebariu ynë i dashur, Fortlum-
turia e Tij, Kryepiskopi Anastas,
përshëndeti pjesëmarrësit “me dy
fjalë”, siç u shpreh vetë:
“Me gëzim dhe dhimbje, lavdi
Zotit!”
Dhe ne, njëzëri, falënderojmë Pe-
rëndinë për bekimet që na jep gjith-
monë dhe, veçanërisht, për një bekim
vërtet shumë të madh, për bashkë-
punëtorin e Tij të denjë dhe Kryepi-
skopin tonë të dashur, Anastasin!
Maria Taçi

2