EmailFacebookKontakt

Ndërroi jetë artisti Dhimitraq Mio

Ndërroi jetë artisti Dhimitraq Mio
Që në fillimet e ringritjes së Kishës sonë, me
shumë besim, përulësi e përkushtim, skulptori
Dhimitraq Mio punoi në të gjitha objektet e ngri-
tura në vite, për realizimin e dekoracioneve arki-
tekturore të tyre. Kujtojmë këtu vetëm disa prej
tyre: Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë,
katedralet e Beratit e të Korçës, godinat e Kryepi-
skopatës dhe të Sinodit në Tiranë, kisha e Ma-
nastirit të Shën Vlashit, kishat e Shkodrës, Lezhës,
Durrësit e dhjetëra vepra të tjera. Shërbesa e
përmortshme u krye në kishën e Ungjillëzimit, që
ai vetë e kishte zbukuruar me aq shumë dashuri.
Më 27 prill 2015, ndërroi jetë artisti Taqo Mio.
Gurëskalitës, me titull të lartë “Mjeshtër”. Me një daltë
dhe një çekiç e kthente gurin në shëmbëlltyrën e një
njeriu. Ai ndërroi jetë. Por, të mos harrojmë se artistë
si Taqoja nuk vdesin, ata lënë pas veprat e tyre… Të
mos shkojmë as në Krujë, të shohim dorën e tij në
Kalanë e Skënderbeut, as në Vlorë te Monumenti i
Pavarësisë. Mjafton, këtu në Tiranë, në qendër…
Djathtas apo majtas ta hedhësh vështrimin, shikon
dorën e tij. Bazamenti i Skënderbeut, Mozaiku i
Muzeut Historik, Pallati i Kulturës, Hotel Tirana flasin
për atë dorë. Kisha e re (katedralja e madhe ortho-
dhokse) e zbukuruar me kallinj gruri e të tjera zbuku-
rime, brenda e jashtë, mbajnë emrin e Mjeshtrit të
madh Taqo Mio… Lindi në Luaras të Kolonjës në
vitin 1939. Mbaroi shkollën 7-vjeçare… në shtëpinë
e tij, sepse shtëpia dykatëshe në vitin 1950-51, u kthye
në shkollë, dhe sepse i ati Llazi Mio në ato vite punonte
si mjeshtër në ndërtimin e Kombinatit Tekstil në
Tiranë. Ndërsa Taqoja me të ëmën dhe vëllezërit je-
tonte në Luaras. Ishte 14 vjeç, kur i ati, “Heroi i Punës”
Llazi Mio e mori familjen në Tiranë. Madje dhe Taqon
e mbante me vete kur ai drejtonte brigadën që ndër-
tonte Kombinatin. Taqoja, ndërsa paradite punonte,
pasdite vazhdonte shkollën e mesme. Paradite ndiqte
të atin, usta i skalitjes së qosheve, mbasdite në bankat
e shkollës. Ndërsa mendja i rrinte te çekiçi dhe dalta
që përdorte i ati. Me vullnet mbaroi shkollën e mesme
e mandej shkoi në Insitutin e Lartë të Arteve, dega e
skulpturës. Me shumë pasion u dashurua pas gurit.
Por donte që gurin ta bënte zap. Ta gdhendte e ta
zbukuronte. Në Institut i dha shenjat se do të bëhej
“Mjeshtër i Gurit”. Filloi punë në brigadën e ndërtimit
të “21 Dhjetorit”. Ra në sy si mjeshtër i talentuar,
ndaj kaloi në ndërtimin e veprave të rralla e me vlerë.
E morën pas artistë e skulptorë të mëdhenj si Kristaq
Rama, Odhise Paskali e të tjerë. Kudo që vendosej
një monument, një bust apo lapidar, pjesa që quhet
bazament, është dora e Taqo Mios.
Ai la pas gruan e mirë Natasha e dy vajzat, njëra
në Tiranë e tjetra në Amerikë. Të dyja arkitekte,
zanatin që ai e deshi aq shumë. Edhe të duam të mos
e përmendim, Taqon e kemi në mes të Tiranës, e deri
në Belvedere në Vjenë, kur ai gdhendi piedestalin e
Mauzoleut. Në ceremoninë e tij të lamtumirës e
përcollën shokë, kolegë, nxënës të tij… por shteti e
harroi.
(Marrë nga shtypi)

2