EmailFacebookKontakt

Të ecim më përpara në jetën tonë shpirtërore, duke marrë brenda nesh Shpirtin e Shenjtë

Dita e sotme është një ditë falënderimi dhe
kujtimi; kujtojmë dhuratat e mrekullueshme që
na ka falur Perëndia që nga viti 1991. Një vit
më parë patëm gëzimin e Shenjtërimit të Kishës
Katedrale këtu në qendër, në Tiranë. Morën
pjesë të gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale,
Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik
Vartholomeu dhe 7 primatë të tjerë, përfaqësues
të Kishave të tjera Orthodhokse. Këto gjëra nuk
vijnë vetvetiu. Ndaj vendosëm që të festojmë
në këtë ditë kaq të bekuar, në vend të festave
të tjera në qershor edhe në gusht, si një ditë
kujtimi dhe falënderimi për Perëndinë.
Më të vjetrit këtu në kishë kujtojnë se sa të
vështira ishin vitet e para, por dhe më të rinjtë
duhet t’i shikojnë këto ditë dhe të jemi më mirë-
njohës ndaj Perëndisë për dhuratën e madhe
që Ai na ka falur… Kjo do të jetë dhe thirrja,
lutja jonë, në vazhdën e historisë, e cila nuk do
të jetë gjithmonë e lehtë…
* * *
… (Koment për problemin ekonomik)
Pjesa më e madhe e juaja këtu jeni familjarë
dhe e dimë fare mirë se, përveç gëzimeve që
kemi në shtëpitë tona, familjarët e dinë se si do
të zgjidhin çështjet financiare që ka shtëpia.
Janë komplekse dhe kanë të bëjnë me stabi-
litetin, përparimin e gjithë familjes. Deri më sot
nuk ju kam folur hollësisht në lidhje me këtë
çështje, por, meqenëse jemi mbledhur dhe ba-
shkë me ne janë edhe përfaqësues të mitropo-
live të tjera, duhet që t’i njohim këto vështirësi.
Që në çastet e para, kur vendosëm të thë-
rrisnim disa persona që të merrnin përsipër këtë
mision dhe të bëheshin priftërinj, klerikë, një nga
çështjet ishte se si ata do të kishin bashkë me
familjet e tyre një jetë dinjitoze. Pasuria e Kishës
ishte konfiskuar, ne nuk kishim absolutisht asgjë,
kishat ishin të varfra dhe ato nuk mund të mba-
nin priftërinjtë me rrogë, por, nga ana tjetër, ishte
e domosdoshme që të ecnim përpara në këtë drej-
tim. Klerikët e vjetër na kishin treguar se sa të
vështirë e kishin për të marrë rrogë, vetëm nga
mirësia e besimtarëve që jepnin dhurata në
kishë. Vendosëm që do pranonim për klerikë
Të ecim më përpara në jetën tonë shpirtërore,
duke marrë brenda nesh Shpirtin e Shenjtë
– Nga fjala e Kryepiskopit Anastas më 1 qershor, në të kremten e Shpirtit të Shenjtë –
(vijon në faqen 2)

vetëm persona që kishin mbaruar të paktën
shkollën e mesme dhe ata me shkollë të lartë.
Dhe iu premtuam se ata dhe familjet e tyre do
të mund të kishin një jetë dinjitoze edhe nga
ana financiare. Kjo nuk ishte diçka e thjeshtë.
Përpjekjet tona ishin nga më të ndryshmet. Kë-
shtu, u ngrit fabrika e qirinjve, me synimin që të
gjitha të ardhurat të shkonin për mbulimin e pa-
gës së klerikëve. Pastaj thamë që çdo enori të
jepte 40 % të të ardhurave, që të mbuloheshin
përsëri këto nevoja. Meqë kjo si e ardhur ishte
diçka e vogël dhe e kufizuar, u përpoqëm që të
krijonim pasuri, duke blerë apo duke dhënë ob-
jekte me qira, po dhe kjo nuk solli shumë fryte.
…E kam thënë dhe herë të tjera – që të mbu-
loheshin këto, duhej që të shkonte Kryepiskopi
e të trokiste në dyert e shumë miqve në mbarë
botën për t’i gjetur. Si përfundim, nga nevojat
që kemi për rrogat e priftërinjve, vetëm 1/3 mbu-
lohet nga të ardhurat, 2/3 duhet t’i gjejmë nga
donacione të ndryshme të miqve. Dhe lutja ime
ishte: Perëndia im, jepna një zgjidhje në lidhje
me këtë gjë, që të kemi diçka më stabël! Duhet
të llogarisni këtu edhe shpenzimet për aktivitetet
e tjera që kemi çelur, si shkollat. Sot kemi 30
shkolla, nga kopshtet e deri në shkollën e lartë
dhe janë rreth 1 milion euro në vit që shpenzohen
për këto. Nuk them këtu shumën që u desh që
të ndërtoheshin kishat. Perëndia nuk na la, Ai
nuk na e hoqi dashurinë e Tij gjatë gjithë këtyre
viteve.
Dhe tani dua të prek një çështje shumë të
rëndësishme, të cilën mund ta quajmë si një
“katedrale” tjetër. Për të lehtësuar barrën që
përmendëm më sipër, gjatë gjithë këtyre viteve
grumbullonim fonde dhe sot dua t’ju vë në dijeni,
se morëm leje nga qeveria për të bërë një hi-
drocentral, (i cili po ndërtohet) afër Librazhdit.
Në muajin maj morëm dhe lejen përfundimtare.
E gjithë kjo punë është bërë në heshtje, me besim
dhe lutje. Kjo na jep një frymëmarrje më të
madhe, se në të ardhmen do të kemi mundësinë
që t’i mbulojmë shpenzimet funksionale. Por,
veç klerikëve e familjeve që ata kanë, janë edhe
njerëzit e tjerë që punojnë brenda në Kishë. Në
rast se llogarisni se sa janë të punësuar në ve-
prat sociale, arsimore, shoqërore, që ka Kisha,
bëhen mbi 700 të punësuar. Në rast se e shumë-
zoni këtë me 4 veta mesatarisht që kanë familjet
e tyre, e kuptoni se çfarë do të thotë kjo shifër.
I them këto, që të lavdërojmë Perëndinë për
gjithçka që na ka dhuruar, por dhe për ato që
kemi në plan të kryejmë më tej. Dhe kini para-
sysh, kjo si zgjidhje nuk i mbulon të gjitha shpen-
zimet që ka Kisha. Flasim vetëm për shpenzimet
funksionale të saj. Por, Kisha është diçka e gjallë
dhe duhet të bëjë më shumë punë e aktivitete
për të lehtësuar dhimbjen dhe vuajtjen që ekzis-
ton sot në shoqëri. Ne do të vazhdojmë ndihme-
sën tonë për personat e varfër që janë në nevojë.
Ndihma materiale ka gjithmonë dhe një rëndësi
nga ana shpirtërore, dhe të gjithë duhet të më-
sojmë të japim nga ajo e pakta apo e shumta që
kemi si pasuri. E kam thënë haptazi, që gjithkush
ta dijë, edhe në Sinod, kur kam folur për të ar-
dhurat nga hidrocentrali, kam kërkuar – si porosi
nga Kryepiskopi – që një shumë nga të ardhurat
e kësaj vepre, sipas mundësive (mund të jetë
5% apo 10%), të jepet për kishat që janë më të
varfra sesa ne. Ka shumë kisha të tilla që kanë
nevojë. Ato nuk kanë mundësi të mbulojnë as
shpenzimet e rrogave të klerikëve të tyre. Edhe
ne patëm gëzim që të kishim ndihmë nga miqtë
tanë atëherë kur bëmë hapat e parë këtu në
këtë vend. Ju nuk i njihni ata personalisht, por
unë i njoh dhe e di se i kam lodhur në shumë
raste. Ndaj edhe ne, kur të na vijë radha, duhet
të ndihmojmë persona të tjerë që janë në nevojë.
Kjo do të thotë, se një kishë e cila është kishë e
gjallë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipë-
risë, duhet të ketë gjithmonë rrezatim, të ketë
forcën e madhe të frymëzohet nga mirënjohja
për Zotin dhe ta shprehë këtë mirënjohje me
vepra konkrete.
* * *
Dhe mos harroni atë që dëgjuat në leximin
e Apostullit të sotëm, që na thotë: “Ecni si bij të
dritës”. E gjithë kjo anë financiare për të cilën
flasim është vetëm për të mbështetur e fuqizuar
jetën shpirtërore. Ajo që kërkohet nga secili prej
nesh është që të ecim më përpara në jetën tonë
shpirtërore, duke marrë brenda nesh Shpirtin e
Shenjtë. Dhe të kujtojmë edhe sot atë që apostull
Pavli na rikujton përherë, kur na thotë se fryti i
shpirtit, i frymës, të jetë në çdo mirësi dhe drejtë-
si, dhe në të vërtetë, dhe kështu duhet të jetë.
Vini re këto tri gjëra, që janë tri gjëra të thjeshta
dhe mjaft të qarta. I krishterë orthodhoks nuk
është ai, i cili thjesht bën kryqin dhe ndez qiriun,
por është ai që jeton brenda dashurisë së Trinisë
së Shenjtë dhe pastaj këtë gjë e rrezaton edhe
jashtë. Edhe këto të tria janë elemente themelore.
Nisem nga i fundit: duhet të jemi njerëz të vër-
tetë, të së vërtetës, larg çdo lloj forme të gënje-
shtrës. Njerëz të drejtë, njerëz që nuk do të ngu-
rrojmë kurrë të bëjmë atë që është e drejtë, por
edhe të mbrojmë të drejtën aty ku ajo shkelet.
Njerëz të mirësisë, njerëz të dhembshurisë, të
dashurisë. Nuk ka rëndësi që të tjerët na keqgjy-
kojnë apo nuk na pranojnë, ne do të mbajmë
mirësinë, buzëqeshjen që kemi. Kemi përvojë
të tillë brenda Kishës sonë. Në kohë të ndry-
shme njerëz të ndryshëm duan të zvogëlojnë
emrin e mirë që ka Kisha jonë dhe mendojnë
se zhgënjejnë dhe na bëjnë të mos kemi kurajë
për më tej. Ne e dimë çfarë thotë lumurimi i fu-
ndit, që e përsërisim vazhdimisht: “Të lumur jeni
ju, kur t’ju poshtërojnë e t’ju përndjekin, e të
thonë kundër jush çdo lloj fjale të keqe me gë-
njeshtra për shkakun tim”. Statuti që ne kemi,
rregulli ynë, janë lumurimet e Zotit, gëzimi ynë
është që të ngremë kryqin tonë çdo ditë, duke
pasur gëzim më Zotin.
Vëllezër dhe motra, këtu qëndron dhe e
fshehta jonë për të ecur përpara. Ju fola pak
më përpara për dhuratën e madhe që na fali
Perëndia, por ajo që kërkohet është që, secili
nga ne, ndërsa kujtojmë dhuratat dhe bamirësitë
e Atij që na i ka dhënë gjatë këtyre viteve, të
përparojmë në jetën tonë shpirtërore. Përparimi
i secilit, do të thotë përparim i gjithë Kishës.
Dhe ky përparim ndihmon edhe mbarë shoqërinë
që të përparojë dhe të ecë edhe më tej.
Të ecim më përpara në jetën tonë shpirtërore, duke marrë
brenda nesh Shpirtin e Shenjtë
– Nga fjala e Kryepiskopit Anastas më 1 qershor, në të kremten e Shpirtit të Shenjtë –
(vijon nga faqja 1)

9